Panorama (Albania)

Prokuroria në Gjykatën e Lartë: Tahirit t’i bllokohet pasaporta

Pas refuzimit nga Apeli

-

Prokuroria e Krimeve të Rënda i është drejtuar Gjykatës së Lartë për bllokimin e pasaportës së ishministr­it të Brendshëm, Saimir Tahiri.

Më 7 shkurt, akuza i ka bërë rekurs vendimit të Gjykatës së Apelit për Krime të Rënda, që më 26 dhjetor të vitit 2017 rrëzoi masën e dhënë nga Shkalla e Parë për ndalimin e daljes jashtë vendit të Tahirit. Prokuroria kërkon serish caktimin e masës së sigurimit personal “ndalim i daljes jashtë shtetit”. Sipas të dhënave zyrtare nga Gjykata e Lartë, rekursi në fjalë është depozituar më 7 Shkurt 2018. Shorti i hedhur për këtë çështje ka përzgjedhu­r gjyqtarin Tom Ndreca si relator, ndërkohë që ende nuk është përcaktuar një datë për seancën e parë të këtij gjykimi. Ish- ministri Tahiri po hetohet nga Krimet e Rënda për akuzën e “trafikut të narkotikëv­e në kuadrin e grupit të strukturua­r kriminal” dhe për “korrupsion i zyrtarëve të lartë”. Duke u bazuar në akte hetimore të drejtësisë italiane, Prokuroria pretendon se Tahiri ka favorizuar anëtarët e dyshuar të grupit kriminal “Habilaj” në trafikun e kanabisit. Në janar, Prokuroria shtyu me tre muaj afatin e hetimit të kësaj çështjeje. Ditët e fundit, Prokuroria e Krimeve i është drejtuar me një letërporos­i autoritete­ve greke, ku kërkon të dhëna që mund të kenë interes për hetimin. VENDIMI I APELIT Më 26 dhjetor të vitit të kaluar, Gjykata e Apelit për Krime të Rënda ka shfuqizuar vendimin e Gjykatës së Shkallës së Parë për bllokimin e pasaportës së ish- ministrit të Brendshëm, Saimir Tahirit. Tahiri kishte apeluar vendimin e gjykatës që nuk i lejon- te atij të lëvizte më jashtë vendit, por tashmë ai është i lirë për të udhëtuar jashtë Shqipërisë, pasi të nesërmen pas këtij vendimi, ai shkoi të tërhiqte dokumentin e tij të identifiki­mit. Sipas avokatit mbrojtës, masa e dhënë ndaj klientit të tij nuk është një masë në përputhje me ligjin për faktin se hetimet janë duke u zhvilluar dhe se klienti i tij nuk përbën rrezik as për prishjen e provave dhe as për largimin jashtë Shqipërisë. Por, mesa duket, Prokuroria nuk heq dorë nga kërkesa, pasi i është drejtuar Gjykatës së Lartë për caktimin e masës së sigurimit personal.

 ??  ?? Saimir Tahiri
Saimir Tahiri
 ??  ?? Tahiri me avokatët e tij
Tahiri me avokatët e tij
 ??  ?? Ish- ministri i Brendshëm, Saimir Tahiri
Ish- ministri i Brendshëm, Saimir Tahiri

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania