Panorama (Albania)

Berisha: Rama, Bushati dhe Lu të pafytyrë

“Për Presidenti­n Trump vota pro e Shqipërisë ishte votë kundër tyre”

-

Ish- Kryeminist­ri, Sali Berisha, ka akuzuar kreun e Qeverisë, Edi Rama, dhe ministrin e Jashtëm, Ditmir Bushati, se me votën në OKB kundër SHBA- ve, treguan dyfytyrësi­në në diplomaci. Berisha, në një postim në “Facebook”, hodhi poshtë pretendime­t se vota që dha Shqipëria për të miratuar rezolutën, që rrëzonte kërkesën e Presidenti­t Trump, ishte udhëzim i Bashkimit Europian. “Nga pushimet në hotele ultralukso­ze, që po bën në New York, ai urdhëron ‘ Ditëziun’ e tij t’u serviri shqiptarëv­e, për t’u hedhur atyre hi syve dhe justifikua­r qëndrimin e tij antiamerik­an dhe në kundërshti­m të mirëfilltë me interesin kombëtar, të deklarojë se: a) vota kundër SHBA- ve ishte e diktuar nga kërkesa e Bashkimit Europian. Por, gënjeshtra i ka këmbët e shkurtra. Bashkimi Europian nuk kishte një kërkesë të tillë dhe nuk kishte asnjë vendim për votim unanim. Prandaj dhe Çekia, Hungaria, Letonia, Rumania, Kroacia, Polonia, vende anëtare këto të Bashkimit Europian iu përgjigjën kërkesës së qeverisë së SHBA- ve që të abstenonin, dhe këto vende nuk votuan pro rezolutës për dënimin e SHBA”, shkruan Berisha. Ndërkohë që, sipas ish- Kryeminist­rit pretendimi i dytë i Ramës se edhe ish- qeveria Berisha kishte votuar njëlloj në Organizatë­n e Kombeve të Bashkuara është i pavërtetë. “Pas këtij mashtrimi ordiner, Rama me ‘ Ditëziun’ e tij, për të justifikua­r qëndrimin e tyre kundër SHBA- ve dhe interesit kombëtar, hodhën në treg mashtrimin e ri. Ata thane: b) se kemi votuar siç ka votuar Berisha në vitin 2012 Rezolutën për Palestinën. Ky është një mashtrim i paskrupull­t dhe krahasim kretinësh politikë. Kjo sepse, së pari, në vitin 2012 qeveria nuk votoi pro rezolutës për dhënien e statusit të vëzhguesit të vendit jo anëtar të Palestinës në OKB, pra nuk mbështeti një rezolutë, që e kundërshto­nin SHBA dhe Izraeli, por abstenoi dhe për këtë u falënderua nga qeveria e SHBAve”, shkruan Berisha, i cili në sta- tusin e tij ka sulmuar dhe ambasadori­n amerikan në Tiranë Donald Lu. “Në këtë dyfytyrësi ata u inkurajuan edhe nga deklarata e ambasadori­t Lu në Tiranë, i cili për arsye që i di ai vetë, apo për të mos munguar në shërbim të Ramës, bënte sikur nuk ishte votuar në OKB, ose të paktën nuk u thoshte shqiptarëv­e se qeveria e tyre votoi kundër SHBA- ve” ka thënë ai. Berisha thekson më tej se pretendime­t e Ramës dhe Bushatit janë hedhur poshtë nga deklarata e ambasadore­s së SHBA- së në OKB, Nikki Haley, e cila në një letër, dërguar vendeve anëtare të kësaj organizate, përfshirë dhe Shqipërinë, ka bërë të ditur se këtë votë kundër, do ia raportojë Pres- identit Trump me emra konkretë. “Do të raportoj te Presidenti i SHBA- ve emrat e të gjithë atyre që mbështesin një draft- rezolutë që hedh poshtë lëvizjen e SHBAve në Asamblenë e Përgjithsh­me të OKB- së. Presidenti Trump e ka marrë personalis­ht këtë çështje”, - dhe vijon - “Ndërsa konsideron­i votën tuaj, ju inkurajoj që ta dini se Presidenti dhe SHBA do të marrë këtë votë personalis­ht. Presidenti do ta vëzhgojë këtë votë më kujdes dhe më ka kërkuar që të raportoj për ata që votojnë kundër nesh”. Pra, për ambasadore­n Haley, qeverinë e SHBA- ve dhe presidenti­n e SHBA- ve, Donald Trump, vota pro e Shqipërisë, për rezolutën në fjalë, ishte votë kundër tyre”, shkruan Berisha.

 ??  ?? Ish- kryeminist­ri Berisha
Ish- kryeminist­ri Berisha
 ??  ?? Si ka votuar Shqipëria në OKB në 2012
Si ka votuar Shqipëria në OKB në 2012

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania