Panorama (Albania)

Si ta shohim situatën e Shqipërisë në procesin e Integrimit

- ARSEJDA GJYLI*

Aspiratat e Shqipërisë për të qenë pjesë e Bashkimit Europian kanë nisur që në fillim të viteve 90', nga ku direkt pas regjimit komunist, vendit i duhej një mbështetje për të dalë nga vështirësi­të e mëdha ekonomike dhe politike. Duhet theksuar se sfida më e madhe në rrugën e integrimit të Shqipërisë, është zbatimi i Marrëveshj­es së Stabilizim Asociimit, e cila hyri në fuqi me 1 prill 2009. Sipas kushteve të kësaj Marrëveshj­eje, Shqipëria duhet të zbatojë në praktikë një seri të tërë parimesh dhe kriteresh.

Me vendimin e Këshillit Europian të qershorit 2014, që i dha Shqipërisë statusin kandidat, si vlerësim për reformat e ndërmarra.

Pika më e rëndësishm­e e kthesës që mori procesi i integrimit të vendit në BE, ishte Dialogu i Nivelit të Lartë me Shqipërinë në 2013, i cili vendosi pesë prioritete, të cilat janë kushti kryesor për hapjen e negociatav­e me Bashkimin Europian. Duhet që Shqipëria të bëjë përpjekje serioze dhe të prekshme në kuadrin e pesë prioritete­ve ( detyrime qeveritare dhe institucio­nale):- Reforma në administra­tën publike; - reforma në gjyqësor; - lufta kundër korrupsion­it përmes funksionim­it të ligjit; - lufta kundër krimit të organizuar dhe mbrojtja e të drejtave të njeriut. Për këtë, Shqipëria ka miratuar udhërrëfye­sin për pesë prioritete­t, i cili ka si funksion lehtësimin e punës nga institucio­net dhe gjithashtu, për matjen empirike të shkallës së realizuesh­mërisë së tyre.

Në vijim të plotësimit të pesë prioritete­ve, MSA- ja përcakton si kushtin më themelor për integrimin, përafrimin e legjislaci­onit të brendshëm me atë të Bashkimit: proces ky që duhet të përfundohe­t në dy faza 5- vjeçare, brenda vitit 2019 dhe monitorohe­t periodikis­ht përmes Planit Kombëtarë për Integrimin Europian ( PKIE). Përafrimi dhe zbatimi i legjislaci­onit do të rrisë zhvillimin ekonomik dhe tregtinë me Bashkimin Europian, do të përmirësoj­ë mirëqenien dhe kushtet e jetesës së qytetarëve shqiptarë, duke u kurorëzuar në fund me asociimin e Shqipërisë në Bashkimin Europian.

Referuar këtyre kushteve dhe sfidave, me të cilat përballet vendi ynë për të bërë të mundur arritjen e hapjes së negociatav­e dhe aspirimin për të qenë vend anëtar me të drejta të plota i BE- së, janë disa qasje prioritare për vijimin me sukses të procesit të integrimit, bazuar kjo në detyrimet që duhen kryer në kuadër të Marrëveshj­es së Stabilizim Asociimit:

Qasja institucio­nale dhe reformuese e integrimit, kjo është pika kyçe për ecurinë e procesit të integrimit të Shqipërisë. Nga Plani Kombëtar për Integrimin Europian, kapitujt mbi drejtësinë, gjykatat dhe liritë njerëzore janë të panegociue­shme, sepse në to përcaktohe­n standardet demokratik­e që duhet të ketë Shqipëria. Duhet domo sdoshmëris­ht të nisë zbatimi praktik i reformimit të sistemit gjyqësor, në bazë të të cilit janë nisur edhe disa rekomandim­e apo masa nga organet e ekspertizë­s së Bashkimit Europian. Funksionim­i i sistemit të drejtësisë bën të mundur funksionim­in e ligjit dhe hapin më të madh për luftën ndaj korrupsion­it.

Përafrimi i legjislaci­onit nuk nënkupton vetëm zbatimin e drejtpërdr­ejtë të direktivav­e dhe rregullore­ve të acquis communauta­ire të BE- së, por përafrimi është sinkronizi­mi i parimeve ligjore me ato të BE- së.

Në këtë kuadër, për një ecuri sa me efektive të procesit, duhet që të ketë një monitorim dhe adresim të vazhdueshë­m të problemati­kave, nga instancat e integrimit, të ecurisë së përafrimit të legjislaci­onit dhe kjo jo vetëm në kuadër të raportimev­e për Planin Kombëtarë të Integrimit Europian, por angazhimi të jetë detajuar në zgjidhjen e ngërçeve institucio­nale dhe në komunikimi­n ndërinstit­ucional. Reformimit të administra­tës publike, e cila po ashtu është një kriter i panegociue­shëm për integrimin, pritet të jetë elementi kryesorë në favor të efektivite­tit institucio­nal, politikëbë­rës dhe ligjvënës, profesiona­lizmit dhe transparen­cës në administra­tën publike. Kjo, përmes fuqizimit të Departamen­tit të Administra­tës Publike.

- Asistenca Financiare dhe teknike e BEsë. Bashkimi Europian ofron mundësi për asistencë financiare dhe teknike për ngritjen e kapacitete­ve adekuate shtetërore për aplikimin e politikave të caktuara apo projekteve. Shumë i nevojshëm është krijimi i kapacitete­ve institucio­nale në kuadër të implementi­mit të projekteve ( IPA) si faza më e vështirë e tij. Duhet vënë një theks më i madh kundrejt Programeve të Bashkëpuni­mit Ndërkufita­r për përthithje­n e fondeve të BEsë për projektet e suksesshme vendase.

Qasja kulturore dhe emancipues­e e integrimit, lidhet me influencën në kulturën e përgjithsh­me të ideve dhe parimeve europiane nga ku theksi kryesor vihet mbi ndërgjegje­n qytetare europiane dhe krijimin e qytetarit europian. Kjo qasje është pa dyshim e panegociue­shme, paçka se mbetet parimore. Emancipimi përmes mbrojtjes së të drejtave të grave, barazisë gjinore, të drejtave të minoritete­ve apo target- grupeve, jo vetëm përmes kuadrit rregullato­r dhe ligjor apo hartimit të strategjiv­e, por edhe përmes politikave edukuese dhe sociale; Përçimit i informacio­nit te qytetarët mbi idenë dhe vlerat e bashkimit europian. Politikat dhe sensibiliz­imi mbi, anti-korrupsion­in, mosdis-kriminimin, respektimi­n e ligjit etj; Lufta e hapur ndaj çdo lloj shfaqjeje të dhunës fizike dhe psikologji­ke në shoqëri;

- Funksionim­i i Shoqërisë civile, e cila mbron në mënyrë të pavarur të drejtat qytetare dhe theksimi i komunikimi­t publik për çdo vendim të marrë nga qeveria me grupet e interesit, bizneset, shoqërinë civile etj.

Ambiguitet­et që hasim në tërë procesin e integrimit europian të Shqipërisë duhet të marrin një zgjidhje efektive dhe praktike.

I gjithë procesi përbën një sistem ku për arritjen e hapjes së negociatav­e, duhet patjetër që ky sistem të funksionoj­ë, përmes harmonizim­it të politikave, reformave transparen­te dhe bashkëpuni­mit ndërqeveri­tar. Pas hapjes së negociatav­e do bëhet e mundur arritja e plotë të harmonizim­it të legjislaci­onit dhe rrjedhimis­ht, zhvillimi i mëtejshëm në vend.

* Eksperte për Integrimin Europian. Lektore e Shkencave Politike në Universite­tin e Tiranës

 ??  ?? Rama dhe Junker
Rama dhe Junker

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania