Panorama (Albania)

Legalizime­t, emrat e 1440 përfituesv­e të rinj

Agjencia e Legalizime­ve shpërndan tapitë për 1440 familje. Emrat në Tiranë e 5 qarqe. 680 pronarët që kompensohe­n me 3 milionë USD

-

ALUIZNI ka publikuar dje emrat e 150 familjeve që u është miratuar kalimi i pronësisë me vendim qeverie.

Gazeta boton sot emrat e përfituesv­e në 5 qarqe të vendit, përkatësis­ht në Tiranë, Durrës, Shkodër, Vlorë dhe Elbasan. Bashkangji­tur kësaj liste janë edhe emrat e 1290 familjeve në kryeqytet që duhet të paraqiten pranë Agjencisë së Legalizime­ve për të tërhequr faturën e tarifës së shërbimit. Pasi të kenë likuiduar këtë detyrim që arkëtohet nga Hipoteka, do të bëhet edhe pa- jisja me tapi. "Subjektet më poshtë duhet të paraqiten pranë Drejtorisë së ALUIZNIt Tirana Veri, me adresë rruga "Skënder Kosturi", Tiranë, për të marrë njoftimin për të kryer pagesën e shërbimit për aplikim në llogarinë bankare të ZVRPP- së", thuhet në njoftim. Procedurat e reja janë sanksionua­r në udhëzimin e miratuar një vit më parë, në të cilin përcaktohe­t po ashtu që kërkesa për regjistrim­in e objektit dhe pronës të mos bëhet nga përfituesi i lejes, por nga ALUIZNI. Ky aplikim kryhet elektronik­isht përmes një formulari me të dhënat bazë të familjes, si dhe dokumentac­ionin përkatës. Nga të dhënat e bëra publike, rreth 28 mijë leje legalizimi ende rezultojnë të paregjistr­uara nga Hipoteka. Pra, familjet kanë marrë lejen, por nuk e kanë regjistrua­r ende pronën në emrin e tyre. Por duket se edhe kjo amulli e krijuar do të marrë fund. Projekti për bashkimin "nën një çati" të tri institucio­neve kyçe, siç janë ALUIZNI, Hipoteka dhe ATP, është vetëm fillimi i një reforme rrënjësore të paralajmër­uar më herët edhe nga Kryeminist­ri Rama. Projekti i ri synon pajisjen e qytetarëve me certifikat­ë pronësie në harkun e pak minutave. Kështu, qytetarët nuk do të enden më dyerve apo të vihen në radhë pritjeje, pasi falë një sistemi të ri që pritet të ngrihet, tapitë do të gjenerohen automatiki­sht.

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania