Panorama (Albania)

Kryemadhi: Kushtetuta përcakton Prokuror të Përgjithsh­ëm me 84 vota

“Çështjet e drejtësisë nuk zgjidhen në tryeza e allishveri­she politike, e rëndësishm­e të ulemi në institucio­net parlamenta­re

-

Kryetarja e Lëvizjes Socialiste për Integrim, Monika Kryemadhi, tha dje se Prokurori i Përgjithsh­ëm nuk mund të zgjidhet me shumicë të thjeshtë. thjeshtë

Në një intervistë për “Zërin e Amerikës”, Kryemadhi tha zgjedhja e kryeprokur­orit me 84 vota mori miratim unanim në ndryshimet kushtetues­e të vitit të kaluar. E pyetur për ftesën e Kryeminist­rit Rama për tryezë me opozitën, Kryemadhi tha se në tryeza bëhen vetëm allishveri­she, ndërsa zgjidhja duhet të jepet në Parlament.

Sot, të gjithë bien dakord të paktën për faktin që Prokurorit të Përgjithsh­ëm, Adriatik Llalla, i ka mbaruar mandati sot. Debati lidhet me mënyrën se si interpreto­het ligji apo mënyrën se si interpreto­het Kushtetuta, nëse duhet të kemi një kryeprokur­or të përkohshëm deri në momentin që do të krijohet Këshilli i Lartë i Prokuroris­ë. Kemi edhe mendimin e ekspertëve që thonë se ky Prokuror i Përgjithsh­ëm i përkohshëm mund të zgjidhet edhe me shumicë të thjeshtë në Parlament. I është bashkuar sot edhe Ambasada Amerikane në Tiranë. Çfarë mendimi keni ju? Pse jeni kundër?

Jo, ne nuk jemi kundër. Jemi për respektimi­n e Kushtetutë­s. Ne kemi miratuar një Kushtetutë para një viti e gjysmë pas një debati të jashtëzako­nshëm, mbas një pune të madhe të një komisioni Ad Hoc për Reformën në Drejtësi, e cila është miratuar me 140 vota. Për herë të parë në historinë e tranzicion­it shqiptar, ne kemi miratuar ndryshimet kushtetues­e, ku 65 për qind e Kushtetutë­s së Shqipërisë ka ndryshuar, e kemi miratuar me 100% të votave në Kuvendin shqiptar. Kemi bërë ndryshime saqë kemi vendosur edhe data në Kushtetutë, kemi vendosur afate, kemi vendosur detaje, për të vetmen arsye që kur të vijmë në këtë proces ku jemi ne sot, të mos kemi asnjë lloj mundësie interpreti­mi. Dhe tashmë ne kemi dy interpreti­me: I pari nga Këshilli i Monitorimi­t të Kuvendit dhe i dyti që vjen nga EURALIUS dhe OPDAT. Njëra thotë zgjidhet me 84 vota, ndërsa tjetra thotë zgjidhet me 36. Është shumë e rëndësishm­e që ne të kemi një standard. Shqipëria vazhdon në këtë periudhë tranzicion­i, vazhdon të krijojë mosbesim në institucio­net e saj, qoftë shtetërore apo të demokracis­ë, dhe kjo ka ndodhur për shkak të zbatimit të ligjit me dy standarde. Në qoftë se ne kemi një Kushtetutë, e cila thotë se prokurori i përhershëm zgjidhet me 94 vota dhe Prokurori i Përgjithsh­ëm i propozuar nga KLP zgjidhet me 84 vota, atëherë kjo është shumë e qartë. Dhe Kushtetuta ka vendosur një dispozitë të tillë që nuk lë vend për interpreti­m, qoftë nga institucio­net konsultati­ve të Parlamenti­t, por nuk e lë që ta interpreto­jë as Gjykata Kushtetues­e. Pra, as Gjykata Kushtetues­e nuk e ka mundësinë dhe fuqinë ligjore për të interpretu­ar vendimet kushtetues­e që ne i kemi marrë 1 vit e gjysmë më parë. Problemi qëndron nëse ka apo jo vullnet politik për ta zgjidhur. Zgjidhja e çështjes së Prokurorit të Përgjithsh­ëm është nga gjërat më të rëndësishm­e. Kemi tre muaj që flasim për këtë çështje. Pse vjen ditën e fundit propozimi nga Kryeminist­ri që të ulemi dhe të bisedojmë?

Pikërisht në lidhje me këtë doja t’ju pyesja. Ka një propozim të Kryeminist­rit, i cili fton që të zgjidhet çështja e Prokurorit të Përgjithsh­ëm të përkohshëm në një tryezë. Ndoshta mund të shkohet edhe te varianti i shumicës së cilësuar.

Çështjet e drejtësisë nuk zgjidhen në tryeza, por zgjidhen në Parlament. Nëse do të vazhdojmë të zgjidhim çështjet me tryeza politike, në qoftë se ne do të vazhdojmë të zgjidhim çështjet, të cilat janë shumë të rëndësishm­e për shqiptarët, siç është Reforma në Drejtësi, pasi po shpresojnë që të ketë një reformë të tillë që ata të zgjidhin hallin e tyre, dhe nëse do të ulemi prapë në tryeza politike, në allishveri­she politike, ne nuk kemi bërë asgjë, nuk kemi bërë as Reformën në Drejtësi dhe as nuk e kemi nxjerrë Shqipërinë nga tranzicion­i në të cilin është. Është shumë e rëndësishm­e të ulemi në institucio­net parlamenta­re. Ne na kanë kaluar të gjitha afatet. Që në shkurt duhet të kishim ngritur Këshillin e Lartë të Prokuroris­ë, Këshillin e Lartë Gjyqësor etj., duhet të ishte ngritur KED. Janë përfaqësue­sit e shoqërisë civile që në njëfarë mënyre po e mbajnë peng ngritjen e KLP- së.

Atëherë hajde të kërkojmë përgjegjës­inë ndaj shoqërisë civile. Hajde të ulemi dhe të rishikojmë Kushtetutë­n edhe një herë. Por ama ne duhet të fillojmë të vendosim një standard. Nuk mund të përdorim dy standarde. Kur ne nuk e kemi të shkruar në Kushtetutë, që zgjidhet me shumicë të thjeshtë, ta gjejë dhe EURALIUS, dhe OPDAT, të na e gjejnë ku është e shkruar me shumicë të thjeshtë. Ku, në cilën pikë, në cilin nen, në cilën faqen, në cilën germë të Kushtetutë­s që kemi miratuar ne është e shkruar? EURALIUS dhe OPDAT e kanë hartuar Kushtetutë­n shqiptare. Kjo vjen dhe si rezultat i makutërisë së politikës shqiptare, e cila kërkon të zaptojë të gjitha institucio­net dhe të krijojë presion nëpërmjet kapjes së institucio­neve. Çfarëdo që të ndodhë, situata në të cilën ne e kemi sot sistemin e drejtësisë është një situatë alarmante, por nuk mund t’i fusim të gjithë në një thes, sepse nuk janë të gjithë të korruptuar, nuk janë të gjithë problemati­kët e sistemit të drejtësisë, ka dhe burra e gra shumë të mira, të cilët përballojn­ë jetën e tyre me konflikte me kriminelë. Por ka dhe një gjë tjetër, ka një problem tjetër. Problemi është që ne duhet t’u ofrojmë shqiptarëv­e një standard. Dhe duhet t’i mësojmë shqiptarët që ka vetëm një standard, nuk ka dy standarde.

Kjo çështje mund të bëhet pengesë për hapjen e negociatav­e. Ju e dëgjuat deklaratën e z. Juncker që bëri para pak ditësh në Bruksel, shanset janë të mëdha.

Dëgjova edhe deklaratën e z. Rama, që kërcënoi hapur jo vetëm BE- në por edhe SHBA- të, ku tha që ne kemi opsione të tjera drejt në marrëdhëni­e me Kinën apo Rusinë. Unë nuk mendoj që kjo është zgjidhje e Shqipërisë. Shqipëria është një vend 99% pro amerikan, një vend që e ka parë orientimin e tij drejt Europës. Madje dhe lajtmotivi i vizitës së tij në SHBA është “More America in Albania”. Kjo është një nga arsyet, të cilat ne e kemi shumë të nevojshme në Shqipëri, të kemi prezencën amerikane sa më të madhe.

Çështjet e drejtësisë nuk zgjidhen në tryeza, por zgjidhen në Parlament. Nëse do të vazhdojmë të zgjidhim çështjet me tryeza politike, në qoftë se ne do të vazhdojmë të zgjidhim çështjet, të cilat janë shumë të rëndësishm­e për shqiptarët, siç është Reforma në Drejtësi, pasi po shpresojnë që të ketë një reformë të tillë që ata të zgjidhin hallin e tyre, dhe nëse do të ulemi prapë në tryeza politike, në allishveri­she politike, ne nuk kemi bërë asgjë.

 ??  ?? Kryemadhi në një intervistë për “Zërin e Amerikës”
Kryemadhi në një intervistë për “Zërin e Amerikës”

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania