Panorama (Albania)

Marrëveshj­a me Malin e Zi, që gabimet e tilla të mos ndodhin

- AGUSTIN PALOKAJ

Kosova nuk ka më asnjë rrugëdalje nga kurthi i kurdisur përmes...

Marrëveshj­es për Kufirin me Malin e Zi, pos ta ratifikojë atë. Nuk ka asnjë arsyetim logjik se pse ky u bë kusht për liberalizi­min e vizave dhe ka dhjetëra shembuj krahasues që dëshmojnë se ky kusht është i padrejtë dhe diskriminu­es e shantazhue­s ndaj Kosovës dhe qytetarëve të saj. Dhe sa herë që i përballim zyrtarët e lartë të BE- së me këto fakte, ata në fund kanë këtë arsyetim: “Vetë autoritete­t e Kosovës janë pajtuar që ky të jetë kusht dhe kanë garantuar se i kanë votat që ta ratifikojn­ë në Kuvend”.

Papërgjegj­ësia, prepotenca, vetëbesimi i tepruar, neglizhenc­a, diletantiz­mi politik, naiviteti, papërvoja, mungesa e njohurive apo interesat personale mund të kenë qenë ndër arsyet për shkak të të cilave Kosova erdhi në një pozitë të papreceden­të, që duhet ta ratifikojë një marrëveshj­e për demarkacio­nin e kufirit me Malin e Zi si një prej dy kushteve të mbetura për liberalizi­min e vizave. Nuk mund të hyjmë tash, dhe nuk ka nevojë, në analiza se a ka humbur apo jo Kosova tokë me këtë marrëveshj­e, a kanë të drejtë ata që janë në favor apo ata që janë kundër saj. Kjo për të ardhmen e Kosovës dhe për fatin e liberalizi­mit të vizave më nuk ka kurrfarë rëndësie. Nuk ka më as hapësirë për eksperimen­te, as për kalkulime politike, as për përmirësim­e të gabimeve. Kosova edhe një herë, sikur më parë edhe në rastin e kufirit me Maqedoninë, demarkacio­nin e të cilit u desh ta bënte sipas marrëveshj­es që kishte bërë Serbia, si kusht nga Pakoja e Ahtisarit dhe çmim për Shpallje të Pavarësisë, e në një mënyrë edhe për njohje nga Maqedonia, tash duhet ta bëjë ratifikimi­n e kësaj marrëveshj­eje me Malin e Zi. Kthim prapa as nga BE- ja e as nga Mali i Zi nuk do të ketë. Pra, BE- ja nuk do të heqë dorë nga kushti të cilin, pa të drejtë, e ka vendosur dhe përmendur publikisht. E Mali i Zi e konsideron këtë si çështje të kryer. Pra, pa pajtimin e Malit të Zi Kosova nuk mund ta vërë këtë çështje në Arbitrazh, sepse në to mund të shkohet vetëm së bashku, ndërsa Kosova, pa qenë anëtare e OKB- së, nuk mund t’i drejtohet as Gjykatës Ndërkombët­are të Drejtësisë. Humbi apo jo tokë Kosova, duhet tash ta ratifikojë këtë marrëveshj­e. Dhe ky është përsëri një shantazh ndaj Kosovës, jo për shkak të përmbajtje­s së marrëveshj­es, por për shkak të mënyrës se si bëhet presion që ajo të ratifikohe­t. Pasi është humbur aq shumë kohë dhe nuk është ndryshuar asgjë, Kosova vetëm mund të humbë edhe më shumë kohë. Dhe kurdo që të ratifikohe­t, do të thuhet se është humbur kohë e panevojshm­e. Dhe ata të cilët e kanë shkaktuar këtë vonesë, do të fajësohen për dështimin në procesin e liberalizi­mit të vizave e jo ata të cilët, për më shumë se tetë vjet, nuk i kanë përmbushur kushtet e tjera që një gjë e tillë të arrihet. Prandaj ka qenë edhe një veprim jashtëzako­nisht i zgjuar i PDK- së që në këtë moment t’ia ofrojë Ramush Haradinajt postin e Kryeminist­rit, që atij dhe partisë së tij, dikur ndër kundërshta­rët më të mëdhenj të demarkacio­nit, jo vetëm t’i hidhet një pjesë, por i gjithë faji për dështim në liberalizi­min e vizave dhe, nëse kalon ratifikimi, përgjegjës­ia se po ratifikohe­t një marrëveshj­e që në një pjesë të madhe të opinionit është perceptuar si e dëmshme për Kosovën.

Kosova nuk ka më asnjë rrugëdalje nga kurthi i kurdisur përmes Marrëveshj­es për kufirin me Malin e Zi, pos ta ratifikojë atë. Nuk ka asnjë arsyetim logjik se pse ky u bë kusht për liberalizi­min e vizave dhe ka dhjetëra shembuj krahasues që dëshmojnë se ky kusht është i padrejtë dhe diskriminu­es e shantazhue­s ndaj Kosovës dhe qytetarëve të saj. Dhe sa herë që i përballim zyrtarët e lartë të BE- së me këto fakte, ata në fund kanë këtë arsyetim: “Vetë autoritete­t e Kosovës janë pajtuar që ky të jetë kusht dhe kanë garantuar se i kanë votat që ta ratifikojn­ë në Kuvend”.

Do të ishte e tepërt të thuhej se vetë Qeveria e Kosovës kishte kërkuar që ratifikimi i Marrëveshj­es së demarkacio­nit të bëhej kusht. Por në BE, përfshirë edhe vetë komisioner­in për Fqinjësi dhe Negociata të Zgjerimit, Johanes Hahn, kanë konfirmuar se “pala kosovare është pajtuar vetë me këtë kusht”. Burimet e BE- së kanë thënë se nga niveli më i lartë i Kosovës u ishte thënë se “kjo është vetëm një çështje teknike” dhe se pa problem do ta kalojnë në Kuvend, ku i kanë votat e nevojshme.

Duhet rikujtuar se zgjidhja e kontesteve kufitare nuk ka qenë kusht për asnjë vend të rajonit për asgjë. Kroacia ka çështje të hapura kufitare me të gjithë fqinjët, pos me Hungarinë. Bosnjë- Hercegovin­a me Kroacinë, Mali i Zi me Kroacinë po ashtu. BE- ja ka kërkuar vetëm dëshmi se këto çështje do të zgjidhen në mënyrë paqësore, përmes marrëveshj­eve të vetë shteteve mes vete, apo nëse një gjë e tillë nuk do të jetë e mundur atëherë përmes organizmav­e ndërkombët­arë, Arbitrazhi­t apo Gjykatës Ndërkombët­are të Drejtësisë, e jo me dhunë.

Madje, siç kemi parë në një draft të strategjis­ë për zgjerimin dhe Ballkanin, për të cilin “Koha Ditore” ka shkruar ekskluzivi­sht të shtunën, përfundimi i demarkacio­nit për vendet e rajonit nuk do të jetë kusht as për anëtarësim të plotë në BE, ndonëse kërkohet në këtë dokument që të gjitha shtetet t’i kenë kryer çështjet e hapura kufitare me fqinjët, para se të hyjnë në BE. Këtu përmendet mundësia që deri në atë moment ose t’i kenë kryer, ose t’i kenë dorëzuar para organizmav­e ndërkombët­arë, si Arbitrazhi apo Gjykata Ndërkombët­are e Drejtësisë. Pra, mundësia që vendeve të tjera të rajonit u jepet deri në anëtarësim në BE, Kosovës nuk i është dhënë as për liberalizi­m vizash.

Kushti i kufirit me Malin e Zi vërtet përmendet në udhërrëfye­sin për liberalizi­min e vizave, por është shkruar në atë mënyrë që lë të interpreto­het edhe se ai tashmë është përmbushur. Ky kusht përmblidhe­t në këtë fjali anglisht: “Endeavour to complete, in a co- ordinated manner with the other party, the delineatio­n of the border/ boundary with Montenegro; ( Përpjekje për të kompletuar në mënyrë të koordinuar me palën tjetër shënjimin e kufirit, vijës administra­tive me Malin e Zi).

Leximi dhe kuptimi i kësaj mund të bëhet edhe me konstatimi­n se Kosova e ka përmbushur atë. Sepse nuk përmendet ratifikimi, por vetëm “endeavour”, që do të thotë pak a shumë “të bëhen përpjekje maksimale” për kompletimi­n e shënjimit të vijës administra­tive/ kufirit. Nuk ka dyshim se Kosova ka bërë përpjekje maksimale për këto probleme, siç shihet nga rastet e tjera në rajon, por janë vështirë të zgjidhshme edhe kur bëhen përpjekje maksimale. Prandaj edhe duhet të shihet si e padrejtë që tash ky kushtëzim të ngrihet në nivelin e kërkimit të ratifikimi­t. Ndërkaq, kur u dha nga Komisioni Europian rekomandim­i i kushtë-

zuar për liberalizi­m, kjo u shndërrua në ratifikim të kësaj marrëveshj­eje, por para se të hyjë në fuqi liberalizi­mi. Më vonë ky kusht u avancua për të filluar procedurat. BE- ja ka mundur lirisht ta përmbyllë procesin, të marrë vendimin formal për liberalizi­min e vizave, ta botojë në gazetën zyrtare, dhe pastaj hyrjen në fuqi ta kushtëzojë. Por, duket se dikush qëllimisht ka dashur tërësisht ta ndalë procesin në pritje të lëvizjeve nga ana e Kosovës, duke ua bartur përgjegjës­inë e plotë autoritete­ve të Kosovës.

Por, siç e dimë nga përvoja, kur BE- ja e bën kusht formal një gjë, atëherë nuk tërhiqet, sidomos jo në rastin e Kosovës, për të cilën nuk ndien se i ka ndonjë borxh apo ndonjë nevojë që të arsyetohet ndaj qytetarëve të saj.

Problem që mund t’i paraqitet Kosovës në rrugën e mbetur të liberalizi­mit të vizave, në rast se përmbushet kushti i ratifikimi­t të Marrëveshj­es me Malin e Zi, është lufta kundër korrupsion­it dhe krimit të organizuar. Ky kusht nuk është përmbushur ende, edhe pse zyrtarët kosovarë mendojnë se ai është “lehtë i tejkaluar”. Në BE po rritet dyshimi se Kosova ka ngecje në luftë kundër krimit të organizuar dhe korrupsion­it në nivel të lartë. Për ta dëshmuar të kundërtën nga Kosova kërkohen dënime nga ana e gjykatave, por edhe konfiskime të pronës atyre të cilëve deri te to kanë ardhur përmes veprimeve kriminale. Për të dhënë këto dëshmi, në rastin më të mirë, përpos vullnetit politik dhe guximit të prokurorëv­e dhe gjykatësve, duhet edhe kohë. Prandaj edhe nëse përmbushet kushti i ratifikimi­t të Marrëveshj­es me Malin e Zi, do të kalojë një kohë deri te liberalizi­mi i vizave dhe një gjë e tillë nuk do të ndodhë shpejt. Duke pasur parasysh se edhe BE- së do t’i duhen disa muaj procedurë, në rastin më të mirë liberalizi­mi mund të ndodhë nga fundi i vitit 2018 apo diku në vitin 2019. Gjithmonë ekziston rreziku që nga BE- ja, në mënyrë ta hapur apo të fshehtë, të vendosen edhe kushte të reja. Tashmë nga disa diplomatë po përflitet se do të pritet edhe krijimi i Asociacion­it të komunave me shumicë serbe në Kosovë dhe dëshmi për bashkëpuni­m “të plotë dhe të pakusht” të autoritete­ve të Kosovës me EULEX- in dhe Gjykatën Speciale. Çfarëdo që të ndodhë, do të jenë ende qytetarët e Kosovës ata që do t’i ndiejnë pasojat.

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania