Panorama (Albania)

Pse duhet mbajtur “zi” për pluralizmi­n më 8 Dhjetor?!

- BISLIM AHMETAJ

Në fjalorin encikloped­ik, fjala “pluralizëm” kuptimin e vet të përmbajtje­s...

e shpreh pak a shumë kështu: Doktrinë politike kundër totalitari­zmit, ku në jetën politike të një vendi marrin pjesë më shumë se një parti”. Pa e tëholluar hiç, po përpiqem t’i rendis disa arsye se pse duhet mbajtur “zi” për pluralizmi­n në përvjetori­n e 27- të të Lëvizjes Studentore që shembi sistemin monopartia­k dhe legalizoi pluriparti­tizmin.

A ka kuptim pluralizmi politik kur “timonieri” drejton dhe kontrollon si maxhorancë­n, ashtu edhe opozitën?!

Përgjigjen e kësaj dileme e gjejmë të sintetizua­r te realiteti politik në të cilin na gjen ky përvjetor. A nuk ishte kryetari i sotshëm i maxhorancë­s që nuk la gur pa lëvizur që “timonin” ta merrte i vetëm, njëlloj si paraardhës­it e tij ideologjik. Por jo vetëm kaq, në nisje të fushatës ai u kujdes dhe ia doli ta vinte në kontroll të plotë edhe partinë më të madhe të opozitës, përmes një marrëveshj­eje groteske me kryetarin e Partisë Demokratik­e, e cila prodhoi dhe po vazhdon të prodhojë totalitari­zëm gati në kufijtë e një diktature të pastër.

A ka kuptim pluralizmi kur vota e humb kuptimin e saj fundamenta­l?!

Vota si mekanizmi që e prodhon dhe e promovon pluralizmi­n, në vendin tonë e ka humbur krejtësish­t vlerën e vet politike, ajo është shndërruar në një send që këmbehet me një thes miell, një shishe raki, një presion për largim nga puna, një mbyllje syri nga njerëzit e ligjit kur e ke shkelur atë, një gjithçka, veçse jo për të ofruar alternativ­ë dhe për të garantuar pluralizmi­n e qeverisjes që del prej saj.

Kontrolli i ekonomisë kombëtare nga një grup oligarkësh e ka vënë në pikëpyetje sistemin?!

Vitet e ‘ 90- a ishin vitet e besimit dhe shpresës, vitet e një entuziazmi gati në ekstazë të njerëzve të etur për liri dhe demokraci, të njerëzve të uritur dhe të shfrytëzua­r më keq se në kohën e skllavëris­ë legale. Këtë entuziazëm, besim e shpresë e vranë dalëngadal­ë “pronarët” të lirisë. Ata që nga shkallët e pushtetit nuk panë nga njerëzit që i mbarsën me pushtet, por nga xhepat e tyre dhe të shpurës që i rrethonte. Për fat të keq, asnjëra prej forcave politike që qeverisën në këto 27 vite nuk tregoi vullnetin e mjaftueshë­m për të lindur, zhvilluar dhe rritur një shtresë të mesme të qëndrueshm­e, shtresë që është baza e qëndrueshm­ërisë dhe zhvillimit të një vendi. Ekonomia kombëtare është përqendrua­r në 5 deri në 10 % të popullsisë, 15 deri në 20% ia dalin të kenë një jetë normale, ndërsa 70 % ose i kanë ikur Atdheut me çdo lloj forme, ose janë në varfëri ekstreme. Një vend që ka mbi 60 % të popullsisë të varfër ose shumë të varfër, është çdo ditë i mbërthyer nga ganxhat e destabilit­etit dhe pasigurisë. Këtë realitet të zymtë ekonomik dhe social e kemi dhuratë nga establishm­enti politik, i cili është pjesë e oligarkisë se krimit dhe ekonomisë së vendit.

A është e rrezikuar liria e besimit në vendin tonë?!

Ne si komb jemi shtet multifetar, nuk e marr përsipër ta analizoj në është mirë apo keq, pasi disa e shesin si asetin më të çmuar që kemi – në kuptimin e tolerancën mes feve, disa te tjerë kanë mendim krejt tjetër për këtë “aset” dhuratë e pushtimeve të gjata. Më shumë se 90% e objekteve të kultit në vendin tonë ( përjashto teqetë e bektashinj­ve) janë të ndërtuara me fonde, origjina e të cilave është krejtësish­t jashtë kontrollit të institucio­neve ligjzbatue­se në Shqipëri. Tradita e hershme, që besimtarët ta ndërtojnë shtëpinë e Zotit me forcat e tyre, është varrosur. Koha kur dikush falte tokën, të tjerë mblidhnin paratë, të tjerë dhuronin materiale dhe ata që nuk kishin asgjë për të dhënë, ofronin krahun e punës pa shpërblim, ka vdekur. Tani gjithçka vjen nga origjina e feve që ushtrohen në vendin tonë. Ai që të ndërton kishën, ta çon edhe priftin, ai që ta bën xhaminë, ta “emëron” edhe hoxhën. Kështu që edhe aseti ynë më i vyer është i rrezikuar dhe një fushë e minuar.

Rrjetet sociale “Facebook”, “Twiter”, “Instagram” etj., kanë mbetur mburoja e vetme e lirisë së fjalës.

Shumica e mediave në Shqipëri dihet prej dreqit dhe të birit se janë pronë e sipërmarrj­eve të mëdha të ndërtimit, të industrive të nxjerrjes apo përpunimit të pasurive kombëtare dhe të atyre që kanë përfituar tendera dhe koncesione publike. Për pasojë, në ma të shumtën e kohës janë shndërruar në “bunkerë” për bizneset e poseduesve dhe jo dritare prej kah duhet të informohet dhe të shprehen interesat e publikut të gjerë. Në shumicën e rasteve, të njëjtën skemë kanë ndjekur edhe portalet apo blogjet e shumta që kanë mbirë si bari i keq. Shembullin më të keq në çoroditjen dhe asimilimin e medias së lirë dhe të informimit korrekt të publikut e japin përditë Kryeminist­ri i vendit dhe kryetari i Bashkisë më të madhe të vendit, të cilët kanë ndërtuar perandorin­ë e tyre të propagandë­s dhe shesin kasetat e montuara te mediat “e lira” në këmbim të tenderave publikë apo të presioneve për mbyllje. Deri sot s’kam parë asnjë televizion të ketë refuzuar transmetim­in e kasetave të përgatitur­a nga ndërmarrje­t propagandi­stike të Kryeminist­rit apo kreut të Bashkisë së Tiranës, dhe ky është treguesi më i qartë që media e lirë ka cof, është kapur dhe nuk i shërben më publikut, por bosëve të saj.

Drejtësia ka kohë që i ngjet një të vdekuri që nuk gjen varr për t’u varrosur!!!

Në një republikë parlamenta­re, siç është kjo e jona, ku çdo pushtet prodhohet nga vota e deputetëve të Parlamenti­t, është e pamoralshm­e dhe qesharake t’i bihet në qafë në mënyrë të njëanshme sistemit të drejtësisë, edhe pse situata në këtë shtyllë të shtetit të së drejtës është jetike, si shprehja popullore “bjeri samarit kur s’ke ç’i banë gomarit”. Situata në këtë segment të shtetit është krejtësish­t e ngjashme me Parlamenti­n, ku hyjnë e dalin kriminelë, sikur të ishte një institucio­n riedukimi që, pasi kryejnë dënimin, fitojnë lirinë e përkohshme, pasi prapë atavizmi dhe recidivite­ti i thërret në të njëjtën strehë. S’është aspak më e ndryshme situata në administra­tën e lartë apo atë lokale të shtetit, ku rokadat e zgjedhjeve politike shoqërohen me ndërrime drastike. Kjo është edhe njëra prej arsyeve që administra­ta shtetërore më shumë mendon për portofolin e vet, se për shërbimet ndaj qytetarëve. Kur vjedh, abuzon, mashtron i zoti i shtëpisë shtëpinë e tij, çfarë mund të presësh prej hyzmeqarëv­e, rojeve dhe badiguardë­ve.

Këto janë vetëm një pjesë e arsyeve pse duhet mbajtur zi në këtë 8 Dhjetor për pluralizmi­n në Shqipëri. Kësaj liste mund t’i shtoheshin edhe 1001 arsye të tjera, por themeli i një shoqërie pluraliste, demokratik­e dhe të lirë është besimi te Zoti, te vota, te prona, te drejtësia dhe liria e shprehjes. Këto shtylla janë rrënuar, janë kalbur akoma pa u rritur mirë, si palmat e autostradë­s.

Në mbyllje dua të sjell në vëmendjen e lexuesit një shprehje kuptimplot­ë që populli ynë e përdor në mort: “I gjalli me të gjallin, i vdekuri me të vdekurin”.

Ndaj edhe pse panorama është e zymtë dhe gati e pashpresë në këtë vend nuk janë të ndotur, të kalbur, të zhytur në llumin e patologjiv­e që i përmenda më lart më shumë se 10 deri në 20% të popullsisë aktive, 80% s’kanë asnjë arsye pragmatist­e të lidhen ideologjik­isht me partitë e traditës që sollën këtë realitet, nuk kanë pse pranojnë skllavërin­ë e kësaj pakice të pashpirt. Kjo shumicë duhet që në emër të fëmijëve të tyre, në emër të së ardhmes së Shqipërisë t’i refuzojë dhe injorojë, t’i neverisë dhe leçitë këtë pakicë që po sundon duke shkelur çdo kod moral, të gjitha ligjësitë e etikës dhe parimësisë. Për këtë, kjo shumicë s’ka nevojë të vihet në kërkim të liderëve legjendarë dhe të padiskutue­shëm. Provojeni bëhuni vetëm për një ditë liderë të interesave tuaja dhe do të çuditeni që shumë shpejt do t’ia dilni të çliroheni nga tirania e zullumqarë­ve që po sundojnë në mënyrën më të paskrupull­t. Provojeni për një ditë, për një javë ta përdorni refuzimin estetik e qytetar ndaj qeverisjes abuzive që establishm­enti politik e ka legjitimua­r si qeverisje që e meriton shumica dhe jam i sigurt që një Dhjetor i ri, i vërtetë do t’i japë fund abuzimit me lirinë në emër të lirisë.

Provojeni bëhuni vetëm për një ditë liderë të interesave tuaja dhe do të çuditeni që shumë shpejt do t’ia dilni të çliroheni nga tirania e zullumqarë­ve që po sundojnë në mënyrën më të paskrupull­t. Provojeni për një ditë, për një javë ta përdorni refuzimin estetik e qytetar ndaj qeverisjes abuzive që establishm­enti politik e ka legjitimua­r si qeverisje që e meriton shumica dhe jam i sigurt që një Dhjetor i ri, i vërtetë do t’i japë fund abuzimit me lirinë në emër të lirisë

 ??  ??
 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania