Panorama (Albania)

Ftesa e Ramës për opozitën, Kryemadhi: Drejtësia nuk zgjidhet me tryeza politike

KED do verifikojë kandidatët për në Gjykatën Kushtetues­e

- FATION BINJAKU

Parlamenti ka përzgjedhu­r dje me short trupën prej 9 gjyqtarësh dhe prokurorës­h që do të jenë pjesë e Këshillit të Emërimeve në Drejtësi.

Pjesë e KED- së, një prej organeve më të rëndësishm­e të sistemit të ri të drejtësisë, do të jenë dy anëtarët e Gjykatës Kushtetues­e, Besnik Imeraj dhe Altina Xhoxhaj. Nga Gjykata e Lartë është përzgjedhu­r nga shorti me gogla Artan Broci, i cili do të ketë dhe postin e kryetarit të KED- së. Ndërkohë që nga radhët e Prokuroris­ë është përzgjedhu­r e vetmja kandidate që kishte propozuar Adriatik Llalla, ajo është prokurorja Rovena Gashi. Po ashtu, dje pa garë u emëruan dhe dy kandidatët e propozuar po nga Adriatik Llalla si anëtarë që vinin nga radhët e prokurorëv­e pranë gjykatave të apelit. Dy kandidatët që fituan pa hedhje shorti janë Gentian Trenova dhe Fatjona Memçaj. Enton Dhimitri dhe Fatos Qato janë anëtarët që dolën nga shorti i hedhur mes gjyqtarëve të gjykatave të apelit, ndërsa nga radhët e gjyqtarëve pranë gjykatave administra­tive u përzgjodh Ahmet Jangulli. Këshilli i Emërimeve në Drejtësi do të ketë Vitore Tushën nga Gjykata Kushtetues­e, Shkëlzen Selimin nga Gjykata e Lartë, Sotiraq Lubonjën si anëtar i propozuar nga radhët e Këshillit të Lartë të Drejtësisë. Ndërkaq, nga radhët e Prokuroris­ë së Përgjithsh­me nuk ka asnjë kandidat zëvendësue­s, për shkak se asnjëri prej prokurorëv­e aktualë nuk i plotëson kriteret ligjore për të qenë pjesë e KED- së.

KED Këshilli i Emërimeve është organi i ri që u krijua nga Reforma kushtetues­e në Drejtësi. Ky institucio­n ka detyrë kushtetues­e të kryejë verifikime­t e kushteve ligjore, si dhe të vlerësojë kriteret profesiona­le dhe morale të kandidatëv­e për inspektorë të lartë të drejtësisë. KED gjithashtu do të bëjë vlerësimin e të gjithë kandidatëv­e për anëtarë të Gjykatës Kushtetues­e. KED ka mandat 1- vjeçar dhe çdo vit kalendarik bëhet shorti për zgjedhjen e anëtarëve të tjerë. “Këshilli i Emërimeve në Drejtësi kryen verifikimi­n e kushteve ligjore dhe vlerësimin e kritereve profesiona­le e morale të kandidatëv­e për inspektor të lartë të drejtësisë, si dhe të kandidatëv­e për anëtarë të Gjykatës Kushtetues­e. Këshilli i Emërimeve në Drejtësi shqyrton dhe rendit kandidatët sipas meritës profesiona­le. Renditja e kandi- datëve nuk është e detyrueshm­e, me përjashtim të rastit kur nuk arrihet të emërohet kandidati”, thuhet në nenin 149 të Kushtetutë­s.

 ??  ??
 ??  ?? SHORTI PER ANETARET E KESHILLIT TE EMERIMEVE
SHORTI PER ANETARET E KESHILLIT TE EMERIMEVE

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania