Panorama (Albania)

Vend pune si mësues, afati për regjistrim­in në testim

DAR Tiranë: Kandidatët, kërkesë deri më 22 dhjetor

-

Edhe pse ende nuk është shpallur data e testimit, Ministria e Arsimit ka nxituar të urdhërojë Drejtoritë Arsimore, që të çelin procedurat për regjistrim­in e kandidatëv­e të interesuar.

Me anë të një udhëzimi të posaçëm, DAR Tiranë ka njoftuar hapjen e aplikimeve deri më 22 dhjetor. Kështu, brenda tri javëve në vijim, të gjithë ata që janë të interesuar për një vend pune si mësues, mund të dorëzojnë dosjen pranë zyrave arsimore. Pjesëmarrj­a është e rëndësishm­e pasi vetëm duke qenë pjesë e sistemit, mund të të krijohet mundësia e punësimit. Të drejtën e garimit e kanë jo vetëm ata që nuk janë futur asnjëherë në testim, por edhe ata që i janë nënshtruar testimit në fazat e mëparshme. "Kandidatët, të cilët janë pjesë e listës përfundimt­are të por- talit "Mësues për Shqipërinë 2016" dhe që dëshirojnë të përmirësoj­në rezultatin e tyre në testim, duhet të paraqesin një kërkesë ku të përcaktojn­ë se dëshirojnë të rifuten në testim për të përmirësua­r rezultatin me shkrim. Ndërko- hë, të gjitha ata që nuk dëshirojnë të përmirësoj­në rezultatin, nuk duhet të paraqesin asnjë kërkesë apo dokumentac­ion shtesë pasi janë automatiki­sht pjesë e listës së portalit", thuhet në udhëzim. Në përfundim të këtij procesi bëhet renditja e kandidatëv­e, bazuar në pikët që ka arritur të sigurojë gjithsecil­i. Mbi bazën e këtij rankimi, bëhet edhe punësimi në sektorin e arsimit. Pavarësish­t skepticizm­it të shfaqur për funksionim­in e këtij rregulli, Ministria e Arsimit vijon të këmbëngulë se të gjitha kontratat e reja kanë si referencë apo bëhen mbi bazën e renditjes së siguruar në portal. Sakaq, ende nuk ka një datë se kur do të zhvillohet testimi i njohurive. Drejtoria Arsimore e Tiranës ka njoftuar se shqyrtimi i çdo dosjeje do të bëhet deri më datë 4 janar të vitit të ardhshëm, atëherë kur do të shpallen edhe listat e kandidatëv­e të kualifikua­r për të marrë pjesë në testim. Në tabelën përbri janë të listuara edhe dokumentet që duhet të dorëzohen nga të gjithë kandidatët.

 ??  ??
 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania