Panorama (Albania)

"Jemi pa energji, nata është problem se bën shumë ftohtë"

-

NOVOSELE- Banesa e Arben Shakaj në Novoselë është ende nën ujë. Ai ka vendosur të mos largohet nga shtëpia, por të evakuojë pjesën tjetër të familjes te të afërmit e tij. Pa energji elektrike, pa ujë dhe me mungesa ushqimore, ai, si shumë banorë të tjerë të kësaj zone, po kalojnë momente të vështira.

Situata duket e njëjtë me vitin 2015...

Jo, këtë vit prurjet e lumit Vjosë kanë qenë më të mëdha se dy vite më parë. Situata ka qenë më pak problemati­ke, për shkak se nuk ka pasur erë të fortë dhe janë vënë pengesat e duhura për të mos u çarë argjinatur­at.

Ju çfarë dëme keni pësuar?

Kati i parë i shtëpisë është mbuluar nga uji plotësisht. Sot, situata është disi më e qetësuar, pasi uji ka nisur të tërhiqet, por momentet e para të daljes nga shtrati të lumit Vjosë, kanë krijuar probleme të mëdha. Për momentin nuk mund t'i llogarisim ende dëmet, pasi ka prani të ujit në katin e parë të banesës, por mendoj se janë të konsiderue­shme. Kati i parë ka ujë dhe duhet që ai të largohet dhe më pas të shohim dëmet.

Familjarët ku i keni strehuar?

Një pjesë ndodhen në katin e dytë, ndërsa të tjerë te të afërm në zonën e fshatit ku ka pasur më pak probleme.

Si keni bërë për ngrohje, keni energji?

Në këtë situatë jemi munduar ta zgjidhim me çfarë të mundim ngrohjen në banesa, pasi energjia ka munguar prej momenteve të para pas nisjes së përmbytjev­e në fshat. Natën, pa dyshim, që bën ftohtë dhe ngrohja mbetet një problem i madh në kushtet ku edhe jemi. Fëmijët i kemi dërguar në të afërm tanët në qytetin e Vlorës, pasi për ata është edhe më e vështirë. Nuk mund të qëndrojnë gjithë ditën pa ngrohje.

 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania