Panorama (Albania)

Bashkim Shehu e Luljeta Lleshanaku, në garë për çmimin letrar “Balkanika”

- Bashkim Shehu Luljeta Lleshanaku

Bashkim Shehu dhe Luljeta Lleshanaku përfaqësoj­në letërsinë shqipe për çmimin “Balkanika” për vitet 2015 dhe 2016, që do të ndahen ditën e diel, më 3 dhjetor. Për edicionin e “Balkanika 2015”, juria kombëtare përzgjodhi romanin “Loja, shembja e qiellit” të shkrimtari­t Bashkim Shehu. Për këtë roman, shkrimtari Bashkim Shehu është shpallur fitues i çmimit “At Zef Pllumi” në vitin 2013. Është hera e dytë që shkrimtari Bashkim Shehu përzgjidhe­t për të konkurruar në këtë garë letrare ndërballka­nike. Në vitin 2007, ai u paraqit me romanin “Angelus novus” dhe arriti të ishte një nga tre të nominuarit e këtij çmimi. Romani “Loja, shembja e qiellit” është botuar në shqip nga shtëpia botuese “TOENA”, në vitin 2013. Ndërsa për edicionin e “Balkanika 2016”, juria kombëtare përzgjodhi vëllimin me poezi “Homo Antarcticu­s” të poetes Luljeta Lleshanaku. Vëllimi poetik “Homo Antarcticu­s” është botuar në shqip nga shtëpia botuese “OMBRA GVG”, në vitin 2015. Vëllimi poetik “Homo Antarcticu­s” i përkthyer në anglisht nga Ani Gji- ka si pjesë e vëllimit “Negative Space”, ka fituar garën për mundësinë e financimit të përkthimit dhe të botimit në SHBA, si dhe çmimin letrar “PEN Translates” - 2017 në Britaninë e Madhe dhe gjith- ashtu mundësinë e botimit në Britaninë e Madhe gjatë pranverës të vitit të ardhshëm.

Çmimi letrar “Balkanika” jepet nga fondacioni “Balkanika” me qendër ekzekutive në Sofje të Bullgarisë. Anëtarë të këtij fondacioni janë shtëpitë botuese: “Biblioteka 48” ( Bullgari), “Toena” ( Shqipëri), “Magor” ( FYROM), “Kedros” ( Greqi), “Laguna” ( Serbi), “Can” ( Turqi), “Muzeul National al Literaturi Romane” ( Rumani). Fituesit e edicionit të 17- të dhe të 18- të të këtij çmimi shpallen të dielën, nga juria ndërballka­nike e këtij konkursi, në Qendrën Kulturore për të Rinj – Shkup. Më parë këtë çmim e kanë marrë shkrimtarë­t shqiptarë Fatos Kongoli ( 2002) dhe Ismail Kadare ( 2009).

 ??  ??
 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania