Panorama (Albania)

DEKONSPIRI­MI

-

Gjykata e Krimeve të Rënda vendosi dje masat e sigurisë “arrest me burg” në mungesë për dy ish- zyrtarët e Policisë së Vlorës, Jaeld Çela e Gjergji Kohila, që prej një jave janë në “arrati”. Vendimi erdhi pas kërkesës së Prokuroris­ë që më parë kishte lëshuar urdhra ndalimi, pasi ka dyshime për përfshirje­n e tyre në trafik droge, kultivim kanabisi dhe shpërdorim detyre. Për ish- drejtorin e Policisë së Vlorës Jaeld Çela dhe ish- shefin Kundër Krimit të Organizuar Gjergj Kohila, Gjykata aprovoi masën e arrestit në mungesë, ndërkohë që e njëjta masë ishte dhënë më parë edhe për ish- shefin e Postës Kufitare Dhërmi, Sokol Bode. Të tre ish- zyrtarët e Policisë së Ministri i Brendshëm, Fatmir Xhafaj, ka kërkuar një hetim të plotë për të zbuluar se nga kush u dekonspiru­a aksioni i Shërbimit të Çështjeve të Brendshme dhe Ankesat për ekzekutimi­n e urdhërarre­steve ndaj 3 ish- zyrtarëve të Policisë së Shtetit. Për këtë arsye, Xhafaj ka depozituar në Prokurori, nëpërmjet postës, një kallëzim penal për dekonspiri­m. Vlorës janë shpallur në kërkim prej një jave, pas një urdhër ndalimi të firmosur nga grupi i prokurorëv­e që po hetojnë dosjen e Habilajve dhe të ish- ministrit të Brendshëm, Saimir Tahiri. Urdhërndal­imet janë nxjerrë më 21 nëntor nga Prokuroria e Krimeve të Rënda. Jaeld Çela është i dyshuar për “kultivim të bimëve narkotike” dhe “trafikim të narkotikëv­e”, të kryer në bashkëpuni­m, në formë të posaçme të grupit të strukturua­r kriminal. Gjithashtu, edhe Gjergji Kohila është i dyshuar për “kultivim të narkotikëv­e” dhe “grup i strukturua­r kriminal”. Ndërsa për Sokol Boden, ish- shefin e Postës Kufitare Dhërmi, kishte një vendim të Gjykatës së Krimeve të Rënda në mungesë për masën e sigurisë “arrest në burg”, me akuzat “kultivim të narkotikev­e” dhe “grup i strukturua­r kriminal”. Ur- dhërndalim­et dhe vendimet e Gjykatës mbajnë datën 21 nëntor 2017, ndërsa i janë dorëzuar Shërbimit të Çështjeve të Brendshme dhe Ankesave të nesërmen, më datë 22 nëntor, në orën 10: 30. Sapo është vënë në dijeni për vendimet, SHÇBA ka organizuar punën dhe ndarë detyrat për zbatimin e tyre konform Kodit të Procedurës Penale. Por tre ish- zyrtarët e Policisë nuk janë gjetur në adresat përkatëse, apo në vendet që frekuenton­in, duke u bërë shpallja e tyre në kërkim. Mosarresti­mi i tyre bëri që të nisë edhe një hetim për dekonspiri­m.

 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania