Panorama (Albania)

Zoto në gjyq: Këtu jam për arsye tjetër, jo për tendera

Në autostradë­n Tiranë- Durrës, uji 75 cm bllokon drejtuesit. Vërshon edhe nëpër biznese e banesa

-

Shiu pa pushim gjatë gjithë ditës së djeshme ka sjellë problemati­kat e para që në orët e mesditës, duke e rënduar situatën në paradite e sidomos në darkë.

Situata u rëndua kur dhjetëra mjete u bllokuan në autostradë­n Tiranë- Durrës, si pasojë e bllokimit nga uji që arriti në gati 1 metër.

Policia e Shtetit, nëpërmjet një deklarate për shtypin, bëri apel për të gjithë drejtuesit e këtij aksi të kenë kujdes pasi niveli i ujit në pasditen e vonë arriti në 0.75 m. Është dashur ndërhyrja e Forcave të Armatosura. "Në autostradë­n Tiranë - Durrës, përballë karburant ' Kastratit', është bllokuar qarkullimi i mjeteve, pasi niveli i ujit në karrexhatë ka arritur mbi 0,75 metra. Policia Rrugore ka marrë masa, duke devijuar qarkullimi­n e mjeteve në rrugën dytësore përballë me karburanti­n. Policia Rrugore kërkon mirëkuptim­in e drejtuesve të mjeteve dhe rritjen e kujdesit në rrugë gjatë drejtimit të automjetit. Të telefonojn­ë në numrin 112 dhe shërbimet e Policisë Rrugore dhe ato të Rendit do t'u vijnë në ndihmë menjëherë", thuhej në njoftimin e Policisë. Disa orë më pas, ujërat vërshuan edhe në bizneset e banesat përreth, duke shkaktuar dëme të konsiderue­shme. Situata është rënduar edhe në zonën e Laknasit në Tiranë, si dhe në Kamzë, ku sipas të dhënave dh- jetëra persona janë evakuuar. Ndërkaq, në Shkodër Forcat e FNSH- së së qytetit dhe strukturat vendore të Policisë kanë ndërhyrë duke shpëtuar 2 persona, të cilët po rrezikohes­hin nga dalja e lumit Kir në fshatin Bardhaj. Në ultësirën e Shkodrës reshjet po bëhen kërcënim për qindra banesa e biznese. Ndërkaq tre punonjës të OST- së janë plagosur gjatë një riparimi, ku sipas të dhënave dy prej tyre janë dërguar në gjendje të rëndë nga Shkodra në Tiranë. Si pasojë e motit të keq, një elektricis­t ndërroi jetë dje edhe në Fier. Ngjarja është regjistrua­r rreth orës 16: 15, në fshatin Kurjan, ku shtetasi S. V., rreth 50 vjeç, ka mbetur viktimë. 50- vjeçari me profesion elektricis­t, banues në fshatin Kurjan, ka qenë duke punuar në një shtyllë elektrike kur ka rënë në kontakt me korrentin. Ai kishte dalë në punë për shkak se nga moti i keq ishin shkëputur disa tela, duke lënë pa energji zonën. Era nuk e ka lejuar të punojë duke ia vështirësu­ar qëndrimin dhe punën lart në shtyllë e për pasojë ai ra në kontakt me energjinë, duke gjetur vdekjen e menjëhersh­me. Për 45minuta u bllokua nga vërshimi i uji edhe aksi nacional Gjirokastë­r- Kakavijë. Përroi u tejfry, duke dalë nga shtrati i tij i zakonshëm dhe vënë nën vete rrugën. Për rrjedhojë, me dhjetëra automjete që qarkulloni­n në të dyja anët e rrugës janë bllokuar derisa kanë ndërhyrë fadromat e Ndërmarrje­s Rajonale të Rrugëve për të sistemuar inertet që sillte përroi. Probleme me ujin dhe energjinë ka edhe në Memaliaj, si dhe disa zona të thella të Gjirokastr­ës, përfshirë këtu edhe bllokime si pasojë e rrëshqitje­s së dherave.

 ??  ?? Makinat e bllokuara nga përmbytja në autostradë­n Tiranë- Durrës
Makinat e bllokuara nga përmbytja në autostradë­n Tiranë- Durrës

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania