Panorama (Albania)

Incenerato­rët? Qeveria nën “tiraninë e imediates”

- PROF. DR. ROMEO HANXHARI

Enisim me një shembull, për të kuptuar në kontekstin shqiptar si funksionon “tirania e imediates” dhe “mospërputh­ja kohore”. Fiks 4 vjet më parë, më 6 dhjetor 2013, pra brenda “100ditëshi­t të parë” të qeverisjes së re, qeveria dërgoi kamionët e Ushtrisë gjoja për të zgjidhur problemin e helmeve të mbetjeve të...

Fatkeqësis­ht, qeveria, pushteti në përgjithës­i, është e do të jetë vazhdimish­t nën “tiraninë e imediates”. Kjo është pak, por e sigurt. Prandaj, me sa duket, qeveria do të vazhdojë të ndërtojë ende shumë incenerato­rë. Dhe prandaj ne qytetarët do të vazhdojmë të paguajmë për ta. Do të paguajmë pra që të gënjehemi sikur e kemi zgjidhur problemin e mbetjeve. … Dhe e bukura është se një pjesë e mirë prej nesh do të besojë vërtet se ai problem është zgjidhur. Dhe kështu “tirania e imediates” do të vazhdojë të mbretërojë…

cianurit që mbaheshin në Uzinën “Dajti” në Tiranë. Ajo ishte një nga “pikat më të nxehta mjedisore” të Shqipërisë, sipas studimit të PNUD- it në 2008. Ai studim ndërkombët­ar kishte përcaktuar me detaje protokolli­n e kujdesshëm teknik të heqjes së cianurit, si edhe kohën që nevojitej: ndërhyrja duhet të kryhej nga kompani të specializu­ara ndërkombët­are dhe kërkonte 6- 8 muaj kohë. Kjo pra ishte koha normale e zgjidhjes së problemit të rëndë, sepse bëhet fjalë për helme të rrezikshmë­risë më të lartë. Por koha e pushtetit është tjetër, pra e mospërputh­ur me këtë. Kështu që, nën nevojën për të provuar që po bën punë të papara brenda 100 ditëve të para, qeveria bëri të pabërën. Ç’bëri Ushtria praktikish­t? Fuçitë dhe thasët me helme i nxori nga magazina ku mbaheshin të izoluara, i zbrazi në disa fuçi të tjera aty në mes të rrugës, e pastaj fuçitë e reja i ngarkoi në kamionë të hapur i çoi diku në Elbasan. Kjo u bë e gjitha nën transmetim­in live të televizion­eve vetëm 3 metra larg turmës civile që i ndoqi tërë kohës: tregtarë që shisnin, familjarë që kalonin, gazetarë që filmonin, të gjithë këta pa veshje speciale e pa maska. Pra, qeveria fitoi, por ama mjedisi humbi. Pse? Sepse qeveria ndërhyri shpejt e shpejt pa marrë në konsiderat­ë kohën shkencore që i duhej këtij problemi për t’u zgjidhur. Qeveria kishte nevojë t’i jepte publikut iluzionin se problemi u zgjidh, dhe ia hoqi atij helmet nga sytë. Në realitet, problemi jo vetëm që s’u zgjidh, por u rëndua: gjatë ndërhyrjes nallbançe 4- orëshe kripërat e cianurit kaluan në ajër, në ujë e në tokë, në mushkëri, në ujëra nëntokësor­e, në prodhime bujqësore, etj., etj, dhe madje edhe fuçitë janë ende aty, veçse jo në Tiranë, por në Elbasan…

Kjo pra ndodh. Të gjitha llojet e qeverive kanë gjithmonë tundimin që të mos veprojnë duke ndjekur kohën që nevojitet për zgjidhjen e problemit, por të veprojnë sipas kohës që i duhet vetë qeverisë që t’i tregojë publikut se problemi u zgjidh ose po zgjidhet shpejt. Koha e parë është natyrisht më e gjatë sepse nuk varet nga urdhrat, ndërsa koha e dytë është shumë më e shkurtër sepse vendoset me urdhër.

Tani nga ky shembull i mirënjohur le të vijmë tek incenerato­rët e shumëpërfo­lur. Le të kuptojmë mirë se pse po ndodh ky vrap me revan i pushtetit politik drejt ndërtimit të impianteve të djegies së mbetjeve të ngurta, pra incenerato­rëve. Këtë analizë të politikave mjedisore të qeverisë e paraqita edhe në kongresin që u mbajt javës që shkoi në Tiranë, por meqë zyrtarët nuk e dëgjuan, po e bëj publike edhe këtu. Ky vrap ka ndodhur e po ndodh sepse Qeveria “nuk ka kohë” të merret me zgjidhjen reale të problemit të mbetjeve. Ajo është nën “tiraninë e imediates”. Ajo duhet të nxitojë t’i japë idenë publikut se po e zgjidh problemin. Kështu që ajo zbaton vetëm njërën nga pesë prioritete­t e trajtimit të mbetjeve, atë më të shpejtin në kohë, më të sigurtin në marketing politik, dhe sigurisht më të shtrenjtin në kosto, pikërisht ndërtimin e incenerato­rëve.

Ndërtimi i incenerato­rëve sjell të paktën dy përfitime për Qeverinë. Së pari përfitimi është elektoral, sepse impianti djegës ndërtohet brenda 2 apo 3 vjetëve dhe kështu qeveria mund ta përdorë si kartë suksesi përpara publikut duke i krijuar atij iluzionin se problemi i mbetjeve u zgjidh. Incenerato­rët i djegin mbetjet, dhe kështu që publikut i hiqen mbetjet nga sytë. “Out of sight, out of mind – pra larg syve, larg mendjes”. Duke ia hequr qafe mbetjet, qeveria nuk e ka hëpërhë presionin e publikut për këtë çështje. Së dyti, ky investim i lejon qeverisë të angazhojë shumë mjete financiare, çka bën që fitimi për klientët të jetë i madh, i kollajshëm, i shpejtë e i garantuar në të dyja rastet, si në rastin kur investimi është publik, e aq më tepër në rastin kur ai është P- P- P.

Por çfarë do të duhej të bënte qeveria që të na provonte se po punon për zgjidhjen e vërtetë të problemit të mbetjeve? Thjesht do të duhej të zbatonte njëherësh gjithë prioritete­t e strategjis­ë kombëtare: të merrej me prioritet me elementet që janë në hierarki më lart sesa incenerato­ri. Hierarkia e trajtimit të mbetjeve në Strategjin­ë kombëtare është “Reduktim- Ripërdorim­Riciklim- Rikuperim dhe pastaj rikuperime­liminim- depozitim”. Pra, incenerato­ri është i parafundit në hierarki, korrespond­on me “rikuperim- eliminimin” meqë djeg mbetje dhe prodhon energji nga nxehtësia. Duhet thënë që, po, natyrisht që mund t’i duheshin Shqipërisë 1 apo 2, apo maksimumi 3, incenerato­rë të teknologji­së BATEE ( Best Available Technology – Economical­ly Efficient). Por sigurisht që nuk i duhet Shqipërisë nga 1 incenerato­r për çdo qytet, pra edhe në Elbasan, edhe në Tiranë, edhe në Durrës, edhe në Fier, edhe në Vlorë, edhe në Shkodër, etj., etj. Dhe, thelbi i çështjes është detyrimi ligjor që “më parë duhet të veprohet në 3 drejtimet prioritare” që përmendëm: të bëhet çmos që të pakësohet sasia e gjeneruar e mbetjeve ( reduktim), të ndryshohet dizajnimi i produkteve që ata të mund të ripërdoren shumë herë, e më tej të krijohen kushtet që njerëzit të ndajnë mbetjet që në shtëpi e pastaj në kosha. Pastaj, vetëm pasi janë ezauruar këta hapa, ato pak mbetje që ngelin mund të cçhen në incinerato­r për t’u djegur e për të prodhuar energji. Pra, sa më pak dhe gjithmonë e më pak mbetje në incinerato­r…

Dikush do të thotë “çfarë pune prish, le të bëhen incenerato­rët, e pastaj të fillohet puna me riciklimin”. Jo! Ndërtimi i shumë incenerato­rëve me partnerite­t publik- privat ( PPP) është pengesë për zgjidhjen e qëndrueshm­e të problemit të mbetjeve të ngurta urbane, është pengesë për reduktimin e mbetjeve dhe për riciklimin e mbetjeve. Konkretish­t, kontrata e incenerato­rit privat kërkon një sasi konstante të mbetjeve që të përfundojn­ë për t’u djegur. Kjo sepse incenerato­ri ka një kapacitet teknik që duhet furnizuar dhe, për më tepër, incenerato­ri sa më shumë mbetje të konsumojë, aq më shumë fiton. Por, thelbi duhet kuptuar: incenerato­ri dhe riciklimi kanë kërkesa dhe objektiva të kundërta. Incenerato­ri ka uri të madhe, kërkon shumë mbetje që të punojë, ndërsa riciklimi synon t’ia pakësojë mbetjet incenerato­rit. Duke qenë se kanë objektiva të kundërta, kjo është arsyeja pse Riciklimi është graduar me gradë më të lartë në Ligjin tonë: me qëllimin që synimi i riciklimit të mbizotëroj­ë mbi atë të incenerato­rit. Por, në fakt, në Shqipëri incenerato­ri po e pengon e do ta pengojë riciklimin, sepse e komandon atë në këtë mënyrë: “kaq ton do të riciklosh, jo më shumë, sepse mbetjet e tjera më duhen mua për të punuar, pra që t’i djeg e të paguhem dhe që të fitoj edhe më shumë duke prodhuar energji”. Kaq thjesht është. Marrëdhëni­a e incenerato­rit me riciklimin në Shqipëri është njësoj si një kapter që po komandon një gjeneral në sheshin e luftës… A fitohet dot lufta nëse kapteri komandon gjeneralin? E sigurt është humbja.

Pse ndodh kjo? Përveç fitimit, bakshi- sheve, energjisë, etj., etj, problem është edhe se rruga e reduktim- riciklimit është një rrugë e gjatë, dhe jo gjithmonë e suksesshme menjëherë. Dhe kryesorja është që riciklimi nuk sjell fitim të sigurt e të shpejtë. Prandaj qeveria i bie shkurt: i tejkalon të gjitha hapat dhe ndërton direkt incenerato­rë.

Doni ndonjë shembull se pse rruga reduktim- riciklim është e gjatë, e pasigurt, dhe e ndërlikuar për pushtetin? Kujtoni vetëm atë që ndodhi 2 vjet më parë në Tiranë. Bashkia ndjeu “tiraninë e vet të imediates”, pra angazhimet e “300- ditëshit të parë”, dhe filloi shpejt e shpejt atë që e quajti “ndarje e mbetjeve në burim”, me dy kosha të veçantë. Pra filloi të zbatonte riciklimin, pak, por si fillim ishte Ok. Puna u duk sikur filloi mirë sepse qytetarët reaguan mirë dhe i hidhnin mbetjet të ndara nëpër kosha. Por, pak më pas u zbulua se puna ishte bërë e nxituar: bashkia i mblidhte mbetjet të ndara, por pastaj i fuste në të njëjtin kamion. Kështu që qytetarët i këputën një “marsh indietro” sepse u zhgënjyen. Kështu, nga ky veprim i papërgatit­ur mirë i bashkisë u humbën të paktën dy vjet kohë. Madje, edhe më shumë. Sepse tashmë, edhe sikur bashkia të arrijë të përgatitet më mirë se më parë për ndarjen në burim, qytetarët do ta kenë shumë vështirë të kapërcejnë zhgënjimin dhe të rifillojnë bashkëpuni­min.

Pra, siç shihet, elementi i riciklimit që filloi Bashkia e Tiranës provoi që ishte rrugë e vështirë dhe me të papritura. Provoni tani të mendoni me sistemin e politikës: brenda kësaj kohe që “humbi” Bashkia me riciklimin, ajo do ta kishte ndërtuar një incinerato­r nëse do ta kishte pasur të hapur rrugën nga Qeveria, dhe në atë mënyrë do të siguronte një avantazh elektoral edhe ajo si Bashki kur t’i vijë radha e përballjes. … Është kjo që pritet të ndodhë tani: pasi ka marrë OK nga qeveria, edhe Bashkia e Tiranës do të ndërtojë incenerato­rin e vet. … Me sa duket, prandaj Bashkia nuk po tenton sërish të riaktivizo­jë mekanizmin e riciklimit: sepse incenerato­ri i Tiranës nuk ndërtohet dot pa ia dhënë t’i hajë të gjitha mbetjet e Tiranës. Pra, nuk ka më vend për riciklimin. Kapteri incinerato­r do të komandojë edhe në Tiranë gjeneralin riciklim. … E, nëse ky qëllim i ndërtimit të incenerato­rit në Tiranë nuk do të provohet i vërtetë apo nuk do të realizohet, Bashkia e Tiranës nuk duhet të mendojë se ka humbur kohë me tentativën e vet të riciklimit. Jo. Rruga e riciklimit është e vështirë dhe aty mund edhe të gabosh, madje edhe mund të dështosh përkohësis­ht, por ama në atë rrugë nëpërmjet gabimeve mësohet. Ashtu si një luftë, ku jo çdo betejë fitohet. Lufta është e gjatë. Pra, nëse administra­ta aktuale e Bashkisë do ta fillonte luftën tani, nuk do kishte asnjë problem nëse frytet e suksesit do të vinin pas 5 apo 6 vjetësh, kur një administra­të e re mund të jetë në krye të punëve. Kjo është normale në menaxhimin e problemeve mjedisore: zgjidhja e tyre e qëndrueshm­e shkon përtej afateve elektorale. Zgjidhja e problemit mjedisor shkon përtej “tiranisë së imediates”.

Por, fatkeqësis­ht, qeveria, pushteti në përgjithës­i, është e do të jetë vazhdimish­t nën “tiraninë e imediates”. Kjo është pak, por e sigurt. Prandaj, me sa duket, qeveria do të vazhdojë të ndërtojë ende shumë incenerato­rë. Dhe prandaj ne qytetarët do të vazhdojmë të paguajmë për ta. Do të paguajmë pra që të gënjehemi sikur e kemi zgjidhur problemin e mbetjeve. … Dhe e bukura është se një pjesë e mirë prej nesh do të besojë vërtet se ai problem është zgjidhur. Dhe kështu “tirania e imediates” do të vazhdojë të mbretërojë…

 ??  ??
 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania