Panorama (Albania)

“Forca e Ligjit” zbulon 40 grupe kriminale, 7 vetëm në Durrës e Shijak

Harta e krimit në Shqipëri, vendet më problemati­ke, Durrësi, Vlora e Elbasani. Dominon kultivimi e trafikimi i drogës

- ETLEVA DELIA

Strukturat e Task Forcës së ngritur në zbatim të planit operaciona­l “Forca e Ligjit”, kanë zbuluar 40 grupet kryesore kriminale, që veprojnë aktualisht në Shqipëri.

Kur kanë kaluar 3 javë nga nisja e këtij operacioni, që mbështetet edhe nga ekspertë të FBI, tashmë Policia ka një hartë me pikat strategjik­e ku janë evidentuar grupet kriminale. Në bazë të këtij studimi, rezulton që qyteti më problemati­k është Durrësi. Burimet thonë se vetëm në Durrës e Shijak janë evidentuar të paktën 7 grupe kriminale. Vendin e dytë e mban Vlora me 5 grupe kriminale e më pas Elbasani. Tirana, edhe pse qytet me një dinamikë të ngjeshur dhe një numër të lartë popullsie, nuk rezulton problemati­ke në këtë drejtim. Prej vitesh, në kryeqytet janë evidentuar dy grupe kriminale, të cilat për momentin nuk janë aktive, pasi anëtarët e tyre janë goditur herë pas here nga Policia. Sa i përket fushës që këto grupe kryejnë veprimtari­në e jashtëligj­shme, dominon kultivimi dhe trafikimi i drogës, në 53 për qind të rasteve. GRUPET KRIMINALE Në kuadër të operacioni­t “Forca e Ligjit”, janë skeduar bandat kryesore kriminale në vend, që deri tani janë identifiku­ar 40 më të rëndësishm­e. Veprimtari­a e tyre shtrihet kryesisht në drejtim të kultivimit e trafikimit të drogës, vjedhjeve, por edhe krimeve të rënda si vrasje, gjobëvënie e pengmarrje. Task Forca Qendrore dhe ato rajonale të ngritura në kuadër të këtij plani operaciona­l, tashmë kanë në dorë emra konkretë personash dhe pasuritë e tyre. Vetëm në Durrës dhe Shijak janë të paktën 7 grupe kriminale aktive. Vlora renditet e dyta me të paktën 5 grupe kriminale, që dyshohet se aktiviteti­n e kanë të shtrirë edhe përtej detit. Elbasani është një tjetër pikë e nxehtë, me të paktën 3 grupe kriminale që janë të skeduara ndër vite në dosjet e Policisë. Po kaq grupe ka edhe Shkodra dhe Fieri, por në këto dy qarqe, Policia thotë se ka goditur nga një grup. Korça, Kukësi, Berati, Lezha, Gjirokastr­a dhe Dibra duket se ende nuk kanë ndonjë grup të identifiku­ar në kuadër të këtij operacioni. Sipas të dhënave zyrtare të Ministrisë së Brendshme, 53 % e grupeve kriminale merren me kultivim dhe trafikim narkotikës­h, 11 % me trafiqe të paligjshme, 18 % me krime të rënda si vrasje dhe pengmarrje dhe 18 % me krim ekonomik.

BASHKEPUNI­MI Një mbështetje e vazh- dueshme e specializu­ar për Policinë e Shtetit, në lidhje me operacioni­n “Forca e Ligjit”, do të ofrohet nga agjenti Special i FBI- së, Mark Newhouse, i cili ka një përvojë të spikatur në drejtim të hetimit të krimit të organizuar dhe pastrimit të parave. I pranishëm, përkohësis­ht, do të jetë edhe drejtuesi i FBI për Europën Juglindore, Jack Liao. Forca e Ligjit” do të kenë edhe mbështetje­n e Hubertus Hoffmann, eskpert i Zyrës Federale të Policisë Kriminale të Gjermanisë, me një përvojë të konsolidua­r ndërkombët­are në luftë kundër krimit të organizuar dhe trafikut të drogave. Së shpejti do të mbërrijë dhe qëndrojë për një kohë të gjatë koordinato­rja e Drejtorisë kundër Krimit të Organizuar dhe Krimeve të Rënda në Ballkanin Perëndimor, në Ministrinë e Brendshme Britanike, Sarah McAveety. Gjithashtu, skuadrës do t’i bashkohen edhe dy ekspertë të posaçëm të Guardia di Finanza e Interforza.

 ??  ??
 ??  ?? Struktura e Task Forcës Qendrore
Struktura e Task Forcës Qendrore
 ??  ?? Gjatë operacioni­t në Fier
Gjatë operacioni­t në Fier

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania