Panorama (Albania)

Përplaset eskorta e Ramës, plagosen rëndë tre gardistë

Njëri në gjendje të rëndë. U përfshinë në aksident 4 mjete

-

Eskorta e Kryeminist­rit Rama është përfshirë në një aksident të rëndë rrugor në hyrje të qytetit të Korçës, pranë fshatit Bulgarec.

Të përfshira ishin katër automjete, mes të cilave dy pjesë e eskortës dhe për pasojë mbetën të plagosur tre punonjës të Gardës së Republikës. Njëri prej tyre ndodhet në gjendje kritike për jetën dhe për këtë arsye do të niset drejt Turqisë për mjekim më të specializu­ar. Gjithçka ka ndodhur rreth orës 13: 30 të ditës së hënë, në momentin kur eskorta e përbërë nga katër automjete po udhëtonte në drejtim të Korçës, ku ishin marrë masa të rrepta sigurie, pasi do të mbahej mbledhja e përbashkët e qeverisë së Shqipërisë dhe asaj të Kosovës. Shkak për përplasjen, në bazë të hetimeve paraprake të Policisë, është bërë drejtuesi i një makine tip "Volkswagen" me targë AA 426 FD. Ky i fundit po udhëtonte nga Korça në drejtim të Pogradecit, ku në dalje të qytetit të Korçës u përplas fillimisht me një makinë tip "Range Rover", me targë AA 313 DX. Drejtuesi i "Range Rover" uli shpejtësin­ë në momentin që ka parë t'i vinte përballë eskorta me fenelinat e Policisë të ndezura. Por, frenimi i papritur e ka gjetur të papërgatit­ur drejtuesin e "Volkswagen"- it, i cili për shkak edhe të distancës së afërt, por dhe shpejtësis­ë, ka goditur nga pas makinën para tij, "Range Rover". Kjo e fundit për pasojë ka dalë në pjesën e korsisë tjetër, duke bërë që të përplaset me një prej maki- nave të eskortës, e cila përfundoi në kanal. Në aksident u përfshi edhe makina tjetër e eskortës, tip "Mitsubishi", e cila mori dëmtime të lehta. Për pasojë tre punonjës të Gardës së Republikës, Ervin Musai, 38 vjeç, Shkëlqim Pojana, 55 vjeç, dhe Klodian Llaka mbetën të plagosur. Tre gardistët gjendeshin në automjetin që përfundoi në kanal nga përplasja. Gjendja paraqitet më shqetësues­e për 55- vjeçarin Pojana, pasi babai i dy fëmijëve mësohet se ka dëmtuar shtyllën kurrizore nga përplasja e automjetev­e. Pojana u transportu­a me helikopter nga Korça për në Tiranë dhe më pas pritet të dërgohet në Turqi. Pak pas aksidentit, nga Tirana në drejtim të Korçës u nisën dy helikopter­ë për të bërë transporti­n e dy gardistëve që morën dëmtime më të rënda. Fillimisht është transportu­ar 55- vjeçari Pojana dhe pas analizave dhe konsultave në Spitalin e Traumës në kryeqytet, mjekët kanë këshilluar që gardisti të dërgohet për mjekim më të specializu­ar jashtë vendit pasi shkalla e dëmtimit të shtyllës kurrizore është serioze dhe përbën rrezik për jetën e tij. Ndërsa nga burime pranë Spitalit Rajonal të Korçës, mësohet se dy gardistët e tjerë, Musai dhe Llaka, kanë pasur dëmtime të lehta dhe janë larguar nga ambientet e spitalit pas mjekimit të marrë. Për aksidentin e ndodhur rreth orës 13: 30 të ditës së hënë, Policia në një komunikatë për shtyp paraqiti rezultatet paraprake të hetimit. Sipas saj, gjithçka rezulton se ka ardhur nga frenimi i papritur i drejtuesit të makinës "Range Rover". Për pasojë, në mungesë të respektimi­t të distancës dhe shpejtësis­ë së lejuar, drejtuesi i automjetit "Volkswagen", që vinte pas tij, e ka goditur nga pas dhe për pasojë janë përfshirë në aksident dhe dy automjetet e eskortës që po lëviznin në drejtim të kundërt në karrexhatë­n tjetër.

 ??  ?? Makina e eskortës së Kryeminist­rit
Makina e eskortës së Kryeminist­rit
 ??  ?? Mjeti i eskortës i aksidentua­r
Mjeti i eskortës i aksidentua­r

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania