Panorama (Albania)

Studimi i BE: Para për votën, e pranojnë 20 % e shqiptarëv­e

“Kryeson Mali i Zi me 22 %, Bosnja 15 %, Kosova 12 %, Serbia 8.4 % e Maqedonia 7.4 %”

-

Në zgjedhjet parlamenta­re të 25 qershorit, 20 për qind e shqiptarëv­e e kanë shitur votën e tyre.

Të dhënat kanë dalë nga studimi i financuar nga Bashkimi Europian, “Jeta informale e partive politike në shoqëritë e Ballkanit Perëndimor”. Sipas këtij studimi, rezulton se nga vendet e Ballkanit, Shqipëria dhe Mali i Zi kanë numrin më të lartë të votuesve që pranojnë se u janë ofruar para për të blerë votën e tyre. Sipas të dhënave të publikuara nga Instituti për Demokraci në Shkup, i cili në bashkëpuni­m me 6 organizata të tjera në rajon realizuan studimin, 20.6% e shqiptarëv­e kanë pranuar se gjatë zgjedhjeve parlamenta­re u janë ofruar para në këmbim të votës. Më konkretish­t, votuesve u është drejtuar direkt pyetja “A ju janë ofruar para në këmbim të votës?” dhe një pjesë e konsiderue­shme e tyre e kanë pranuar këtë fakt. Bazuar te të dhënat e studimit, rezulton se një në pesë të anketuar në Malin e Zi ( 22.%) dhe Shqipëri ( 20.6%) kanë marrë ofertë për të shitur votën, ndërkohë që numri është më i ulët në Bosnjë ( 15.4%), Kosovë( 12.5%), Serbi ( 8.4%) dhe Maqedoni( 7.4%). Në të dhënat përfundimt­are të studimit të financuar nga Bashkimi Europian rezulton se, pavarësish­t përqindjes, në secilin nga vendet e Ballkanit numri i votuesve që kanë marrë oferta për blerje vote përfaqëson një numër të konsiderue­shëm të elektorati­t, masë kjo që ndikon edhe në rezultatin e zgjedhjeve.

STUDIMI Sipas të njëjtave të dhëna të bëra publike, rezulton se numri i votuesve të cilëve u janë ofruar para për blerjen e votës së tyre përbëjnë më shumë se dy të tretat e votave për fituesit e zgjedhjeve në Shqipëri dhe Malin i Zi, ndërsa tejkalon numrin e votuesve për fituesit në Bosnjë dhe Kosovë. “Gjetjet tona nuk duhet të merren si një tregues i saktë i efektit të klienteliz­mit në rezultatet e zgjedhjeve. Megjithatë, ato janë shumë afër realitetit të klienteliz­mit të blerjes së votës në rajon”, thuhet në studimin e Institutit për Demokraci. Gjetjet tona sugjerojnë se shkalla e klientel- izmit është e mjaftueshm­e për të lëkundur rezultatet e zgjedhjeve”. Studimi i financuar nga Bashkimi Europian ka pasur në fokus të tij edhe presionin deri në forma kërcënuese që partitë politike ushtrojnë ndaj votuesve për të siguruar mbështetje politike.

 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania