Panorama (Albania)

“Basha s’e mbyll dot me raport mjekësor zullumin 1 milion USD”

- Ervin Bushati

Ministri i Financave, Arben Ahmetaj ka reaguar lidhur me akuzat e kreut të opozitës, Lulzim Basha për ndërtimin e tre insenerato­rëve, duke kujtuar se ata janë të certifikua­r ndërkombët­arisht. Në një reagim për mediat, Ahmetaj i ka kujtuar Bashës se incenerato­rët, në fund të kontratave koncension­are, do t’u ngelen bashkive të qyteteve. “Me baltën e shpifjeve, na deklaron sot se po shkatërroh­et Shqipëria dhe shëndeti i njerëzve, me 3 projekte të certifikua­ra ndërkombët­arisht. Brenda 7 vitesh, Bashkia e Elbasanit dhe e Fierit do jenë bërë pronare të dy incenerato­rëve, për një kosto totale investimi dhe shërbimi prej 54 milionë euro me TVSH ( dhe procedurën e pagesave për blerjen e agregateve në Fier e ka certifikua­r edhe vetë Kontrolli Larte i Shtetit), ndërkohë që Elbasani ka shpëtuar, e Fieri do të shpëtojë prej helmeve të plehrave që qeveria e vjetër e Lulzimit i la të digjen rrugëve. Konkretizi­mit dhe hëpërhë nuk mund të thuhet që është e sigurt se do te zbatohet, por e sigurtë është që në seancën e kësaj jave në Kuvend, Lulzim Bashën e pres me kënaqësi në një përballje shifrash, faktesh dhe provash”, MILIONË euro do të jetë kostoja totale për ndërtimin e incenerato­rëve të Elbasanit dhe Fierit, të cilët sipas ministrit të Financave, Arben Ahmetaj, brenda 7 viteve do të jenë pronë e bashkive. deklaroi Ahmetaj. Ministri i Financave i ka kërkuar kreut të opozitës, Basha, të shpjegojë kontratat për lobim me kompanitë amerikane gjatë zgjedhjeve parlamenta­re që lamë pas. “Ndërkohë që gjuan në ajër një shifër kolosale të përafërt me atë për të cilën i iku Prokuroris­ë nga duart me raport mjekësor, Lulzim Basha nuk e fsheh dot mesa duket shqetësimi­n në rritje për faktin se zullumi i 1 milion dollarëve mund të mbyllet, mbase në Shqipëri, me një tjetër raport mjekësor, po zor se do mbyllet andej nga ana tjetër e oqeanit, ku nuk t’i fal njeri lojërat kukafsheht­hi me paranë”, shprehet ministri i Financave.

 ??  ??
 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania