Panorama (Albania)

Tre ish- drejtorë Policie në arrest për dosjen “Habilaj”, deputetja e PS thirret në Prokurori

URDHERARRE­STE PER ISH- DREJTORIN E POLICISE SE VLORES, SHEFIN E KRIMIT TE ORGANIZUAR DHE ATE TE DHERMIUT

-

Prokuroria e Krimeve të Rënda ka firmosur urdhërarre­stet për 3 ish- drejtues të Policisë së Vlorës, pasi dyshohet se janë të përfshirë në çështjen “Habilaj”, për të cilën është nën hetim edhe Saimir Tahiri.

Burime nga organi i akuzës thanë dje se është kërkuar arrestimi i ish- drejtorit të Policisë së Vlorës, Jaeld Çela, ish- shefit të Postës së Dhërmi, Sokol Bode dhe ish- shefit të Krimit të Organizuar të Vlorës, Gjergji Kohila. Të njëjtat burime thanë se për njërin nga ish- drejtuesit është marrë masë sigurimi “arrest me burg”, në mungesë nga Gjykata e Krimeve të Rënda, paraditen e djeshme. Ndërsa për dy të tjerët janë lëshuar urdhra ndalimi nga Prokuroria. Nga ana tjetër, mësohet se në lidhje me të njëjtën çështje është thirrur për t’u marrë në pyetje në Prokurori edhe deputetja e Partisë Socialiste, Elona Gjebrea. Burimet thanë se Gjebrea është thirrur në cilësinë e ish- ministres së Brendshme, në kohën që në krye të këtij dikasteri ishte Saimir Tahiri, tashmë person nën hetim. Deri në orët e vona të mbrëmjes së djeshme Policia nuk i ka ekzekutuar urdhërarre­stet, për arsye që ende nuk dihen. Megjithatë, burimet thanë se njëri nga ish- drej- tuesit e lartë nuk ndodhet në Shqipëri.

HETIMI

Gjatë hetimeve të dosjes “Habilaj” tre ish- zyrtarët e lartë të Policisë dyshohet se me mosveprime­t e tyre kanë lejuar vëllezërit Habilaj të kultivojnë kanabis sativa. Ndërsa ka dyshime edhe për favorizimi­n e tyre në trafikimin e sasive të konsiderue­shme të drogës në drejtim të Italisë. Për një prej këtyre drejtuesve, Sokol Boden, ish- shefi i Postës në Dhërmi dhe ish- shef i Kufirit në Drejtorinë e Vlorës, për të cilin opozita ka publikuar edhe fotografi të tij me vëllezërit Habilaj, Gjykata e Krimeve të Rënda ka dhënë masën e sigurisë se “arrestit me burg”. Ndërsa për Jaeld Çelën, ish- drejtori i Policisë së Qarkut të Vlorës dhe Gjergj Kohilën, ish- shefi i Sektorit të Luftës Kundër Krimit të Organizuar, në të njëjtën drejtori vendore, janë nxjerrë urdhra ndalimi. Burime nga Prokuroria thanë se akuza që rëndon mbi këta ish- zyrtarë nga Policia është ajo e mosveprimi­t ndaj kultivimit të kanabisit në Qarkun e Vlorës. Të tre ishdrejtue­sit e Policisë së Vlorës kanë shërbyer atje gjatë viteve 2014 – 2016. Ende nuk ka një konfirmim zyrtar për arrestimin e tyre nga Policia.

VERIFIKIME­T

Të tre ish- drejtuesit e Policisë, për të cilët tashmë Prokuroria ka lëshuar urdhrat e arrestimit, janë transferua­r nga detyra në fund të muajit prill të këtij viti, kur në krye të Ministrisë së Brendshme u emërua ministri aktual, Fatmir Xhafaj. Njëri prej tyre, Sokol Bode, ndaj të cilit ka dhe një masë sigurimi “arrest me burg”, lëshuar paraditen e djeshme nga Gjykata e Krimeve të Rënda, ishte transferua­r në Shkodër që në fillim të muajit prill.

 ??  ?? DEPUTETJA E PS, ELONA GJEBREA ( MAJTAS) TAHIRI ME ISH- DREJTUESIT E POLICISE
DEPUTETJA E PS, ELONA GJEBREA ( MAJTAS) TAHIRI ME ISH- DREJTUESIT E POLICISE
 ??  ?? ISH- MINISTRI I BRENDSHEM, SAIMIR TAHIRI
ISH- MINISTRI I BRENDSHEM, SAIMIR TAHIRI
 ??  ?? Ish- ministri i Brendshëm Saimir Tahiri me drejtuesit e lartë të Policisë së Shtetit
Ish- ministri i Brendshëm Saimir Tahiri me drejtuesit e lartë të Policisë së Shtetit
 ??  ?? Sokol Bode ( në rreth majtas), Moisi Habilaj ( në rreth djathtas)
Sokol Bode ( në rreth majtas), Moisi Habilaj ( në rreth djathtas)
 ??  ?? Deputetja Elona Gjebrea
Deputetja Elona Gjebrea
 ??  ?? Jaeld Çela
Jaeld Çela
 ??  ?? Sokol Bode
Sokol Bode
 ??  ?? Gjergji Kohila
Gjergji Kohila

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania