Panorama (Albania)

Drejtori i mëparshëm ishte mjek

-

Ata ngrenë supet se si mund t'i ketë kaluar fazat e konkursit drejtori i sapozgjedh­ur, teksa, sipas tyre, kryhet një provim me shkrim dhe me gojë me pyetje shkencore rreth mjekësisë dhe menaxhimit të shëndetësi­së para një komisioni prej 12 vetash. Ndërkohë që drejtori i sapozgjedh­ur Masmalaj nuk ka asnjë lidhje me mjekësinë, pasi ka studiuar për ekonomik. Sipas tyre, e gjithë kjo garë ishte fiktive dhe me emër të paracaktua­r.

Në garë dy kandidatur­at e mundshme për t'u shpallur fitues kanë qenë drejtori që ishte deri më tani, Përparim Çela, dhe gjinekolog­u Senad Halluni. Por Ministria e Shëndetësi­së nuk shpalli asnjërin prej tyre fitues, duke renditur në vend të parë kandidatin për deputet të PS- së në zgjedhjet e 2017s, Vilson Masmalaj. Kjo përzgjedhj­e nuk është pritur mirë nga një pjesë e mjekëve të spitalit të Shkodrës, të cilët nuk kanë heshtur përballë kësaj situate. Nga sa mësohet, Urdhri i Mjekut ka zhvilluar një takim me mjekët e spitalit rajonal për të shprehur indinjatën e tyre në lidhje me emërimin në krye të këtij spitali të Vilson Masmalajt. Sipas burimeve, mjekët e Shkodrës nuk e kanë mirëpritur këtë përzgjedhj­e që ka bërë Ministria e Shëndetësi­së, pasi Vilson Masmalaj nuk ka lidhje me shëndetësi­në dhe nuk mund të jetë në krye të shëndetësi­së në Shkodër. Urdhri i Mjekut gjatë diskutimev­e të zhvilluara ka kërkuar që ministria të mos emërojë zyrtarisht Masmalajn si drejtor të spitalit, duke pasur dyshime për mënyrën se si ka fituar. Gjithashtu do të kërkohet që në drejtim ose të vijojë mjeku që ishte deri më tani drejtor, Përparim Çela, ose gjinekolog­u Senad Halluni, i cili u rendit i dyti në këtë proces të gjatë konkurrimi. Në fund të mbledhjes, Urdhri i Mjekut në Shkodër përgatiti një shkresë zyrtare që pritet t'i

Në garë dy kandidatur­a më të mundshme për t'u shpallur fitues kanë qenë drejtori që ishte deri më tani, Përparim Çela, dhe gjinekolog­u Senad Halluni. Ky i fundit mësohet se doli i dyti në garë, ndërsa drejtori deri më tani i spitalit, Përparim Çela, i treti. Mjekët nuk shprehin ankesa për doktor Çelën, i cili, sipas tyre, e njihte mirë sistemin duke qenë se i përket kësaj fushe. dërgohet ministrisë në lidhje me këtë rast. Konkursi për drejtor të spitaleve në mbarë Shqipërinë ishte në tri faza të ndryshme. Faza e parë me 20 pikë përfshinte plotësimin e dosjes së plotë, faza e dytë një provim me shkrim me pyetje shkencore rreth mjekësisë dhe faza e tretë pyetje- përgjigje me gojë përpara një komisioni prej 12 personash rreth menaxhimit të shëndetësi­së, por sërish me pyetje profesiona­le. Duke qenë se Masmalaj nuk e njeh mjekësinë dhe shëndetësi­në për shkak se është diplomuar në ekonomi dhe aktualisht menaxhon një ko- mpleks shpendësh, kanë lindur dyshime te mjekët e spitalit të Shkodrës, të cilët këtë herë theksojnë se nuk do të heshtin. "Ne nuk mund të lejojmë që në spital të vijë një person që nuk ka lidhje me shëndetësi­në. Mund të jetë një figurë e nderuar, por është e qartë se nuk e njeh as mjekësinë dhe as shëndetësi­në. Nëse në këtë mes ka pasur një proces politik duke shkelur mbi mjekët dhe duke bërë farsë konkursin, atëherë ne nuk duhet të lejojmë që të ndodhë kjo gjë. Në krye të spitalit na duhet një mjek, pra një koleg yni që e njeh spitalin, shëndetësi­në dhe i di të gjitha problemet që janë. Ka ardhur koha që në spital të kemi drejtues vetëm profesioni­stë, ashtu siç e ka gjithë bota dhe nuk duhet të heshtim e aq më tepër të kemi frikë", u shprehën dje mjekë të spitalit të Shkodrës.

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania