Panorama (Albania)

Atalanta Kërçyku: Paragjykim­et që më përndjekin si Miss në Shqipëri dhe karriera e re si prezantues­e në televizion

“Miss Ballkani” ngre temperatur­at, arsyeja pse u zhvesh me bikini në të ftohtë në plazhin e Shëngjinit

-

Një set fotosh me bikini të realizuara këtë nëntor në plazhin Rana e Hedhun në Shëngjin, janë realizuar në temperatur­at e ulëta nga “Miss Ballkani”, Atalanta Kërçyku. Fituesja e pesë kurorave të bukurisë i ka cilësuar këto foto duke sfiduar të ftohtin, momente si në një film, të fiksuara nga fotografi Taulant Haxhinasi. “U zhvesha në të ftohtë me bikini, por shijova rërën e ngrohtë nga rrezet e diellit”, tregoi Atalanta për gazetën “Panorama”. 25vjeçarja, e cila thotë se e ka realizuar këtë set fotosh artistike thjesht për qejf, rrëfen për gazetën jetën e saj si Miss në Shqipëri. “Të jesh ‘ Miss’ në Shqipërinë tonë të vogël është një privilegj që, sa të ngre, aq dhe mund të të ulë. Fati im ishte se munda të cilësohesh­a e tillë pasi isha regjistrua­r në Universite­t për Arkitektur­ë. Edhe pse formimi im ishte i plotësuar, ende përndiqesh­a nga stereotipe­t e vajzave të bukura, por të paditura. Më e përsosura është se në jetën time ecin paralelish­t librat dhe takat. Për mua, të lindësh e bukur është fat, por të formohesh është karakter”. Duke qenë se Atalanta është shprehur gjithmonë në media se një nga hobet e saj më të mëdha është bota e televizion­it, pyetjes se a do ta shohim shpejt pjesë e tij ajo i përgjigjet: “Në fakt, po punoj paralelish­t për të hapur studion time të Arkitektur­ës dhe të nis punë si prezantues­e në televizion, varet se ku do të biem dakord, me “News 24”, “Ora News”, apo “Tring”. Kam një skript- ide programi timen, por mund të përshtatem edhe në ndonjë program ekzistues”, tha ajo ndër të tjera.

KUSH ËSHTË VAJZA NGA ELBASANI, QË FITOI 5 KURORA SI MISS

Atalanta Kërçyku është 25- vjeçarja e lindur nga Elbasani, qyteti që e shpalli Miss vitin e kaluar, pikërisht 2016. Ajo jeton në Tiranë, ku ka ndjekur edhe studimet për Arkitektur­ë. Biondja shtatlartë bie në sy për fizikun e bukur dhe tiparet e gdhendura të fytyrës. Ajo është e gjatë 1.75m, peshon 55 kg dhe ka përmasat 90- 62- 90. Si hobet e saj të veçanta ajo veçon: librat, televizion­in, prezantimi, udhëtimet dhe modelingu. Veçantia e saj është se deri tani është shpallur fituese e 5 kurorav si; Miss Internatio­nal Automoto Sporta 2014 ( Kroaci), Beauty of Albania 2015 ( Kosovë), Miss Ballkan NY 2015 ( Maqedoni), Miss Grand Sea World 2015 ( Bullgari), Miss Elbasani 2016. Ndër të tjera ajo ka qenë përfaqësue­se e Shqipërisë në kompeticio­ne modelesh si “Next Top Model of the World 2014 ( Lebanon) e Supermodel Internatio­nal 2015 ( Koreja e Jugut). Gjithashtu ka qenë imazh i firmave të mëdha të syzeve dhe produkteve kozmetike.

 ??  ??
 ??  ??
 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania