Panorama (Albania)

Vijon sherri në Ministrinë e Arsimit, Karabina ankohet te Bordi i UT

-

Ministrja e Arsimit, Mirela Karabina, ka vendosur ta çojë deri në fund "inatin" me sekretarin e përgjithsh­ëm, Plarent Ndreca. Në rolin e titullares, ajo i kërkon Universite­tit të Tiranës të mos njohë asnjë lloj shkrese të nënshkruar prej tij. Kërkesa është bërë një ditë më parë me anë të një e- maili drejtuar rektorit, anëtarëve të bordit dhe të Senatit të Universite­tit të Tiranës, nëpërmjet asistentes së ministres. Aty citohet se "teknikja" e Arsimit është vënë në dijeni për korrespond­encën e autoritete­ve me sekretarin Ndreca, që sipas saj, përbën "shqetësim konstant". "Nga rektorati i UT- së, ministrja është njohur me një korrespond­encë të Ministrisë së Arsimit dhe Sportit me këtë institucio­n të rëndësishë­m për të cilën ka qenë e painformua­r". Nisur nga kjo, Karabina u rikujton se ka një urdhër pezullimi për të, e rrjedhimis­ht asnjë akt administra­tiv i nënshkruar prej tij nuk njihet. "Si titullare e Ministrisë së Arsimit, si zbatues të ligjit, në funksion të mbarëvajtj­es së punës në institucio­net tona arsimore, informacio­ni i përcjellë do të shërbejë për ligjshmëri­në e punës suaj. Detyrimi ynë institucio­nal është t'ju informojmë së për z. Plarent Ndrecën ka një urdhër të ministrit të MAS, nr. 349, prot, datë 29.06.2017, "Për vlefshmëri­në e akteve, shkresave në MAS, si dhe vlefshmëri­në e shkresave në institucio­net e varësisë", si dhe urdhrin nr. 345, prot., datë 20.06.2017, "Për disa ndryshime dhe shtesa në Rregullore­n e Brendshme të Ministrisë së Arsimit dhe Sportit, nr. 2457 prot., datë 09.03.2017". Për sa më sipër, z. Ndrecat i është hequr e drejta e nënshkrimi­t të akteve administra­tive". Përplasja midis numrit një të Arsimit dhe nëpunësit më të lartë ka nisur që në muajin qershor dhe është pasuar me disa kallëzime dhe procedime penale në Prokurori.

 ??  ?? Ministrja e Arsimit, Mirela Karabina
Ministrja e Arsimit, Mirela Karabina

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania