Panorama (Albania)

Demaliaj: Po më shantazhoj­në, do njoftoj Ambasadën Amerikane për këto shkelje ligji

-

Ish- studenti i dhjetorit, Ilir Demaliaj ka reaguar ashpër ndaj publicisti­t Loloçi, i cili i ka publikuar një dosje të të atit, duke e akuzuar se ka qenë i Sigurimit të Shtetit.

Përmes një postimi në "Facebook", Demaliaj akuzon Kastriot Dervishin dhe Loloçin se kanë shkelur ligjin. Ai thotë se ka njoftuar Ambasadën Gjermane dhe atë Amerikane për këtë çështje.

"Sot Loloçi nxori kartelën e sigurimit. Ja dhe shantazhim­i dhe delegjitim­imi që duan të më mbyllin gojën me anë të biografisë së prindërve!!! Kush e bëjnë dhe nga kush mbrohet Kadareja! Cerçiz Loloci, ka qenë sekretar i dytë i Komitetit te Rinisë së Tiranës nga viti 1985 deri në vitin 1990, ku sekretar të parë kishte Fatmir Xhafën. Nuk është e nevojshme të sqaroj se çfarë funksiones­h dhe detyrash kishin sekretaret e rinisë dhe sa të besuar të partisë ishin dhe çfarë biografie kishin me lidhjet me regjimin. Unë, i biri i sigurimit të shtetit, nuk kam qenë asnjë ditë në jetën time në asnjë organizate rinie, partie, bashkimesh profesiona­le, në asnjë lloj grupimi dhe bashkëpuni­mi në jetën time me regjimin e kaluar dhe vazhdimësi­në e regjimit që mbrojnë shërbëtorë­t e regjimit dje dhe sot, dhe me asnjë grupim në ketë rruzull, përveç se me lirinë time. Lirinë time e kam të shenjtë dhe nuk mund të ma blejnë as lolocët as dervishët, as kushdo tjetër në mbrojtje të padronëve të tyre si shërbëtore të demagogëve propagandi­stike të regjimit komunist. Ja pra kush me gjykon mua. Po postoj dosjen e nxjerrë sot nga Dervishët dhe Loloçët me fotografin­ë e marrë nga kartela e punës së tim ati nga arkiva e Ministrisë Brendshme, që është e fotokopjua­r dhe mbahet në shtëpinë e Kastriot Dervishit për të delegjimit­uar dhe më shantazhua­r mua", shkruan ai në FB. "Nuk ndodh në asnjë vend të botës që një ish- drejtor arkivash të marrë arkivën në shtëpi duke e kthyer në pronë të tij, për shantazhim, deligjimit­im të njerëzve të lirë, për t'u shërbyer strukturav­e kriminale të politikës, medias, dhe oligarkisë kriminale që po varros vendin dhe po detyron shqiptarët të largohen nga sytë këmbët. Ky është vetëm fillimi. Do te njoftoj Ambasadën Amerikane dhe atë Gjermane, për këto akte kriminale në shkelje të të drejtave të individit nëpërmjet shantazhit njësoj si sigurimi i shtetit dje me strukturat në vazhdim sot", vijon ai.

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania