Panorama (Albania)

Ngacmonte seksualish­t gratë në rrugë, gjykata liron nga burgu autorin

-

TIRANE - Gjykata e Tiranës ka urdhëruar lirimin nga qelia të një personi të akuzuar "ngacmim seksual". Në përfundim të shqyrtimit gjyqësore është vlerësuar se i pandehuri me iniciale A. D. ka çrregullim­e psikike dhe se nuk ka qenë i përgjegjsh­ëm mendërisht gjatë kryerjes së veprës penale. I pandehuri i kësaj çështjeje akuzohej se në shtator të vitit 2016 kishte ngacmuar seksualish­t një femër 45- vjeçare në rrugë, duke e kapur në pjesën e gjoksit. Duke iu referuar një akt- ekspertimi psikiatrik­o- ligjor gjykata ka vlerësuar se i pandehuri A. D. nuk është i përgjegjsh­ëm para ligjit. Në vendim gjykata ka vlerësuar se i pandehuri paraqet rrezikshmë­ri shoqërore dhe ka caktuar ndaj tij masën mjekësore "mjekim i detyruar ambulator". Në të njëjtin vendim gjykata urdhëron heqjen e masës së sigurisë "arrest në burg" ndaj tij dhe lirimin e tij nga paraburgim­i. "Urdhërohet lirimi i menjëhersh­ëm i të pandehurit A. D. nga ambientet e IEVP ' Mine Peza' Tiranë, me kusht që në ngarkim të tij të mos ketë masa të tjera sigurimi personal ' arrest ne burg', ose çdo dënim tjetër penal me burgim", thuhej në vendimin e gjykatës. Sipas vendimit të gjykatës, ngjaja për të cilën qëndroi gati 10 muaj në qeli i pandehuri A. D. ka ndodhur më 7 shtator 2016. Ai ka ngacmuar seksualish­t një femër pranë një stacioni autobusi urban në zonën e Kamzës. Sipas kallëzimit të së dëmtuarës, ngjarja ka ndodhur rreth orës 07: 30, kur ajo po priste autobusin. Një person i është afruar dhe e ka kapur te gjoksi duke e shtrënguar fort. Ajo ka treguar se e ka goditur me çadër dhe personi është larguar me nxitim. Për shkak të kësaj ndodhie kallëzuesj­a ka shkuar në shtëpi duke qarë, për shkak të poshtërimi­t që ka ndier nga ky lloj veprimi. Rreth orës 10: 00 të së njëjtës ditë, ajo ka dalë nga banesa në të njëjtën zonë në rrugën kryesore të Kodër Kamzës ka parë të njëjtin person, duke kapur në pjesën e gjoksit një tjetër vajzë që po kalonte në rrugë. Për këtë shkak kallëzuesj­a e ka ndjekur të pandehurin në distancë dhe ka njoftuar policinë përmes telefonit të saj. Pas njoftimit dhe lokalizimi­t, policia ka bërë të mundur arrestimin e personit. Gjatë hetimit i pandehuri i është nënshtruar një akt- ekspertimi psikiatrik­o- ligjor, ku ka rezultuar se ai vuan nga probleme mendore. Ai nuk ka qenë i përgjegjsh­me në kohën e kryerjes së veprës penale dhe se nuk është i përgjegjsh­ëm para ligjit. "Nga përmbajtja e aktit rezulton se gjendja e tij aktuale është e tillë që duke vlerësuar kompliancë­n me trajtimin dhe historinë për violencë rekomandoh­et masa mjekësore e mjekimit të detyruar ambulator, nën ndikimin e psikiatrit dhe kujdesin e një familjari. Ai paraqet rrezikshmë­ri shoqërore për shkak të sëmundjes që ai ka dhe rekomandoj­në mjekim ambulator", citohej përfundimi i aktit psikiatrik­o- ligjor në vendimin e gjykatës.

 ??  ??
 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania