Prokurori : Gjurmët nga Interpoli zbuluan Shallarin në vrasjen e Artan Cukut
Mbetjet biologjike u gjetën në xhepat e rrobave, "arrest në burg" të dyshuarit si ekzekutor i komisarit, s’pranon akuzën
Paraditen e djeshme, Mikel Shallari doli për herë të parë para Gjykatës për Krimet e Rënda.
I arrestuari 24- vjeçar, i dy- shuar si ekzekutori i ish- shefit të Policisë së Vlorës, Artan Cuku, nuk jepte përshtypjen e një njeriu të penduar. I veshur sportiv, me bluzë, xhinse dhe atlete, Shallari u shfaq i qetë në kafazin e hekurt të sallës së gjyqit. Me mjekrën mbështetur mbi dy duart e lidhura grusht, ai ndoqi me sy gjatë gjithë kohës çdo detaj të komunikimeve të prokurorit Henrik Ligori, teksa ky rrëfeu se ishte identifikuar Shallari si autor i dyshuar i ngjarjes dhe kërkoi izolimin e tij në qelitë e paraburgimit. Prokurori tha se nga hetimi i deritanishëm dyshohet se vrasja e Cukut ka ndodhur për motive gjakmarrjeje dhe se Prokuroria shtriu hetimet paralelisht dhe në dy pista te tjera. Shallari u përfaqësua nga një mbrojtëse e caktuar kryesisht nga gjykata. Ai nuk pranoi të flasë në lidhje me akuzën. "Për momentin nuk kam asgjë për të shtuar", tha Shallari, pak sekonda pasi mbrojtësja Edlira Naqellari kërkoi një masë më të butë sigurie për të. "Do konsultohem me avokaten dhe do të flas në një moment tjetër", shtoi ai. Më herët, gjyqtari Kurushi i shpjegoi të dyshuarit të drejtën për të dhënë ose jo deklarime dhe faktin se deklarimet e dhëna prej tij në sallën e gjyqit mund të përdoreshin kundër tij në një proces gjyqësor në të ardhmen, ku ai mund të jetë i pandehur. Pasi u njoh me pretendimet e palëve, gjykata caktoi masën e sigurisë "arrest në burg" për 24- vjeçarin, i dyshuar për akuzën e "vrasjes me paramendim për hakmarrje apo gjakmarrje", kryer në bashkëpunim. Gjatë zhvillimit të seancës, në sallën e gjyqit, përveç gazetarëve dhe punonjësve të Policisë, nuk ishte i pranishëm asnjë familjar i tij.
GJURMIMI I AUTORIT
Gjatë leximit të kërkesës për caktimin e masës "arrest në burg", prokurori i Krimeve të Rënda, Henrik Ligori, rrëfeu në mënyrë kronologjike hetimin që kishte çuar në emrin e Shallarit si i dyshuar për vrasjen. Sipas prokurorit, ngjarja e 8 prillit 2017, ku rreth orës 20: 08 u vra me armë zjar- ri ish- oficeri i policisë Artan Cuku, dyshohet se ka ndodhur për motive gjakmarrjeje. "Në vitin 2005 Agim Daka është vetëvrarë në ambientet e komisariatit të Policisë nr. 4 në Tiranë, teksa po merrej në pyetje nga Artan Cuku. Familja e Dakës nuk e pranoi vetëvrasjen. Nga ana e Prokurorisë për Krimet e Rënda u hetua paralelisht se vrasja mund të kishte ndodhur për shkak të detyrës së Artan Cukut si oficer policie, si edhe për konflikte të mundshme që ai mund të ketë pasur si drejtues i një kompanie policie private", thuhej në kërkesën e prokurorisë. Nga ana e Policisë Gjyqësore është bërë administrimi i pamjeve filmike të kamerave të sigurisë të disa bizneseve që ndodhen pranë zonës së ngjarjes. Sipas Prokurorisë, nga analizimi i pamjeve filmike është bërë i mundur ndjekja e lëvizjeve të autorit të dyshuar të ngjarjes deri te sheshi "Willson".
ADN- JA "TRADHTOI" SHALLARIN
Nga pamjet filmike është vënë re që autori ka lëvizur me duar në xhepat e një bluze sportive që mbante veshur. Gjatë kësaj rruge, saktësoi prokurori, autori i dyshuar ka hequr nga trupi veshjen sportive, pjesën e sipërme dhe të poshtme të saj dhe i ka hedhur në një kazan mbeturinash. Këto rroba janë gjetur nga ana e Policisë Gjyqësore dhe janë sekuestruar në cilësinë e provës materiale. Nga gjurmët biologjike të gjetura në xhepat e bluzës sportive të hedhura nga autori i dyshuar është përfituar një profil gjenetik, që i përket një personi të seksit mashkull. Profili gjenetik ADN i përftuar u shpërnda nga INTERPOL Tirana në zyrat e tjera të INTERPOL, me qëllim verifikimin e ndonjë përputhjeje të mundshme. Sipas Prokurorisë, INTERPOL Berna në Zvicër ka sinjalizuar për përputhjen e këtij profili gjenetik me profilin e shtetasit Mikel Shallari, me kombësi shqiptare, i cili kishte qenë i arrestuar në Zvicër për vepra penale në lidhje me narkotikët. INTERPOL Berna i ka përcjellë INTERPOL Tiranës të dhënat e shtetasit Mikel Shallari, si edhe një tabelë të gjurmëve daktiloskopike, gjurmët e gishtave të tij. "Pas sigurimit të këtyre provave dhe vërejtjes së përputhshmërisë së profilit gjenetik, më 10 qershor 2017, u urdhërua ndalimi i shtetasit Mikel Shallari si ekzekutori i vrasjes së Artan Cukut, urdhër që u ekzekutua nga Policia e Shtetit dhe më pas edhe arrestimi i tij si i dyshuar për vrasjen. Në ambientet e policisë ai mohoi akuzën. Nga ana e oficerëve të Policisë Gjyqësore i janë bërë me dije dhe shpjeguar edhe lehtësitë që ai do të përfitojë në rast të bashkëpunimit me prokurorinë për zbardhen e plotë të rrethanave të ngjarjes", thuhej në kërkesën e Prokurorisë.