Panorama (Albania)

Ura e Zvërnecit, 70 turistë nuk vizitojnë manastirin

Edhe këtë sezon ura e shkatërrua­r. Punimet për projektin e Bashkisë shumë të ngadalta

-

Edhe për këtë sezon turistik, ura e Zvërnecit dhe manastiri do të jenë të aksesueshë­m me mjaft vështirësi. Investimi nuk dihet ende se kur do të përfundojë, pavarësish­t se punimet kanë nisur.

Fondi i akorduar për ndërtimin e urës është 36 milionë lekë. Disa muaj më parë, Bashkia trumbetoi se kjo urë do të ishte gati për pak ditë duke garantuar se në këtë sezon projekti i ri do të konkretizo­hej. Por, me sa duket, edhe këtë sezon ura nuk do të jetë gati e, për rrjedhojë, mjaft turistëve do t'u duhet të kthehen të zhgënjyer pa e vizituar manastirin. Për vetë vendndodhj­en gjeografik­e, bukuritë natyrore, si dhe objektin e kultit në të, mjaft turistë vendës dhe të huaj shfaqin interes për ta vizituar.

Ura u dëmtua krejtësish­t në përmbytjet e vitit 2014, duke bërë që prej asaj periudhe e deri më sot manastiri të braktiset nga vizitorët. Tashmë e vetmja rrugë që të çon në kishën e "Shën Mërisë" është nëpërmjet varkave me pagesë. Kjo e ka ulur ndjeshëm numrin e vizitorëve. Ndërtimi i urës së manastirit të "Shën Mërisë" në Zvërnec mbetet në fazat kur punimet pritet të ristartojn­ë sërish, ndërsa edhe pse deri më tani ka pasur punime të vogla, ato janë kryer me ritme të ulëta. TURISTET Ura e Zvërnecit lidh manastirin me zonën e fshatit, ndërkohë që mbetet një nga zonat turistike me më shume atraksion në Vlorë, sidomos për ata që vijnë nga vende të tjera. Manastiri ka tërhequr prej vitesh me qindra e mijëra turistë. Edhe gjatë këtyre ditëve, vizitat nuk mungojnë, pavarësish­t faktit se mundësia për të arritur në manastir vështirëso­het dhe lëvizja kryhet me varka. Pagesa shkon në 200 lekë për person.

Rreth 70 turistë të huaj kanë pasur si destinacio­n edhe gjatë kësaj të enjte ( dje) Manastirin e Zvërnecit, por vetëm një pjesë e tyre pati mundësinë të shijojë atraksione­t që të ofron ishulli, apo edhe kisha në të. "Gjendemi në një zonë shumë të bukur, por jo të gjithë arritëm të jemi në manastir, pasi ka probleme me urën. Nuk mund të udhëtojmë të gjithë me varkë, pavarësish­t se distan- ca mbetet e vogël. Ky është një vend i mrekullues­hëm dhe me të vërtetë që Vlora ofron peizazhe të bukura. Pavarësish­t vështirësi­ve që kemi hasur, do të rikthehem duke shpresuar që kur të jem në Vlorë, ura të jetë rregulluar. Një i huaj që vjen në këtë zonë, nuk duhet ta humbasë këtë mrekulli", shprehet një nga turistët që dje nuk arriti dot ta vizitonte ishullin për shkak të mungesës së urës. Manastiri i Zvërnecit dhe zona përreth kanë dyndjen më të madhe kryesisht në mesin e muajit gusht, 14 dhe 15 gusht, ndërsa qindra dhe mijëra besimtarë festojnë në këtë zonë ditën e Shën Mërisë.

 ??  ?? Turistët e huaj në varkë për të vizituar manastirin
Turistët e huaj në varkë për të vizituar manastirin
 ??  ?? Projekti për urën e Zvërnecit
Projekti për urën e Zvërnecit
 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania