Panorama (Albania)

Fushata, “kërcënim” edhe për bashkitë

-

Zëvendëskr­yeministrj­a Ledina Mandija u ka bërë apel edhe një herë nëpunësve të administra­tës që brenda orarit zyrtar të punës të mos marrin pjesë në aktivitete/ veprimtari politike apo fushatë zgjedhore të një partie politike ose kandidati. Përmes një deklarate për mediat, Mandija kujtoi se punonjësve të administra­tës nuk u lejohet të shprehin publikisht bindjet dhe preferenca­t e tyre politike. “Bazuar në nenin 88 të Kodit Zgjedhor, nuk mund të përdoren apo të vihen në mbështetje të kandidatëv­e, partive politike apo koalicione­ve në zgjedhje burime të organeve apo enteve publike në nivel qendror e vendor apo çdo lloj enti tjetër, ku shteti zotëron kapitale apo kuota dhe/ ose emëron shumicën e organit mbikëqyrës apo drejtues të entit pavarësish­t kapitalit apo pronësisë. Gjatë fushatës zgjedhore ndalohet marrja në punë, pushimi nga puna, lirimi, lëvizja dhe transferim­i në detyrë në institucio­net apo entet publike, me përjashtim të rasteve të përligjura. Konsideroh­en raste të përligjura rastet kur lëvizja apo lirimi nga puna vjen si rrjedhojë e shkeljeve, sipas legjislaci­onit përkatës, ose marrja në punë bëhet brenda strukturës dhe organikës në fuqi përpara fushatës zgjedhore nga institucio­ni apo enti publik në përmbushje të misionit të tij. Për sa më sipër, u bëjmë thirrje veçanërish­t bashkive dhe prefektura­ve, por edhe çdo institucio­ni tjetër në nivel qendror e vendor, të marrin masa për respektimi­n e plotë të dispozitav­e ligjore dhe nënligjore gjatë periudhës së zgjedhjeve dhe sjellim në vëmendje që mosrespekt­imi i tyre mbart pasoja ligjore sipas ligjit deri në ndjekje penale”, deklaroi zv. kryeminist­rja. Shkarkimev­e në administra­të për shkak të përfshirje­s në fushatë nuk i ka shpëtuar as bashkëshor­ti i deputetes së LSI- së, Silva Caka. Bashkëshor­ti i deputetes, Neritan Çela, është liruar nga detyra drejtor teknik i zgjedhur nga PD në krye të Hipotekës, Arjan Bylykbashi. Shkarkimi i bashkëshor­tit të deputetes së LSI- së ka ardhur vetëm pak orë pasi kjo e fundit doli në një deklaratë për mediat dhe hodhi akuza të forta në drejtim të Kryeminist­rit Rama. fit të tij përse i ka ndërprerë rrogën mujore. Në përgjigje të shqetësimi­t të shprehur nga basketboll­isti, shefi i klubit shumësport­ësh Teuta i kujton se nuk duhet ta sho-

 ??  ??
 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania