Panorama (Albania)

Rama: Na jepni timonin, do rrisim ekonominë 5 për qind

“Partitë e vogla i turren tepsisë së pushtetit për copa”

- ARISTIR LUMEZI

Kryeminist­ri Rama kërkoi dje votat e banorëve të Delvinës dhe Sarandës, që të qeverisë i vetëm dhe pa aleatë pas 25 qershorit.

Gjatë një takimi elektoral në Delvinë, Rama tha se duke qeverisur e vetme, PS do ta çojë ekonominë në një rritje prej 5 për qind. “Mos na lini njeri në prehër, të na ngecë makina. Se për atë punë janë ata të na thonë kthehu atje se më shpëtoi, mbaje këtu se kam nevojë. Po na e dhatë timonin vetëm neve, do ta çojmë ekonominë mbi 5 për qind në rritje. Dy gishtat i kemi ne tani, ne të na votojnë dhe demokratët ky thotë hajdeni pas berihajit se unë dua atje, pse ajo karrigia nuk mban njeri tjetër përveç Vangjelit”, tha Rama. Sipas tij, “partitë e vogla me votat e popullit shkojnë edhe i turren tepsisë së pushtetit duke bërë copa administra­tën”. “Na ndihmoni dhe më ndihmoni që të bëjmë për Shqipërinë, për ju, për gjithë pa dallim socialistë dhe demokratë, atë që nuk është bërë në 27 vjet. Të bëjmë një administra­të shtetërore model”, tha Rama.

AKUZAT Kreu i qeverisë ka akuzuar kryetarin e PD-së për premtimet ekonomike që ai ka bërë ditët e fundit ën fushatë. Ai e ka krahasuar Bashën me Suden, ish- drejtuesen e një prej skemave piramidale të vitit 1997. “Del tani edhe thotë se unë jam Kryeminist­ri i ekonomisë. E kam përgatitur programin thotë me njerëz të Kancelares Merkel, me një fjalë me ca që banojnë përballë. Nuk do ketë pensione nën 250 mijë lekë thotë. O Sude, na fal se paske qenë më e ndershme financiari­sht. Se nuk do ketë pensione nën 250 mijë lekë, i bie që të shkojë borxhi mbi 100% dhe të bëhet hataja. Taksat do ulen dhe ushqimi do jetë falas. TVSH do ulet dhe rrogat do fluturojnë në qiell. Dhe nën shembullin e Presidenti­t Trump thotë do të bllokoj doganat, dmth mbaroni një herë domatet tuaja, se domatet e huaja nuk i lë unë. Po kush je ti?! Kjo është një barsaletë e gjitha. Dhe më thotë mua: mos trego barsaleta”, u shpreh Rama. Edhe aleati i tij, Vangjel Dule, ishte në qendër të kritikave të tij në takimin që zhvilloi në Bashkinë minoritare të Finiqit. Rama tha se qeveria ka dhënë mbështetje për partitë e minoriteti­t grek. “” Si do ja bëjnë tani çamët? Ky Vangjeli u nderua në PS siç nuk është nderuar asnjë përfaqësue­s i minoriteti­t, u bë nënkryetar i Kuvendit sapo u zgjodh Idrizi pas ca kohësh dha dorëheqjen. Pse e dha dorëheqjen? Se nuk bashkëjeto­nte me çamët, secili është përfaqësue­s i atyre që përfaqëson, pse duhet të ikte ky nga nënkryetar Kuvendi?

Na shfaqet me Dashin e Havasë dhe vjen këtu e thotë unë e Dashi do bëjmë republikën e re. Asnjë votë Dules se është vota më e pavlefshme, është vota e një verbërie të pashoqe, ai do të përfaqëson­te minoriteti­n atje, por s’më ka ardhur një herë në 44 muaj kryeminist­ër, s’mu shfaq një herë të më kërkojë një investim, zgjidhje për një problem njerëzor”, u shpreh Kryeminist­ri Rama.

 ??  ?? Rama gjatë fushatës
Rama gjatë fushatës

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania