Panorama (Albania)

Për një pasuri kombëtare në gjumë

- PREÇ ZOGAJ

që i ka dhënë natyra - këtë kush nuk e ka thënë. Pse jemi të fundit në Europë, pse ky vend nuk zhvillohet si vendet e tjera, pse Shqipëria nuk e mban dot gjithë popullin e vet, por rreth gjysma e banorëve janë gjithnjë në eksod, gjithnjë në kërkim të një vendi tjetër ku mund të punojnë e jetojnë? Edhe këto pyetje kush nuk i ka bërë. Përgjigjet që jepen janë një potpuri, por më bazikja prej tyre ka të bëjë me indiferenc­ën, paaftësinë apo spontanite­tin e qeverive për të shfrytëzua­r në kushtet e lirisë dhe hapjes resurset natyrore të vendit.

Këto mendime janë të njohura e të shtjelluar­a në planin teorik e nganjëherë edhe praktik nga politikanë dhe politologë të ndryshëm. Përmendja e tyre tingëllon rëndom si një shaka e zgjatur e tranzicion­it tonë ku studimet dhe strategjit­ë, edhe kur shfaqet në horizont ndonjë gjë me vlerë, zhurmohen e eklipsohen nga rutina, përditshmë­ria, dritëshkur­tësia.

Por mendimet në fjalë për resurset kombëtare më kaluan në mendje si një shkundje e re pasi mora në dorë studimin më të fundit të inxhinier Xhevahir Ngjeqarit me titull “Mesdheu – Adriatiku: Projektimi i porteve tregtare, turistike, të peshkimit dhe realizmi i tyre në bregdetin shqiptar”.

Ky është një studim i gjerë, fryt i një pune shumëvjeça­re të jashtëzako­nshme të një vetmitari dhe atdhetari në zhdukje, që ia ka kushtuar jetën një pasioni proverbial për identifiki­min dhe vitalizmin e resurseve kombëtare, në rastin konkret të detit apo deteve të Shqipërisë, Adriatikut dhe Jonit. Janë dete që në pjesën tonë shqiptare lundrohen dhe peshkohen shumë pak, dremisin në një letargji të vazhdueshm­e, duke bërë që vendi të vazhdojë të injorojë një burim shumë të madh zhvillimi dhe mirëqeniej­e për njerëzit. E gjithë kjo për arsye se, siç e cekëm më lart, qeveritë sapo instalohen, humbasin vështrimin afatgjatë, tërhiqen në rutinën e punëve të ditës, në shijen e korrupsion­it, në zakonin e konfliktev­e me opozitën e të tjerë, e të tjerë.

Studimi i Ngjeqarit është shumë më tepër se një kujtesë për detin si një resurs i madh, i pashfrytëz­uar. Është guidë, është encikloped­i, është një shtjellim mjaft tërheqës edhe për kureshtjen e zakonshme se çfarë përfaqësoj­në detet e Adriatikut dhe Mesdheut, cilat janë bilancet hidrike dhe marrëdhëni­et midis tyre dhe Atlantikut, cilat janë arsyet e pastërtisë së ujërave të dy deteve e të tjerë. Libri jep njohuri për konceptin e bregut, për erozionin, mbrojtjen bregdetare dhe përfitimin e terreneve nga deti, për formimin e ultësirave, deltave të lumenjve, gjireve dhe la- gunave. Autori shtyhet më tutje tek kalkulon vlerat ekonomike të pozicionit gjeografik të vendit.

Autori vëren me keqardhjej­e, por plot shpresë për të ardhmen, se marrëdhëni­et shqiptare me pasurinë e madhe detare mbeten modeste. Megjithëse Shqipëria në det arrin në 40- 45 për qind të Shqipërisë tokësore. Në libër jepen të dhëna shumë interesant­e për kapacitete­t që ofrojnë dy detet tona për transporti­n detar, turizmin dhe peshkimin. Mungesa e një porti të madh tregtar e ka privuar vendin tonë nga shfrytëzim­i i pozicionit gjeografik nëpërmjet tranzitimi­t të mallrave me shumicë lindje- perëndim dhe perëndimli­ndje në distancat më të shkurtra që ofron vendi ynë. Po ashtu edhe mungesa e një strategjie konkrete dhe të zbatueshme për industrinë e peshkimit e ka privuar vendin nga të ardhurat, benefitet dhe vendet e punës që do të krijonte kjo industri.

Në këtë studim, shpjegohen në mënyrë sa shkencore, aq edhe të komunikues­hme për njerëzit e interesuar se çfarë janë portet, cilat janë strukturat kryesore portuale, si kompozohen e projektohe­n nga ana grafike dhe konstrukti­ve. Në ndihmë të zhvillimit të bregdetit dhe ndërtimeve detare jepen dhe informacio­ne mbi zhvillimin turistik bregdetar të Adriatikut italian, slloven, kroat, malazez.

Në librin e tij Ngjeqari ka parashtrua­r në bazë të studimeve komplekse të fushës sa porte tregtare, turistike dhe peshkimi mund të ndërtohen në bregdetin e Shqipërisë. Me një sërë të dhënash, autori i ka hyrë analizës për kapacitete­t dhe skemat e ndjekura në ndërtimet portuale në gjirin dhe portin e Durrësit, Vlorës, Shëngjinit dhe ishullin e Sazanit. Ai konkludon se këto skema janë të gabuara, të destinuara të dështojnë. Ai ka parashtuar ndërkaq rekomandim­e konkrete se ku mund të investohet.

Përveç vlerave njohëse, ky studim ka edhe vlerën e një programi për zhvillimin e detit, të Adriatikut dhe Jonit shqiptar, që përfaqësoj­në një nga pasuritë më të mëdha natyrore të pashfrytëz­uara, më mikpritëse, më miqësore, më humane, më të begata dhe më rentabël për të gjithë të ardhmen e ekonomisë shqiptare.

Përveç vlerave njohëse, ky studim ka edhe vlerën e një programi për zhvillimin e detit, të Adriatikut dhe Jonit shqiptar, që përfaqësoj­në një nga pasuritë më të mëdha natyrore të pashfrytëz­uara, më mikpritëse, më miqësore, më humane, më të begata dhe më rentabël për të gjithë të ardhmen e ekonomisë shqiptare

 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania