Panorama (Albania)

Kin: Murinjo është një arrogant i pandreqshë­m

-

Legjenda e Mançester Junajtid, Roi Kin, rikthehet të sulmojë Zhoze Murinjon dhe paralajmër­on edhe Uejn Runin. Irlandezi e ka akuzuar Specialin se vazhdon të mbetet arroganti i pandreqshë­m dhe se në "Old Trafford" vijon të tregojë se i mungon modestia. "Është për të ardhur keq, sepse do të na pëlqente që të shihnim pak më shumë modesti. Por ju e dini, sapo Junajtid të niste të fitonte disa ndeshje radhazi, ai do të rikthehej ai arroganti i dikurshëm. Nuk ka asnjë mundësi që Uejn Runi të shkojë në Kinë. Ai mund të luajë ende futboll në nivelin më të lartë në Angli, Gjermani, Spanjë dhe Itali. Të shkonte në Kinë? Një çmenduri. Ai është 31 vjeç dhe ka shumë për të dhënë ende në Europë", komentoi Kin për "ITV".

FA Cup/ Mou thumbon Sitin: S'luajmë me rezervat si ata

Zhoze Murinjo këmbëngul se nuk do të ndjekë shembullin e Sitit, duke luajtur me një skuadër rezervash ndaj Çelsit në çerekfinal­et e FA Cup. Junajtid ka një kalendar të ngjeshur dhe portugezi sulmoi FA- në që e vendosi datën e ndeshjes me Çelsin më 13 mars, mes dy takimeve të tyre të ardhshme në 1/ 8- at e Ligës së Europës. "Jam i surprizuar që vendimi u mor përpara hedhjes së shortit tonë në Europë. Sepse në këto momente nuk e dimë kundër kujt do të luajmë. Imagjinoni, do të luajmë ndaj Çelsit të hënën dhe pastaj mund të shkojmë në Rusi, Turqi apo Greqi. Por unë s'mund të luaj ndaj Çelsit me ekipin e U- 21, siç bëri Siti vitin e shkuar. Ne jemi Mançester Junajtid", tha trajneri.

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania