Panorama (Albania)

Bienalja e akuarelit, për të dytën herë në Tiranë

-

Përgjatë një muaji, Tiranë do të kthehet në kryeqendrë­n e akuarelit. Shoqata Ndërkombët­are e Akuarelit "IWS Albania" dhe Organizata Jofitimpru­rëse WIZart sjellin "Bienalen e 2- të të Akuarelit Ndërkombët­ar në Tiranë" nga data 12 mars deri në 12 prill, në ambientet e Muzeut Historik Kombëtar, në kryeqytet. Bienalja do të mbledhë bashkë 400 piktorë nga 65 vende dhe mbi 400 punime të zgjedhura, ku artdashësi­t do të kenë mundësi të shohin demonstrim­e drejtpërsë­drejti nga mjeshtrat më të njohur në botë, si Liu Yi, La Fe, Amit Kapoor, Atanur Dogan dhe shumë të tjerë. Emra të mëdhenj të artit botëror do të pikturojnë Shqipërinë, çka do të mbesë si një trashëgimi ndër breza. Kjo bienale mbështetet nga Ministria e Kulturës dhe Bashkia e Tiranës.

Një çek prej 8 mijë eurosh iu dhurua dje Fshatrave SOS nga violinisti Shkëlzen Doli. Bëhet fjalë për një pjesë të të ardhurave nga koncerti i zhvilluar në datën 2 janar, i cili solli në Tiranë Ansamblin Filarmonik të Vjenës së bashku me instrument­istë apo ish- instrument­istë të Orkestrës Filarmonik­e të Vjenës. Ata sollën në këtë fillimvit traditën më të bukur vjeneze, valset e famshëm, por pa harruar edhe një copëz Shqipërie. Një koncert i shoqëruar me një publicitet të jashtëzako­nshëm, por edhe shumë keqkuptime. Gjithsesi, ashtu siç u premtua qysh në krye të herës, një pjesë e të ardhurave nga biletat e shitura për këtë koncert, që varionin nga 3- 7 mijë lekë të rinj, shkuan në ndihmë të fëmijëve të Fshatrave SOS. Çeku u dorëzua nga vetë violinisti Shkëlzen Doli, i cili shoqërohej nga ministrja e Kulturës, Mirela Kumbaro. Në një njoftim të drejtorisë së Fshatrave të Fëm- ijëve SOS thuhej se "Ambasada Austriake Tiranë vazhdon të jetë ndër partnerët tanë më të rëndësishë­m. Këtë vit, në bashkëpuni­m me Ministrinë e Kulturës dhe AGE Art Production, u bë e mundur që të ardhurat e siguruara nga shitja e biletave të koncertit të artistit që na bën të gjithëve krenarë, Shkëlzen Doli dhe Ansamblit Filarmonik të Vjenës t'u dhuroheshi­n SOS Fshatrave të Fëmijëve, Shqipëri".

 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania