Panorama (Albania)

Grabitja në Rinas, Dash Kupa: Isha në piceri kur ndodhi krimi

- Dash Kupa

TIRANE – Dash Kupa, i arrestuar pak ditë më parë si pjesë e grabitësve të parave të bankave në rrugën e Rinasit, mohoi dje në Gjykatën për Krimet e Rënda që të kishte gisht në këto ngjarje. I paraqitur në gjykatë për caktimin e masës së sigurisë, Kupa pretendoi pafajësi dhe kërkoi lirim nga qelia. Por gjykata, bazuar në kërkesën e prokuroris­ë, dha vendimin për masën e sigurisë “arrest në burg”. Burime brenda seancës së zhvilluar me dyer të mbyllura theksuan se Kupa ka pretenduar se ka prova përmes të cilave fakton se nuk ka qenë në aksin “Kthesa e KasharitRi­nas” në kohën kur ndodhi ngjarja. Ai ka pohuar se ka qenë në ambientet e lokalit të tij në zonën e Fushë- Krujës, ku edhe është filmuar nga kam- erat e sigurisë. Kupa ka pohuar se ka edhe dëshmitarë, që e provonin këtë fakt. Ndërsa mbrojtësi i Kupës, avokati Ilir Murati, ka pretenduar se nuk i janë vënë në dispozicio­n të gjitha aktet e dosjes. Pretendime­t e Kupës dhe mbrojtësit të tij janë kundërshtu­ar nga ana e përfaqësue­sit të akuzës në sallën e gjyqit. Bazuar në dëshmitë e marra nga disa prej të arrestuarv­e të tjerë, prokurori ka pohuar se ekzistojnë dyshime se Kupa është një nga organizato­rët e vjedhjeve të ndodhura më 3 dhjetor 2015 dhe më 9 shkurt 2017. Sipas Prokuroris­ë, Kupa është përmendur në dëshminë e dhënë nga ana e të arrestuari­t Admir Çerpja, i cili ka pranuar të bashkëpuno­jë me Prokurorin­ë. Po ashtu, informacio­n në lidhje me rolin dhe veprimet e Kupës në grupin e grabitësve është siguruar edhe nga të arrestuari­t e tjerë të kësaj dosjeje, që kanë pranuar të japin detaje mbi grabitjet. Pasi u njoh me pretendime­t e palëve, Gjykata pranoi kërkesën e Prokuroris­ë për lënien e tij në qeli gjatë hetimeve, duke e çuar në gjashtë numrin e personave të lënë në “arrest në burg” në lidhje me grabitjen e eskortave të shoqërimit të vlerave monetare në rrugën e Rinasit. Të arrestuari­t e tjerë në lidhje me këtë dosje janë Fatjon Xhyliu, Ditjon Memlika, Neim Avdulaj, Ernes dhe Admir Çerpja. Hetimi në ngarkim të tyre nisi nga Prokuroria e Tiranës, por më pas i kaloi për kompetencë Prokuroris­ë për Krimet e Rënda pas dyshimeve dhe provave, që faktonin se grupi kishte funksionua­r në formën e një grupi të strukturua­r kriminal.

 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania