Panorama (Albania)

Pezullohen prokurorët e 3 vrasjeve

Llalla urdhëron nisjen e hetimit për korrupsion ndaj Selmanit e Muçës

-

Dy prokurorë të Prokuroris­ë së Përgji thshme u pezulluan nga detyra dje nën dyshimet se kanë kryer korrupsion e shpërdorim detyre me dosjen e vrasjes së trefishtë të ndodhur në Vlorë, në prill 2015.

Ngjarja e papreceden­të për Prokurorin­ë shqiptare prej dekadash, ndodhi vetëm pak orë para se në Gjykatën e Lartë të jepej vendimi ndaj tre personave të akuzuar për krimin e trefishtë të njohur edhe si "masakra e Çoles". Zyra e shtypit e organit të akuzës tha dje se Prokurori i Përgjithsh­ëm, Adriatik Llalla, pezulloi nga detyra shefen e Drejtorisë Gjyqësore, Alma Muça, dhe prokurorin e Prokuroris­ë së Përgjithsh­me, Artur Selmani, si edhe urdhëroi nisjen e hetimit ndaj tyre, për shkak të qëndrimit të dyshimtë që është mbajtur në Gjykatën e Lartë, ku po shqyrtohet rekursi për një ngjarje të rëndë në Vlorë, ndodhur në vitin 2015, ku kanë mbetur të vdekur 3 persona, pas një konflikti të armatosur. Sipas njoftimit zyrtar, Prokuroria e Vlorës dhe më tej, Prokuroria e Apelit, kanë gjetur mbështetje­n e gjykatave respektive, të cilat kanë vendosur dënime maksimale për 3 personat e akuzuar për ngjarjen. Një prej të akuzuarve është dënuar me burgim të përjetshëm, ndërsa dy prej të pandehurve janë dënuar me 35 vjet burg nga Gjykata e Apelit Vlorë. Pas këtij vendimi, ata kanë dorëzuar rekurs në Gjykatën e Lartë, në të cilën kishin paraqitur pretendime­t e tyre lidhur me akuzat dhe dënimet. "Gjatë shqyrtimit të rekursit në Gjykatën e Lartë, prokurori i çështjes, Artur Selmani, jo vetëm që nuk ka mbështetur qëndrimet e mëparshme të Prokuroris­ë, por ai ka kërkuar pushimin e akuzave shumë të rënda, për të cilat të pandehurit ishin dënuar maksimalis­ht në dy shkallët e gjyqësorit në Vlorë", tha Prokuroria. Sipas burimeve zyrtare, për këtë qëndrim të dyshimtë, prokurori Selmani pretendon se e ka diskutuar me shefen e Drejtorisë Gjyqësore, Alma Muça. "Prokurori i Përgjithsh­ëm, i vënë në dijeni për situatën, pasi prokurori Selmani e kishte prezantuar qëndrim e tij në Gjykatën e Lartë, ka urdhëruar menjëherë pezullimin e tij dhe të shefes Alma Muça, si edhe ka urdhëruar nisjen e hetimit për veprat penale të ' Korrupsion­it pasiv të gjyqtarëve dhe prokurorëv­e….' dhe ' Shpërdorim detyre', me qëllim për të zbuluar shkaqet e këtij qëndrimi", njoftoi Prokuroria.

HETIMI

Gjykata e Apelit Vlorë, më datë 1 nëntor 2016, ka vendo- sur lënien në fuqi të vendimit të dhënë nga shkalla e parë më 20 janar 2016. Dy gjykatat në Vlorë kanë vendosur deklarimin fajtor të Aleksandër Llanajt me burgim të përjetshëm, duke e dënuar me 35 vjet burg si pasojë e gjyqit të shkurtuar. Bertil Alliaj është dënuar me 35 vjet burg, duke i bërë uljen e 1/ 3 së dënimit nga gjyqi i shkurtuar, ndërsa Ani Begaj ka marrë të njëjtin dënim, 35 vjet heqje lirie dhe ka përfituar uljen e 1/ 3 së dënimit nga gjykimi i shkurtuar. Në kundërshti­m me këto dënime të formës së prerë, prokurori Artur Selmani ka kërkuar në Gjykatën e Lartë, pasi çështja erdhi aty, që: Vendimi i Gjykatës së Apelit Vlorë të ndryshohet për sa i përket të gjykuarit Aleksandër Llanaj, duke e deklaruar atë fajtor për ve- prën penale të vrasjes nga pakujdesia në dëm të shtetasit Albi Limaj, dhe caktimin e një dënimi prej 4 vjet burgim, për këtë vepër penale. Prokurori ka kërkuar që Kolegji Penal t'i pranojë si të bazuara pretendime­t e paraqitura në rekurset e tyre nga të gjykuarit Ani Begaj dhe Bertil Alliaj për sa u përket akuzave të vrasjes me dashje në dëm të shtetasve Haki Rakipi dhe Ardi Velaj, duke lënë në fuqi vetëm fajësinë dhe dënimet përkatëse të tyre për veprën penale të armëmbajtj­es pa leje. Nga Prokuroria thuhet se qëndrimi i mbajtur në Gjykatën e Lartë nga prokurori Selmani ka qenë i pakonsultu­ar me askënd tjetër, pasi prej muajsh ka hyrë në fuqi tashmë korniza ligjore që u jep prokurorëv­e pavarësi në vendimmarr­je.

 ??  ?? Policia në lokalin ku ndodhi masakra në Vlorë
Policia në lokalin ku ndodhi masakra në Vlorë
 ??  ?? Prokurori Artur Selmani
Prokurori Artur Selmani
 ??  ?? Aleksandër Llanaj
Aleksandër Llanaj
 ??  ?? Bertil Alliaj
Bertil Alliaj
 ??  ?? Ani Begaj
Ani Begaj

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania