Panorama (Albania)

Pensionet, shtesa e re për ushqimet dhe dritat

Zbardhet relacioni për rritjen e pensioneve. Qeveria krijon shportën e re të shpenzimev­e. Sa kompensohe­n ushqimet dhe çmimi i dritave

- ADA HAZIZOLLI

Indeksimi me 3% i pensioneve këtë vit nuk është i rastësishë­m, por diktohet prej krijimit të shportës së konsumit për familjet pensionist­e.

Kur kemi hyrë në vitin e tretë të zbatimit të skemës së re, qeveria ka vënë dorë në listën e mallrave dhe shërbimeve që janë të nevojshme për jetesën e pensionist­ëve duke krijuar një shportë të posaçme, e cila është përdorur më tej si referuese për masën e indeksimit. Ky diferencim duhej të ishte bërë që pas reformimit të skemës së re të pensioneve në 2015- n, e cila ka hequr konceptin e rritjes së mirëfilltë, duke lejuar vetëm indeksim. Por në dy vitet e kaluara, masa e indeksimit është caktuar mbi bazën e shportës së konsumit për një familje normale, ndaj edhe shtesa e miratuar ka qenë e ulët, përkatësis­ht 1.4% në vitin 2015 dhe 1.6% vjet.

SHPENZIMET Gazeta zbardh sot relacionin e qeverisë “Mbi listën e grupmallra­ve dhe shërbimeve të zgjedhura për llogaritje­n e indeksit të ndryshimit të çmimeve të shportës së pensionist­ëve”. Në këtë dokument vihet në dukje se nevojat e të moshuarve nuk janë të njëjtat me ato të një familjeje normale, e cila shpenzon më tepër për veshje, orendi dhe transport, ndërsa shpenzimet e pensionist­ëve orientohen kryesisht te ushqimet dhe kujdesi shëndetëso­r. Konkretish­t, nga vlerësimi i bërë, rezulton se të moshuarit shpenzojnë më tepër para për të konsumuar ushqime dhe pije joalkoolik­e. Shpenzojnë më tepër po ashtu për shëndetin, si edhe u është përllogari­tur një kosto më e lartë për shpenzime të tjera që mund të vijnë nga frekuentim­i i kafeneve dhe restorante­ve. Në raport me një familje normale, kanë zero shpenzime për arsimin dhe harxhojnë më pak për një grup mallrash dhe shërbimesh, siç janë veshjet, qiraja, transporti. Të reduktuara janë edhe shpenzimet që u dedikohen aktivitete­ve që mund të jenë të natyrës kulturore apo argëtuese. “Krahasuar me strukturën e përgjithsh­me të mallrave, struktura e shportës së pensionist­ëve ka disa ndryshime thelbësore. Ajo nuk parashikon shpenzime për shërbimin arsimor. Grupi ‘ ushqime dhe pije joalkoolik­e’ përbën 58.8% të nevojave kundrejt 36.1% që përfaqëson ky grup në shportën e përgjithsh­me. Ka një ndryshim thelbësor në ulje edhe në grupin ‘ pije alkoolike e duhan’, apo në grupin ‘ veshje dhe këpucë’”, thuhet në relacion. Mbi bazën e shportës së re është përcaktuar edhe masa e indeksimit. “Grup- mallrat dhe shërbimet e përzgjedhu­ra, peshat e këtyre grupeve në totalin e nevojave, si dhe përdorimi i ndryshimit të indeksit mesatar vjetor të çmimeve përcakton më me shumë saktësi ndryshimin e çmimeve dhe ndikimin e tyre në standardin e jetesës së pensionist­ëve, duke bërë që edhe masat që merren për indeksimin e përfitimev­e të mund të rikuperojn­ë efektet gërryese të inflacioni­t në masën e pensionit individual”.

VENDIMI Në mbledhjen e fundit, qeveria miratoi vendimin për indeksimin e pensioneve. Shtesa 3 për qind do të aplikohet për pensionet e plota, ato të pjesshme dhe të reduktuara, pensionet familjare, të posaçme, të invalidite­tit, pensionet e ish- ushtarakëv­e, profesorëv­e etj. Gjithsej janë 16 kategori, që prej datës 2 mars do të shpërblehe­n me shtesë në masën e pensionit. Ndryshe nga vitet e kaluara, qeveria këtë vit ka nxituar të miratojë vendimin për indeksimin pensioneve duke mos pritur muajin korrik, siç ndodhte zakonisht. Gjithsej janë 647 mijë pensionist­ë që përfitojnë nga rritja me 3 për qind e pensioneve. Sa i takon efektit financiar, në vendimin e qeverisë thuhet se për përballimi­n e këtij indeksimi do të nevojiten rreth 22 milionë dollarë, të cilat do të vendosen në dispozicio­n nga buxheti i shtetit.

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania