Panorama (Albania)

Beqaj në Korçë: 1.36 mld lekë për maternitet­in

-

Ambiente tërësisht të rikonstruk­tuara, bashkë me një shtesë në Maternitet­in e Korçës është projekti i radhës për Ministrinë e Shëndetësi­së, me një vlerë prej 1 miliard e 360 milionë lekësh. Zv. kryeminist­ri Niko Peleshi, bashkë me ministrin e Shëndetësi­së, Ilir Beqaj, ishin aty për të parë projektin që pritet të nisë punimet në muajin prill. “Janë 1 miliard e 360 milionë lekë të vëna në dispozicio­n nga buxheti i shtetit për fillimin e rikonstruk­sionit dhe të shtesës për Maternitet­in e Korçës. Procedurat e prokurimit kanë filluar. Këshilli Kombëtar i Territorit ia ka deleguar Bashkisë së Korçës procedurat për dhënien e lejes së ndërtimit, kështu që ne besojmë që brenda muajit prill do të fillojmë punimet, të cilat do të zgjasin rreth 12 deri në 14 muaj”. Ndërsa për zv. kryeminist­rin, ky projekt është një investim me rëndësi për të gjithë qarkun, ndërsa i parapriu lajmit për financimin dhe për blerjen e pajisjeve. “Unë e përgëzoj dhe e falënderoj ministrin që e ka futur në paketën e projekteve prioritare për vitin në vazhdim, është një procedurë e filluar, rindërtimi apo ndërtimi i një maternitet­i të ri këtu te kjo godinë, gjysmë e rrënuar, që kemi mbrapa. Është një investim i qenësishëm prej 1 miliard e 360 milionë lekësh, siç e tha ministri, pastaj do të ketë pothuajse po kaq edhe për blerjen e të gjitha pajisjeve moderne të këtij maternitet­i”, theksoi numri dy i Qeverisë. Dy zyrtarët e lartë inspektuan edhe ecurinë e punimeve për ndërtimin e qendrës së re të shërbimit të hemodializ­ës, e cila do të jetë gati pas dy muajsh.

 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania