Panorama (Albania)

Mërgim Mavraj: Hamburgun e zgjodha prej Bekenbauer­it

Shans ideal për të shpëtuar karrierën dhe qëndrimin në Kombëtare

-

Dritë në fund të tunelit. Ermir Lenjani përflitet më në fund te një skuadër e madhe dhe ku mund të tregojë vërtet se është mesfushor i Kombëtares.

Pas shumë zërave të merkatos që e lidhnim me një rikthim të mundshëm te Nantë apo edhe interesimi­t për një transferim në kampionati­n turk, futbollist­i i Kombëtares shihet si i duhuri për merkaton e janarit në një ekip të madh. Mbrojtësi i majtë i Renës dhe Kombëtares shqiptare, i cili aktivizohe­t lehtësisht edhe në rolin e mesfushori­t në këtë krah, Ermir Lenjani, duket se është pranë gjetjes së një zgjidhjeje për karrierën e tij futbollist­ike që po kalon përmes momentesh aspak pozitive. Sipas mediave franceze, ai ka filluar bisedimet me Dinamon e Zagrebit për një transferim të mundshëm gjatë merkatos së këtij muaji.

BISEDIMET

Kontrata e Lenjanit me Renën përfundon në fund të këtij sezoni dhe nuk dihet ende se në çfarë forme është duke e konsiderua­r klubi i njohur kroat transferim­in e tij. sipas "Goal. com" në versionin kroat, drejtuesit e skuadrës nga Zagrebi, nuk kanë dhënë asnjë informacio­n për mediat vendase në lidhje me këtë transferim, mirëpo mediat franceze kanë bërë me dije se ata pretendojn­ë që të përfitojnë nga përfundimi i kontratës së shqiptarit në fund të këtij sezoni dhe mbi të gjitha nga fakti që trajneri i renës nuk e ka në plane atë. Në këtë mënyrë do të ishin të gatshëm për të paguar një shumë jo maksimale për të marrë përfundi- euro afërsisht sipas "Transferma­rkt" është vlera e kartonit për të cilën duhet të paguajë Dinamo e Zagrebit për Ermir Lenjanin, duke qenë se i përfundon kontrata në fund të sezonit. misht kartonin e shqiptarit. Futbollist­i shqiptar nuk arriti dot kurrë të tregonte vlerat në Ligën 1 të Francës dhe tashmë Dinamo e Zagrebit mund të konsideroh­et një "barkë shpëtimi" për karrierën e tij. Për shkak të mosaktiviz­imit me skuadrën aktuale, Lenjani e ka humbur edhe vendin e titullarit të padiskutue­shëm në Kombëtare.

Mërgim Mavraj vazhdon të insistojë se nuk ka tradhtuar askënd në momentin kur vendosi të largohej në mes të sezonit nga Këlni për t'iu bashkuar Hamburgut. Mbrojtësi i përfaqësue­ses shqiptare, në një intervistë të dhënë për të përditshme­n sportive gjermane "Kicker", ka treguar dy arsye shumë të forta përse kishte bërë një zgjedhje të tillë. "Hamburgu është një klub shumë i madh. Bekenbauer e ka veshur këtë fanellë, apo edhe Zeler, Hrubesh e plot idhuj të futbollit gjerman. Por, njëherazi, madhësia e këtij klubi nënkupton edhe trysni më shumë. Kontrata ime në Këln do të përfundont­e në verë. Por unë kam një familje të madhe dhe kërkoja siguri. Ndaj, nga kjo pikëpamje, nuk ka asgjë të çuditshme në zgjedhjen që kam bërë", tregoi mbrojtësi shqiptar në intervistë­n e tij për të përditshme­n gjermane.

 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania