Panorama (Albania)

NIKOLLA: SISTEMI DO TË PËRSOSET

- BESARTA BASHA

Zbardhen kriteret e pranimeve për vitin e ri akademik 20172018 për pesë fakultete të Universite­tit më të madh në vend, atë të Tiranës.

Nisur nga problemati­kat e hasura, shumë pak prej tyre i kanë qëndruar besnikë formulës së vitit të kaluar. Disa e kanë thjeshtëzu­ar në maksimum, ndërsa të tjerë e kanë modifikuar, duke hequr nga lista e lëndëve formuese ato jashtë kurrikulav­e. Të gjitha fakultetet i kanë nisur ministrisë dhe agjencisë kombëtare të provimeve tabelën me kushtet për pranimin e studentëve të rinj, ndërsa rektori i Universite­tit të Tiranës pritet të komunikojë sot kriteret në një dalje për median. HISTORI- FILOLOGJIA Të gjitha profilet e Fakultetit të Historisë dhe Filologjis­ë kanë dalë me një formulë të unifikuar. Këtë vit, kandidatët për studentë në FHF do të vlerësohen njëlloj, bazuar në dy komponentë: notën mesatare të shkollës së mesme, e cila do të ketë peshën më të madhe dhe asaj të provimeve të Maturës Shtetërore. “80% të pikëve do t’i ketë mesatarja aritmetike e tri viteve të gjimnazit dhe 20% mesatarja aritmetike e pesë notave të Maturës Shtetërore. Lëndët me zgjedhje rrisin vlerën e atyre që do të marrin një nga drejtimet tona”, sqaron dekania Valentina Duka. SHKENCAT E NATYRËS

Fakulteti i Shkencave të Natyrës ka preferuar t’i qëndrojë besnik formulës së një viti më parë, duke e ndarë peshën e vlerësimit mes performanc­ës në gjimnaz dhe gruplëndëv­e formuese. Sipas dekanit Spiro Drushku, e vetmja gjë që ka ndryshuar janë lëndët, të cilat nuk janë ato të një viti më parë. “Do t’i ngelemi përsëri situatës së vjetshme, ku 50% të pikëve do t’i përbëjë shkolla e mesme, e cila ndahet proporcion­alisht me mesataren e tri viteve të gjimnazit dhe me- Nga Postriba e Shkodrës, duke folur për universite­tet, ministrja Lindita Nikolla tha se sistemi i pranimeve do të përsoset. “MAS do të japë gjithë asistencën e vet që maturantët të jenë të qartë për kriteret e pranimit në universite­t. Këto ditë, universite­tet finalizojn­ë kriteret dhe do të kenë ditë të dedikuara për kriteret e pranimit. Çdo maturant do të ketë faqe komunikimi me universite­tet”. sataren e provimeve të Maturës Shtetërore. Ndërsa 50% të peshës e ka mesatarja e lëndëve që kemi sipas departamen­teve”.

DREJTËSIA Provimet e fundit me zgjedhje për ata që dëshirojnë të ndjekin studimet në Fakultetin e Drejtësisë nuk kanë vlerë. Përkundraz­i, ato me detyrim përbejnë 50% të peshës së pikëve finale bashkë me mesataren aritmetike të gjimnazit. Ndërsa pjesën tjetër e përbëjnë pesë lëndë formuese. Pesha do të ndahet midis Gjuhë- Letërsisë, Historisë, Qytetarisë, Ekonomisë dhe gjuha e huaj, e cila është një lëndë e futur rishtazi në tabelën e lëndëve preferenci­ale të një viti më parë.

GJUHËT E HUAJA Mjafton nota mesatare 6 për të qenë pjesë e garës për një nga profilet që ofron Fakulteti i Gjuhëve të Huaja. Në konsultim me shefat e departamen­teve, dekani Artur Sula thotë se ka thjeshtëzu­ar maksimalis­ht formulën e pranimeve, duke ua lënë mundësinë atyre që kanë rezultate më të larta. “Ne kemi caktuar mesataren e thjeshtë aritmetike të tri viteve të gjimnazit, bashkë me provimet e diplomës, notën mbi 6. Pa asnjë specifikim, lëndët preferenci­ale nuk ekzistojnë”. Fituesit do të përcaktohe­n mbi shumën e pikëve që ka grumbullua­r secili, duke u vënë në rend zbritës nga ai që ka më shumë pikë tek ai me më pak, deri në plotësimin e kuotave.

EKONOMIKU I pari fakultet që ka miratuar kriteret e reja, rreth një muaj më parë, ka vendosur të ruajë formulën e vjetshme, ku 50% të pikëve i përmban mesatarja aritmetike e gjimnazit, përfshirë edhe provimet e Maturës Shtetërore, ndërsa pjesa tjetër mesataret e gruplëndëv­e preferenci­ale në të gjitha programet e studimit në Fakultetin Ekonomik. Janë katër lëndë: Matematikë, Ekonomi, Fizikë dhe gjuhë e huaj, ku dy të parat kanë nga 15% dhe dy lëndët e tjera vlerësohen me nga 10%.

 ??  ??
 ??  ??
 ??  ??
 ??  ??
 ??  ??
 ??  ??
 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania