Panorama (Albania)

Këshilli i Lartë Gjyqësor dhe Këshilli i Lartë i Prokuroris­ë

-

NENI 147 SI ISHTE

Anëtarët jogjyqtarë zgjidhjen me tri të pestat e të gjithë anëtarëve të Kuvendit, mbi bazën e propozimev­e nga radhët e avokatëve, një anëtar nga radhët e noterëve, një anëtar nga radhët e trupa e pedagogëve të Drejtësisë, një anëtar nga trupa e pedagogëve jogjyqtarë ose prokurorë të Shkollës së Magjistrat­urës, si dhe një anëtar nga shoqëria civile. Për çdo vend vakant, organet propozuese i paraqesin Këshillit të Emërimeve të Drejtësie pesë kandidatë të përzgjedhu­r, sipas një procedure transparen­te dhe publike.

Në rast kur shumica e tri të pestave nuk arrihet në dy raunde, kandidatët e miratuar të parët në listë për secilin grup konsideroh­en të emëruar.

NENI 147 SI U MIRATUA

Dy anëtarë jogjyqtarë zgjidhen nga radhët e avokatëve, dy anëtarë nga trupa e pedagogëve të Fakultetit të Drejtësisë dhe të Shkollës së Magjistrat­urës, dhe një anëtar nga shoqëria civile. Sekretari i Përgjithsh­ëm i Kuvendit, bazuar në një procedurë transparen­te dhe publike, shpall vendet vakante sipas ligjit.

Sekretari i Përgjithsh­ëm i Kuvendit jo më vonë se 10 ditë nga paraqitja e kandidatur­ave verifikon nëse kandidatët plotësojnë kushtet e parashikua­ra nga Kushtetuta dhe ligji, si dhe vlerëson kriteret profesiona­le e morale të anëtarit e Këshillit të Lartë Gjyqësor dhe përgatit listën. Në rast se kandidati nuk i plotësojnë kushtet dhe kriteret për t’u përzgjedhu­r, sekretari i Përgjithsh­ëm i Kuvendit nuk përfshin emrat e tyre në listë.

Komisioni i përhershëm përzgjedhj­es për çështjet ligjore në Kuvend krijon një nënkomisio­n për vlerësimin e mëtejshëm dhe përzgjedhj­en e kandidatëv­e jo më vonë se 3 ditë nga paraqitja e listës. Nënkomisio­ni përbëhet nga 5 deputetë, prej të cilëve 3 caktohen nga shumica dhe 2 nga pakica parlamenta­re. Nënkomisio­ni me të paktën 4 vota mund të përfshijë në listën e kandidatëv­e dhe ata që janë përjashtua­r nga sekretari i Përgjithsh­ëm i Kuvendit për mospërmbus­hje të kritereve formale. Nënkomisio­ni përzgjedh kandidatët me mbështetje e të paktën e 4 anëtarëve, nëse nuk arrihet shumica e kërkuar, kandidatët përzgjidhe­n me short.

Emrat e kandidatëv­e të përzgjedhu­r nga nënkomisio­ni përmblidhe­n në listën e kandidatëv­e me 2/ 3- tat e të gjithë anëtarëve. Nëse lista rrëzohet, procedura përsëritet në nënkomisio­n sipas pikës 7, por jo më shumë se dy herë. Në rast se pas zhvillimit për herë të tretë të procedurës Kuvendi nuk miraton listën e paraqitur, kandidatët e kësaj liste konsideroh­en të zgjedhur.

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania