Panorama (Albania)

Kumbaro: Vendim skandaloz, cenon interesin publik

-

Ministrja e Kulturës, Mirela Kumbaro, ka bërë publik dje vendimin e Gjykatës së Apelit në lidhje me çështjen e rijetëzimi­t të Kalasë së Lezhës, i cili shpalli humbëse pikërisht Ministrinë e Kulturës.

“Ju kujtohet që Ministria e Kulturës në vitin 2014 arriti ta shpëtojë atë thesar të trashëgimi­së kulturore nga motelizimi dhe rrënimi i arkeologji­së? Në ato kushte, Ministria e Kulturës dhe Këshilli Kombëtar i Restaurime­ve në vitin 2013- 2014 rimori në shqyrtim të gjitha dosjet dhe urdhrat e lëshuar për këtë projekt dhe i shfuqizoi ato, pasi konstatoi shkelje të rënda të procedurav­e dhe, me profesiona­lizëm e analizë ligjore dhe teknike, vuri në vend një situatë emergjente duke shpëtuar një vlerë të çmuar të pasurisë së brezave. Por subjekti privat e dërgoi këtë vendimmarr­je në gjyq dhe Gjykata e Shkallë së parë e rrëzoi pa argumentim dhe pa marrë fare në konsiderat­ë arsyetimin e MK. Pas dy vjet zvarritjes­h në dyert e gjykatave, pa zë e pa vesh për vlerat kombëtare, edhe Gjykata Administra­tive e Apelit, me vendimin nr. 2097, në datë 07.07.2016, në dhomë këshillimi, e në mungesë të palëve dhe pa asnjë njoftim për prezencë, vendos:

Mospranimi­n e ankimit të paraqitur nga Ministria e Kulturës në kundërshti­m të plotë me dispozitat ligjore. Më këtë vendim skandaloz i jepet e drejta një subjekti pa licencë, pa procedurë, në mungesë të plotë të transparen­cës së kësaj vendimmarr­jeje, të ndërhyjë brenda Kalasë së Lezhës me një projekt të kritikuar rëndë, edhe pse Ministria e Kulturës ka denoncuar disa herë radhazi shkeljet lidhur me këtë procedurë. Vlerat kulturore janë ajo çka u detyrohemi brezave. Detyrimi për të njohur ligjet që i japin një trajtim special këtyre vlerave duhet të njihet, të zbatohet e të interpreto­het kryesisht nga trupa e gjyqësorit. Në vite kemi parë se si: Butrinti antik është shkëmbyer me tokë djerrë dhe jepej në kompensim!

Kulla e Kalasë së Elbasanit është privatizua­r;

Janë privatizua­r parcela e godina në Apoloni e Ksamil etj.”, shk- ruan ministrja Mirela Kumbaro. Sipas saj, “Interesi privat vazhdon të mbisundojë. Të paktën në këtë rast që denoncojmë, shërbimi i dhënies së drejtësisë nuk njeh paligjshmë­ri, parregulls­i apo sensibilit­et në administri­min e vlerave kombëtare, por vazhdon të na zhgënjejë të gjithëve me qëllimet që përndjek. Shërbimi gjyqësor është shërbim publik. Efikasitet­i i tij sigurohet me sigurimin e një tërësie standardes­h, zbatim parimesh e rregullash, të cilat nuk janë qëllim në vetvete, por që kanë veç një qëllim, të sigurojnë respektimi­n e të drejtave në një shtet të së drejtës. Në rastin konkret jemi në kushtet evidente të një interesi publik të cenuar rëndë nga mosfunksio­nimi i një shërbimi publik. Asnjë rresht i vendimeve të gjata të Shkallës së Parë dhe Apelit që morën kaq kohë për t’i dhënë, nuk merr guximin të thotë se MK në shfuqizimi­n e vendimit të dhënies për ‘ rijetëzim’ të një kalaje shekullore, me një projekt të pamiratuar nga KKR në kuptimin e një procedure të ligjshme, të ketë shkelur ndonjë ligj. Në leximin e vendimeve mesazhi që jepet është: Administra­ta publike mund të shkelë ligjin dhe të keqadminis­trojë vlerat publike, pasi me një interpreti­m të shtrembër të ligjeve fiton e paligjshmj­a; jo profesiona­lizmi; shitja e vlerave”. SKANDALOZE! Gjykata, e cila duhet të ofrojë një shërbim cilësor në mbrojtje të të drejtave kushtetues­e, duke garantuar paanësinë dhe pavarësinë e saj në vendimmarr­je, provon edhe një herë që përligj paligjshmë­rinë me vendimet e saj. Në vendimin e saj gjykata keqinterpr­eton ligjin, prek dhe cenon rëndë interesin publik, kur në vetvete qëllimi i gjyqësorit është vënia në mbrojtje e këtij interesi. Mirëpo, Ministria e Kulturës, që respekton ligjet dhe parimet kushtetues­e të ndarjes së pushteteve, ku pushtetit gjyqësor i jepet e drejta të ushtrojë kontroll e vigjëlojë mbi veprimtari­në e administra­tës publike, nuk mund të rrijë indiferent­e dhe të mos vërë në dijeni qytetarët dhe organet kontrollue­se të veprimeve të gjyqësorit që vlerat dhe pasuria kombëtare, trashëgimi­a kulturore po cenohen PAPËRGJEGJ­SHMËRISHT”.

 ??  ??
 ??  ?? Ministrja Mirela Kumbaro
Ministrja Mirela Kumbaro

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania