Panorama (Albania)

Trump “trondit” NATO- n: SHBA s’do të mbrojë nëse nuk do të paguhet

- Donald Trump

Donald J. Trump, në prag të marrjes së nominimit zyrtar si kandidati republikan për zgjedhjet presidenci­ale, ka ngritur një pikëpyetje shumë të madhe mbi rolin e SHBA në NATO, nëse Presidenca amerikane bie në duart e tij. Në një kundërshti­m të drejtpërdr­ejtë me parimet themelore të NATO- s, Trump ka deklaruar se, nëse një vend anëtar i aleancës do të sulmohet, atëherë ai nuk do të lejojë që SHBA të ndërhyjë në mbrojtje, por do të shohë më parë se çfarë kontributi ka dhënë ai vend për aleancën. I pyetur mbi aktivitete­t kërcënuese të Rusisë, që kanë shqetësuar vendet e baltikut, Trump tha se Trump ka qëndrim të kundërt me çdo kandidat të Partisë Republikan­e që pas Luftës II Botërore, të cilët kanë kërkuar një rol më ndërkombët­ar, duke e vendosur SHBA si mbrojtëse të paqes, si “kombi i domosdoshë­m”. “Kjo ishte 40 vjet më parë”, tha ai. Duke përsëritur kërcënimin për të tërhequr trupat e SHBA rreth botës, ai tha: “Ne jemi duke shpenzuar pasuri mbi Ushtrinë me qëllim që të humbasim 800 miliardë dollarë”, duke e quajtur këtë humbje tregtie për SHBA. “Kjo nuk më duket shumë e zgjuar”, tha ai. nëse Rusia do t’i sulmonte ata, ai do të vendoste nëse do t’i ndihmonte vetëm pasi të shihte nëse “këto vende i kanë përmbushur obligimet e tyre ndaj nesh”. Kjo ishte hera e parë që një kandidat për Presidencë­n amerikane vë në pikëpyetje mbrojtjen që SHBA duhet t’u japë aleatëve të saj. Deklarata e tij përforcont­e atë që kishte thënë edhe më parë, se SHBA duhej t’i tërhiqte trupat nga Europa dhe Azia, nëse këto vende nuk do të paguanin më shumë për mbrojtjen amerikane. Brenda pak orësh nga deklarata e Trump, Sekretari i Përgjithsh­ëm i NATO- s, Jens Stoltenber­g, tha se “Solidarite­ti mes vendeve anëtare është një vlerë themelore e NATO- s”. Ai ka shtuar se nuk dëshiron të ndërhyjë me zgjedhjet amerikane, por “Dy luftërat Botërore kanë treguar se paqja në Europë është e rëndësishm­e për sigurinë e Shteteve të Bashkuara”. Alean- ca me 28 anëtarë është krijuar nga SHBA dhe neni 5 i Traktatit të NATO- s, i nënshkruar nga Presidenti Truman, kërkon nga çdo anëtar që të vijë në ndihmë të anëtarëve të tjerë, nëse një vend i NATO- s sulmohet. Ky nen është përdorur vetëm një herë: NATO u zotua të mbrojë Shtetet e Bashkuara pas sulmeve të 11 shtatorit 2001.

 ??  ??
 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania