Panorama (Albania)

Zunë plazhet në Velipojë, Bashkia i çon në Prokurori

Ademi: Zaptuesit e hapësirave nuk i largonim dot me gjoba

- SHKODER/ SENAD NIKSHIQI

Task Forca e ngritur për lirimin e hapësirave publike në plazhin e Velipojës ka dështuar.

Një gjë të tillë e thotë kryetarja e Bashkisë Shkodër, Voltana Ademi. Kryebashki­akja është detyruar që të kallëzojë penalisht në Prokurorin­ë e Shkodrës ata persona, të cilët kanë zënë me shezlongë hapësirat publike të përcaktuar­a nga Bashkia për pushuesit. Task Forca përbëhet nga Policia, Prokuroria, Tatimet, Krimi ekonomik, Hetimi tatimor dhe vetë Bashkia Shkodër, por sipas kryebashki­akes, ajo nuk ka arritur që të funksionoj­ë siç duhet dhe të bëjë të mundur lirimin e hapësirave publike në Velipojë. "Një ndër problemati­kat më të mëdha është zënia e hapësirave publike. Është krijuar Task Forca bashkë me Policinë, Tatimet, Krimin ekonomik, Hetimin tatimor dhe Prokurorin­ë, por me keqardhje them se nuk kemi pasur asnjë veprim të mëtejshëm për detyrimet ligjore që kanë këto institucio­ne për të vepruar. Bëhet fjalë për ato biznese që ushtrojnë aktiviteti­n e tyre të paligjshëm në bregun e detit", deklaroi kryetarja e Bashkisë së Shkodrës, nën varësinë e së cilës edhe dhe njësia administra­tive e Velipojës. Sipas saj, në vijim do t'u dërgohet sërish Tatimeve një shkresë, ku nominalish­t do t'u bëhet e ditur për aksionin e ditëve të fundit për lirimin e hapësirave publike. "Bashkia Shkodër ka bërë një kallëzim penal gjithashtu në Prokurori, duke e denoncuar këtë fakt dhe duke kërkuar që ligji të zbatohet. Flasim për biznese që nuk janë licencuar dhe ushtrojnë aktivitete të kundër- ligjshme, duke zënë hapësirat publike. Kjo cenon të drejtat e njeriut, por edhe tregun dhe ato biznese që paguajnë taksat. Janë 51% e plazhit që ne kemi paracaktua­r që të ishte e lirë për pushuesit", shprehet Ademi.

Kryebashki­akja e Shkodrës ia faturon më shumë dësh- timin e Task Forcës së Drejtorisë Rajonale të Tatimeve. "Ka persona konkretë që janë kallëzuar penalisht nga Bashkia Shkodër, por janë edhe të verifikuar nga Krimi ekonomik. Drejtoria e Tatimeve ka detyrime ndaj këtyre bizneseve të paligjshme dhe jo t'i licencojë, sepse nuk bëhet fjalë për licencime, por t'i sekuestroj­ë shezlongët, sepse Bashkia Shkodër nuk e ka këtë mundësi të bëjë sekuestrim­e. Gjoba më e madhe që mund të vendosim në bazë të ligjit nuk mund të jetë më shumë se 20 mijë lekë të rinj, shumë e cila nuk pengon zënien e hapësirave publike në plazhin e Velipojës", tha Ademi. Ajo theksoi se: "Mbi 7 herë jemi përpjekur që me punëtorët tanë të Bashkisë t'i heqim shezlongët, por sërish janë vendosur. Kështu nuk jam aspak e kënaqur me bashkëpuni­min me institucio­net që përbëjnë Task Forcën dhe këtë e them me keqardhje".

 ??  ?? Plazhi i Velipojës
Plazhi i Velipojës

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania