Panorama (Albania)

Basha: Nga PD nuk ka pasur asnjë kusht të ri

-

Para hapjes së seancës në Kuvend për votimin e Reformës në Drejtësi, kryetari i Partisë Demokratik­e, Lulzim Basha, doli në një deklaratë për mediat duke bërë të ditur qëndrimin e partisë që ai drejton. Basha theksoi se nuk ka pasur asnjë kusht të ri nga PD- ja. “Xhafaj pranoi se drafti zyrtar i PS- së nuk përfshin as rekomandim­et e Nuland, as rekomandim­et e Hahn. PD- ja kurrë nuk e ka pranuar këtë draft, as nuk e ka parë. Pjesa e KLGJ- KLP është pjesa e vetme që ne kemi cilësuar si pjesa e votës së trafikuesh­me”, tha kreu i PD- së. Sipas tij, marrëveshj­a u përshëndet nga zyrtarë të lartë europianë. “Pse do ta bënim diçka të tillë? Pse do t’ia anonçonim marrëveshj­en Kancelares Angela Merkel, ndihmëssek­retares Victoria Nuland, komisioner­it për Zgjerimin, Johannes Hahn, kryetarit të Partive Popullore, Joseph Daul, kryetarit të Komisionit të Marrëdhëni­eve me Jashtë të Parlamenti­t Europian, Elmar Brok, kryetarit të Presidencë­s së Bashkimit Europian, Lajcak, në telefon gjatë gjithë ditës? Pse do ta bënim këtë dhe pastaj të rikthehesh­im në tavolinë për të ribërë marrëveshj­en? Pse, a mund ta thotë dikush? Ky është një mashtrim i pacipë”, tha Basha. Ai theksoi se për Reformën në Drejtësi ka një marrëveshj­e dhe bëri thirrje për ta votuar atë sot në Parlament. “Ne kemi një marrëveshj­e dhe jemi gati ta miratojmë sot në Kuvend. Mbi tavolinë ka një marrëveshj­e dhe Edi Rama duhet ta miratojë atë. PD- ja do të jetë në Parlament për të miratuar këtë marrëveshj­e”, shtoi Basha.

 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania