Panorama (Albania)

Ministria humb gjyqin për Kalanë e Lezhës, reagon forumi

“Rijetëzimi” u vendos në vitin 2011, KKR e shfuqizoi në vitin 2014, por humbet në të dyja shkallët e gjyqësorit

- ALMA MILE

Gjykata e Apelit ka rrëzuar ankimimin e Ministrisë së Kulturës ndaj vendimit të Gjykatës së Shkallës së Parë, duke u hapur rrugë ndërtimit të resorteve turistike brenda Kalasë së Lezhës.

Ky vendim është marrë në datën 7 korrik, por vetëm dje ai u bë publik përmes një reagimi në “Facebook” nga ana e ministres së Kulturës, Mirela Kumbaro, e cila e ka konsiderua­r “skandaloz” vendimin e Gjykatës së Apelit dhe “në të kundërt të interesit të Trashëgimi­së Kulturore dhe të vlerave kombëtare”. Anulimi i dhënies me qira të Kalasë së Lezhës dhe projektit të paraqitur disa vite më parë ishte një nga arritjet e Ministrisë së Kulturës, duke hedhur një hap pozitiv në atë proces të vështirë që është rijetëzimi i monumentev­e të kulturës. Por ky “sukses” nuk do të kishte jetë të gjatë. Subjekti që kishte paraqitur këtë projekt të shpallur fitues nga Ministria e Turizmit, Kulturës, Rinisë dhe Sporteve e çoi çështjen në gjyq, ku e fitoi atë në shkallën e parë. Ministria e Kulturës e apeloi vendimin dhe dy javë më parë kjo çështje është mbyllur, duke shpallur palë humbëse pikërisht Ministrinë e Kulturës dhe duke i dhënë të drejtë subjektit privat. “Pas 2 vjetësh nëpër dyert e gjykatave, me dëshpërim mund të them se kjo tentativë e shërbimit publik të administra­tës për të vënë në vend një padrejtësi kombëtare, nuk u krye me sukses”, është shprehur Mirela Kumbaro.

PROJEKTI PËR KALANË E LEZHËS

Historia e rijetëzimi­t të Kalasë së Lezhës fillon 6 vjet më parë, kur në vitin 2010 një subjekt privat hartoi një projekt për “rijetëzimi­n” e Kalasë së Lezhës, të cilin e paraqiti për shqyrtim pranë sekretaris­ë Teknike të KKR- së, në In- stitutin e Monumentev­e të Kulturës. Ky vendim u miratua nga Këshilli Kombëtar i Restaurimi­t. Me anë të këtij vendimi, Kalaja e Lezhës jepej me qira për jo pak, por 20 vjet, duke e kthyer atë në një kompleks turistik. Sipas vetë investitor­ëve do të hidheshin 1 milion euro investime për restaurimi­n e kalasë, ngritjes së kompleksit ku përfshihen kafene, restorante, muze, qendër informacio­ni për turistët. Ky vendim, si dhe shpallja e një liste prej 22 monumentes­h, “të hapura” për dhënie me qira, pati jo pak kontestime nga specialist­ë të fushës. Pas ndërrimit të pushteteve, ky vendim u rimor në shqyrtim dhe u shpall i paligjshëm nga Këshilli i ri Kombëtar i Restaurime­ve, pasi projekti “nuk është hartuar në kuadër të procedurës së rrjetëzimi­t, parashikua­r nga legjislaci­oni në fuqi dhe Karta Restaurimi­t, ndërkohë që territori i brendshëm cilësohet si një nëntokë me potencial të madh arkeologji­k”. Në mars të vitit 2014, KKR- ja vendosi: “Bazuar në nenin 116 të Kodit të Procedurav­e Administra­tive shpalljen absolutish­t të pavlefshëm të aktit administra­tiv, vendim i KKR, nr. 15, datë 10.5.2013. Në lidhje me procedurën fiktive të përzgjedhj­es së konkurrent­ëve për zhvillimin e rijetëzimi­t në cilësinë e ministrit të Kul- turës: Bazuar në nenin 116 dhe në vijim të Kodit të Procedurav­e Administra­tive, vendosa shpalljen absolutish­t të pavlefshëm të aktit administra­tiv, urdhër të ministrit, nr. 27, datë 1.2.2011, “Për rijetëzimi­n e Kalasë Lezhë”, si dhe anulimin e procedurës së rijetëzimi­t si një procedurë në hartuar në kundërshti­m me legjislaci­onin në fuqi”.

Ministria e Kulturës e apeloi vendimin dhe dy javë më parë kjo çështje është mbyllur, duke shpallur palë humbëse pikërisht Ministrinë e Kulturës dhe duke i dhënë të drejtë subjektit privat. “Pas 2 vjetësh nëpër dyert e gjykatave, me dëshpërim mund të them se kjo tentativë e shërbimit publik të administra­tës për të vënë në vend një padrejtësi kombëtare, nuk u krye me sukses”, është shprehur Mirela Kumbaro

 ??  ?? Kalaja e Lezhës
Kalaja e Lezhës
 ??  ?? KALAJA E LEZHES
KALAJA E LEZHES
 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania