Gazeta Shqiptare

Olsi Rama në SPAK/ reagon kreu i Grupit Parlamenta­r Gazment Bardhi: Gënjeshtra dhe alibitë nuk janë as mjet mbrojtës, as zgjidhje

-

TIRANË - Kryetari i Grupit Parlamenta­r të PD Gaz ment Bardhi ka reaguar në lidhje me thirrjen në Prokurorin­ë e Posaçme të vëllait të kryeminist­rit Edi Rama, Olsi Rama. Thirrja e tij u bë në lidhje me padinë e Bardhit. Në një postim në rrjetin social Facebook, ai u shpreh se vëllai i vogël i Edi Ramës gënjeu sërish publikisht kur tha se e ka përdorur vetëm njëherë narkomakin­ën AA 653 DM, duke shtuar se gënjeshtra e ditës dhe alibitë nuk janë as mjet mbrojtës dhe as zgjidhje. Sipas tij, e vërteta ndodhet në procedimin penal 335/1-2016 që u tentua të varrosej nga prokuroria, por që sot mban numrin 88-2024. Kreu i Grupit të PD, i ka kërkuar SPAK t’i shkojë deri në fund kësaj çështjeje.

REAGIMI

Të sillesh si budalla përpara derës së SPAK-ut, është një strategji e gabuar që nuk të shpëton nga e vërteta! Të thuash që ke përdorur makinën e trafikantë­ve të drogës, por trafikantë­t nuk i njeh, është një gënjeshtër banale. Olsi Rama konfirmoi përpara derës së SPAK gjithçka kam denoncuar për të. Deklarimet e tij publike janë e vërteta më e madhe e kësaj çështjeje: “Një herë deklaroi se njeh njërin nga trafikantë­t, sot tha nuk njoh asnjërin. Një herë s’kam udhëtuar me narkomakin­ën, sot tha kam udhëtuar vetëm një herë”. Por, sot vëllai i vogël i Edi Ramës gënjeu sërish publikisht kur tha se e ka përdorur vetëm njëherë narkomakin­ën AA 653 DM. Të dhënat zyrtare të sistemit TIMS dokumentoj­në të kundërtën, se ai ka përdorur të paktën 7 herë narkoautom­jetin AA 653 DM për daljet e tij jashtë vendit gjatë periudhës kur ndërtohej laboratori i drogës në Xibrakë. Gënjeshtra e ditës dhe alibitë nuk janë as mjet mbrojtës dhe as zgjidhje. E vërteta ndodhet në procedimin penal 335/1-2016 që u tentua të varrosej nga prokuroria, por që sot mban numrin 88-2024! Inkurajoj SPAK t’i shkojë me guxim deri në fund të vërtetës, duke na provuar se në Shqipëri nuk ka persona të paprekshëm!

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania