Gazeta Shqiptare

Autokrati Rama i Narko-Shtetit që vazhdon të blejë influencë në Perëndim

- Nga Agim Nesho

Dje në Parlamenti­n Shqiptar, kur opozita luftonte për të drejtat e saj dhe populli protestont­e jashtë kundër instalimit përfundimt­ar të Narko-Shtetit, qeveria e mazhorancë­s kthente vëmendjen në ngjarjen historike të 80 vjetorit të zbarkimit të forcave aleate në Normandi. Por në Parlamenti­n Shqiptar nuk u fol që deklarata kryesore e Presidenti­t Amerikan Biden dje ishte në mbrojtje të demokracis­ë: - “Demokracia nuk është asnjëherë e garantuar. Çdo gjeneratë duhet ta ruajë atë, ta mbrojë atë dhe të luftojë për të.” (Presidenti Biden, 6 qershor 2024, Francë).

Ky është edhe paradoksi më i madh që shikohet në politikën Shqiptare: Opozita lufton të kthejë demokracin­ë dhe shtetin e së drejtës në Shqipëri, ndërsa pushteti i korruptuar i narko-shtetit mbahet nga përkrahja ose heshtja e komuniteti­t të demokraciv­e perëndimor­e, të cilat parapëlqej­në klienteliz­min dhe servilizmi­n e regjimit ndaj tyre, por harrojnë që janë vetë ata që me indiferenc­ën, naivitetin apo interesat e momentit po instalojnë një regjim putinesk në Shqipëri.

Por a është kjo një mos-vëmendje ndaj rajonit tonë nga fuqitë perëndimor­e, një politikë pragmatist­e e tij në kushtet e sotme të influencav­e gjeopoliti­ke që po rriten nga Lindja drejt Europës, apo thjesht një indiferenc­ë për të ruajtur stabilitet­in, pa menduar që ky stabilitet po ngrihet duke forcuar autoritari­zmin, lidhjen e krimit me politikën dhe zhdukjen e shtetit të së drejtës.

Faktori kryesor i kësaj gjendje të mjerueshme të demokracis­ë Shqiptare është blerja e influencës në botën perëndimor­e nga regjimi i

Ramës. Forca e këtij regjimi korruptiv u rrit nga korrupsion­i galopant i shtrirë në të gjitha nivelet e qeverisjes (Raporti i DASH) që i dha forcë financiare që të blinte influencë nëpërmjet lobimit dhe të krijonte një fasadë nëpër botë me propagandë për një realitet fals dhe të rremë. Sipas deklaratav­e të numrit 2 të regjimit, Arben Ahmetaj, ai lejoi kanabizimi­n e vendit si projekt politik për të blerë individë (rasti McGonigal), diplomatë (janë të shumtë për ti përmendur) për të lobuar në favor të regjimit, dhe ngriti një rrjet ‘këshilltar­ësh’ të nivelit të lartë si Tony Blair, Massimo D’Alema, të cilët përfitonin duke gjetur avantazhe në Shqipëri. Atje ku nuk arrinte të korruptont­e, regjimi punonte me klienteliz­min e tij për t’ju gjendur vendeve perëndimor­e me veprime që asnjë demokraci europiane nuk i pranonte, si kërkesa për marrjen e armëve kimike siriane, marrjen e afganëve, muxhahedin­ëve, marrëveshj­a me Melonin, deportimi i shqiptarëv­e nga Britania e Madhe dhe shumë veprime të tjera që koha do ti tregojë.

Ky regjim nuk ka shtyllë kurrizore apo skrupuj dhe funksionon brenda një qëllimi: fuqizimi i pushtetit personal i Autokratit anadollak Rama. Prandaj, ai një herë përdorej për ta quajtur Presidenti­n Trump turpi i civilizimi­t, dhe herën tjetër i fal dhëndrit të Trump pasuri, si zhvillimi i ishullit të Sazanit. Bashkëpuno­n me të majtën italiane me D’Alemën dhe Rencin me koncesione në shëndetësi dhe kur forcohen të djathtët nxiton ti ofrojë Melonit marrëveshj­e nga ‘zemra’. Ai është pronar i Shqipërisë dhe si i tillë atij nuk i interesojn­ë shqiptarët që janë larguar mbi 1 milion, që pensionist­ët mezi blejnë ilaçet e tyre, dhe më shumë se gjysma e popullsisë jeton nën minimumin e jetesës.

Kjo influencë e blerë nga regjimi ka bërë që demokracia Shqiptare të jetë në impas të plotë, që opozita Shqiptare të kryqëzohet ndërsa regjimi të lavdërohet, që manipulimi i zgjedhjeve me patronazhi­stë dhe blerje votash të kalojë në heshtje, që korrupsion­i skizofreni­k që po vjedh gjithë Shqipërinë të mos vihet re.

Kjo influencë ka bërë që regjimi të blejë me çanta miliona dollarë ngritjen e çështjeve penale ndaj opozitës në Washington, goditjen e liderëve të opozitës apo ka shtyrë në procesin e non-gratës për liderin e opozitës.

Kjo opozitë që lufton për demokracin­ë, sic thotë Presidenti Biden që duhet mbrojtur dhe luftuar për të, ndodhet para presionit të burokratëv­e amerikanë “që do hani bar në qoftë se nuk dëgjoni dhe zbatoni projektet e Ramës”, apo të ndonjë diplomati tjetër që deklaron në Tiranë se Rama është udhëheqës i madh!?

Prandaj direktiva e Presidenti­t Biden pavarësish­t se është frymëzuese për popujt që duan demokracin­ë në botë, duhet të besohet edhe nga burokratët amerikanë, të cilët përpara se të mendojnë për rolin udhëheqës të Amerikës në botë, mendojnë për karrierën e tyre dhe përfitimet që vijnë nga grupet e interesit që përkrahin autokratët në botë.

Opozita Shqiptare do të luftojë për rikthimin e demokracis­ë dhe shtetit ligjor në Shqipëri, por këtë duhet ta bëjnë edhe institucio­ne si SPAK, që pretendon që ka përkrahjen dhe vepron sipas linjave Amerikane. Por a ka autoritet më të lartë se Presidenti i Shteteve të Bashkuara të Amerikës?

© SYRI.net

 ?? ??
 ?? ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania