Gazeta Shqiptare

Përurohet shkolla “Emin Duraku”, Kryebashki­aku Veliaj: Hapim një faqe të re për 1300 nxënës

Ministrja Manastirli­u: Së shpejti nisim punën për 10 shkolla të tjera

-

Emin Duraku” është shkolla më e re e ndër tuar në Tiranë, e cila do të mirëpresë 1300 nxënës në vitin e ri shkollor. Të pranishëm në përurimin e shkollës ishin kryetari i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj, ministrja e Arsimit dhe e Sportit, Ogerta Manastirli­u, shefi i Seksionit Politik pranë Delegacion­it të BE-së, Andre Rizzo, Përfaqësue­sja e Përhershme e UNDP-së, Monica Merino, ministrja e Shtetit për Sipërmarrj­en dhe Klimën e Biznesit, Delina Ibrahimaj, dhe përfaqësue­s të institucio­neve qendrore e vendore, nxënës, mësues etj. Kryebashki­aku Veliaj falenderoi Bashkimin Europian dhe UNDP që financuan ndërtimin e shkollës, duke u shprehur se me përfundimi­n e saj, fillon një histori të re për komuniteti­n e Njësisë 5. “Sot hapim një faqe të re për çunat dhe gocat e mrekullues­hëm të zonës së ish Bllokut sepse kjo është një shkollë m’u në zemër të Njësisë 5. Shkolla mbaron për një javë, por ne do t’i shfrytëzoj­më pushimet për të bërë edhe një ndërhyrje në pjesën e jashtme, që të sigurohemi që fëmijët nuk dalin menjëherë në rrugë, duke future edhe në këtë shkollë konceptin e një brezi sigurie për fëmijët, siç kemi bërë te shkolla “Gustav Majer”. Tërmeti e dëmtoi rëndë, prandaj morëm vendimin për ta ndërtuar komplet të re. Tani kemi vetëm një kërkesë për nxënësit: presim nota të mira, fitore në olimpiada dhe kupa në kampionate”, tha Veliaj. Ai theksoi se Bashkia e Tiranës, në bashkëpuni­m me Ministrinë e Arsimit dhe Sportit, pritet të vërë në zbatim një paketë tjetër prej 10 shkollash të reja, kryesisht në periferi të kryeqyteti­t, për t’i dhënë përfundimi­sht zgjidhje çështjes së arsimit në Tiranë. “Kjo është shkolla jonë e 42-të në total, por e 7-ta që bëjmë me BE dhe UNDP. “Xhezmi Dielli” ka mbaruar, “Myslym Keta” ka mbaruar, “Musine Kokalari” ka mbaruar dhe nga 42 do të

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania