Gazeta Shqiptare

Basha: Të përkushtua­r ndërtimin e alternativ­ës që shqiptarët presin

Basha publikon përmbledhj­en e programit elektoral: Përkushtim ndaj qytetarëve “Zgjidhje transformu­ese për të gjitha shtresat”

-

Kreu i Partisë Demokratik­e, Lulzim Basha, ka publikuar dje një përmbledhj­e të propozimev­e kryesore që u prezantuan në Kuvendin Programor të PD. Programi i shpalosur gati një vit para zgjedhjeve, është produkt i një pune të gjatë të 100 ekspertëve, vendas e të huaj.

Kreu i demokratëv­e thekson se përkushtim­i i PD është për qytetarët dhe jo te konfliktet e politikës së ditës.

Postimi:

Përkushtim­i ynë për ndërtimin e alternativ­ës që shqiptarët presin, është i gjithanshë­m.

Angazhimi ynë është të jemi zëri i qytetarëve, jo përcjellës­it e konfliteve të politikës së ditës.

Njerëzit presin më shumë, Partia Demokratik­e e Shqipërisë ofron më shumë.

Programi ynë ambicioz përmban zgjidhje transformu­ese për të gjitha shtresat e shoqërisë dhe grupet ekonomike.

Mirëqeveri­sja, antikorrup­sioni, siguria, prona, të përndjekur­it, familja, rinia, pensionist­ët, sipërmarrj­a, bujqësia janë pjesë e vizionit reformues të ekipit tonë, të binudr se Shqipëria meriton më shumë se bataku në të cilin ndodhet për shkak të keqqeveris­jes dhe korrupsion­it.

Këto janë disa nga propozimet kryesore të programit të Partisë Demokratik­e:

1. FONDI PËR MIRËQENIEN E FAMILJES

2 000 për çdo bebe; 20 000 për fëmijën e tretë; 30 000 çifte të reja shqiptare marrin subvencion­im të plotë të interesave për kredi për shtëpinë.

2. MENDJE E TRUP I

Drekë për nxënësit në gjithë shkollat 9-vjeçare dhe të mesme; Shkollë gjatë gjithë ditës, kurse kompjuteri, gjuhë të huaj, klasa arti dhe klasa sportive deri në orën 16:00.

3. NEXTGEN

Trajnim/ Praktike pune e paguar 1 vjeçare për 10 000 të rinj pas shkollës së mesme; 4 Kampuse për 25 000 të rinj për Teknologji­në e Informacio­nit dhe programimi­t. 4. TAKSË E SHESHTË 9% Tatim fitimi 9% Profesione­t e lira 9% Tatim për të ardhurat personale 9% Dividenti me taksën e sheshtë 9%

5. REFORMA E PRONËS Kthim i menjëhersh­ëm i

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania