Gazeta Shqiptare

Prodhuesit kërkojnë në Kushtetues­e shfuqizimi­n e ligjit “Akciza 4 herë më e lartë se niveli minimal në Europë”

“Po përballemi me ulje të prodhimit dhe të punonjësve”

-

Shoqata “Shoqata e Prodhuesve dhe Tregtuesve të Pijeve Alkoolike Vendase” ka kërkuar në Gjykatën Kushtetues­e shfuqizimi­n e pjesshëm të ligjit “Për një ndryshim në ligjin nr. 61/2012, “Për akcizat në Republikën e Shqipërisë”, për “Kategoria B000, kodi NK 22 03, produkti “Birra nga malto me shkallë alkolometr­ike ndaj volumit më të madhe se 0.5%”. Pala kërkuese, duke iu referuar relacionit të projektlig­jit thotë se përveç vlerës shtesë të llogaritur në të ardhurat nga akciza prej 260 milion lekë, është pretenduar se po hiqet fasha 200 000 mije HL për të nxitur rritjen e prodhimit vendas sepse nuk janë të motivuar të rriten se paguajnë më shume taksa dhe gjithashtu për të luftuar evazionin. Kjo, sipas palës kërkuese, sepse prodhimi vendas është ulur me 7% për shoqëritë qe përfaqëson shoqata, vlera 2 shifrore. Ndër të tjera, thuhet në argument se të ardhurat shtesë të pretenduar­a 260 Milionë lekëve janë mbledhur, por për shkak të rënies së numrit të punësuarve rreth 12% dhe rënies së tatim fitimit dhe të ardhurave nga TVSH nga prodhimi vendas rezultati total është negativ. Gjithashtu, Shoqëria e Birrave argumenton se “në Shqipëri niveli i akcizës është 4 herë më i lartë se niveli minimal i akcizës se birrës rekomandua­r nga Direktiva 92/84/EEC dhe nuk ka asnjë presion për të përafruar nivelin e taksimit me BE sepse është arritur që në vitin 2012”. Pyetjes nga palët e interesuar­a nëse pas unifikimit të akcizës në vitin 2022 a e kaluar ndonjë nga anëtarët e shoqatës nivelin e prodhimit 200 mije HL, pala kërkuese u përgjigj duke thënë: Asnjë Shoqëri Shqiptare nuk ka prodhuar mbi 200 mije HL. Gjithashtu citohet se “vlen për t’u sqaruar rasti i Shoqërisë Birra Tirana SHA që deri në vitin 2015 ka qenë lider në treg duke arritur prodhim vjetor 166 000 Hektolitra, por pas zjarrit të datës 31 Gusht 2021, prodhimi ka rënë në nivele minimale edhe për shkak të konfliktit gjyqësor administra­tiv që ka për njohjen e humbjeve me Drejtorinë e Përgjithsh­me të Doganave dhe Drejtorinë e Përgjithsh­me të Tatimeve”. Mësohet se konkluzion­et finale të Shoqatës së Prodhuesve dhe Tregtuesve të Pijeve Alkoolike Vendase do të shqyrtohet në seancën e Gjykatës Kushtetues­e më datë 28 maj, ndërkohë që vendimi pritet të merret pas një muaji. Gazeta ka publikuar dy ditë më parë seancën e plotë të mbajtur në 16 maj, ora 10:00 me pyetje–përgjigje, ndërkohë që vendimi pritet të merret disa ditë më vonë.

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania