Gazeta Shqiptare

Vetëvrasja e polices me armën e shërbimit, Gjykata e Tiranës liron të dashurin! U arrestua se fshiu mesazhet pasi e gjeti të pajetë

Ngjarja e rëndë ndodhi pasditen e 24 majit në apartament­in me qira ku banonte policja

-

Gjykata e Tiranës ka li ruar nga qelia 28 vjeçarin Endri Nika, i cili u arrestua të shtunën për veprën penale “Veprime që pengojnë zbulimin e së vërtetës” pas vetëvrasje­s së polices 21-vjecare Aldorjana Loshi. Vetëvrasja e polices me armën e shërbimit, Gjykata e Tiranës liron të dashurin! U arrestua se fshiu mesazhet pasi e gjeti të pajetë policja e vetëvrarë Aldorjana Loshi. Gjykata e Tiranës ka liruar nga qelia 28vjeçarin Endri Nika, i cili u arrestua të shtunën për veprën penale “Veprime që pengojnë zbulimin e së vërtetës” pas vetëvrasje­s së polices 21-vjecare Aldorjana

Loshi. Pas kërkesës së avokatit mbrojtës për zbutje të masës së sigurisë, gjykata vendosi të lërë në “Arrest në shtëpi” Endri Nikan i cili sipas policisë ditën e ngjarjes ka shkuar në banesën e Aldorjana Loshi dhe pasi ka njoftuar Policinë për ngjarjen e ndodhur, ka fshirë mesazhet me të në telefonin e saj. Pala mbrojtëse në seancë kërkoi “detyrim paraqitje”, megjithatë gjykata vendosi ta lërë në arrest shtëpie. Ngjarja e rëndë ndodhi pasditen e 24 majit në apartament­in me qira ku banonte policja 21-vjeçare në lagjen ‘Ali Demi’ në kryeqytet. Aldorjana Loshi vrau veten me armën e shërbimit, ndërsa mësohet se kohët e fundit ajo ka pasur një marrëdhëni­e jo të mirë me të dashurin Endri Nika banues në Kamëz. Burime bënë me dije se djali ka fshirë mesazhet e komunikimi­t me Aldorjanën në celular. Aldorjana Loshi ishte me origjinë nga Mirdita. Një vit më parë kishte humbur të atin në një aksident rrugor dhe bashkë me të ëmën dhe vëllanë jetonin në Tiranë.

 ?? ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania