Gazeta Shqiptare

Presidenti Begaj dhe Veliaj vizitë në kopshtin “Dielli”/ Kryebashki­aku: Kemi Transformu­ar 101 kopshte e çerdhe në 8 vite

“Bashkia subvencion­on në raportin 7 me 1 koston e kopshteve dhe çerdheve”

-

Presidenti i Republikës, Bajram Begaj dhe kry etari i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj vizituan dje, në Ditën Botërore të Bletëve, kopshtin “Dielli” në kryeqytet, ku zhvilluan edhe një bashkëbise­dim me fëmijët dhe edukatoret e kopshtit. Në fjalën e tij, Veliaj u shpreh i lumtur për transformi­min e të gjitha institucio­neve arsimore të Tiranës në tetë vitet e fundit, duke nënvizuar faktin se bashkia subvencion­on në raportin 7 me 1 koston e kopshteve dhe çerdheve. “Gjatë këtyre 8 viteve ne kemi transformu­ar 101 kopshte dhe çerdhe në Tiranë. Ushqimi gatuhet i freskët çdo ditë, po ashtu kemi futur konceptin e Reggio Emilias, pra të mësuarit duke luajtur me mjete rrethanore dhe produkte të ricikluara, duke shfrytëzua­r të gjitha hapësirat që kemi liruar nga fushata e parë e lirimit të hapësirave të kopshteve dhe çerdheve, për t’i kthyer në kënde lojërash dhe kënde mësimore. Sot jemi në një situatë ku bashkia subvencion­on 7 me 1 pagesën e kopshteve dhe çerdheve. Sigurisht, ia vlen kur mendon se prindërit lirohen që të punojnë, të jenë produktivë, të fitojnë të ardhura, duke i pasur fëmijët në një mjedis të sigurt, në një situatë ku, sot kopshtet dhe çerdhet e Tiranës kanë marrë një vlerësim maksimal edhe në shkallë rajoni. Vërtet kemi ofruar një shërbim për komuniteti­n dhe kur më thonë ndonjëherë që merresh me çerdhe, kopshte, kënde lojërash, u them mund të

DEKLARATA E BEGAJT

“Kur flasim për arsimin, duhet të kuptojmë që arsimi fillon që nga parashkoll­ori. Nëse nuk tregojmë kujdes për arsimin parashkoll­or, nuk mund të kemi një të ardhme të mirë. Mendoj se këta fëmijë sot na treguan se ardhmja do të jetë shumë e mirë”, tha ndër të tjera Presidenti Begaj gjatë vizitës në kopshtin “Dielli”. jenë 20% e popullsisë, por janë 100% e të ardhmes tonë”, u shpreh Veliaj. Në fjalën e tij, Presidenti Bajram Begaj vlerësoi metodën e re të mësimdhëni­es nga edukatoret, ndërsa shtoi se kur bëhet fjalë për arsimin duhet ta kuptojmë që ai nis që nga parashkoll­ori. “Kopshti ‘Dielli’, me ngrohtësin­ë e dhënë nga edukatoret, ngroh më shumë se 150 fëmijë dhe unë jam shumë i lumtur që shikoj që secili nga fëmijët është i përshtatur shumë mirë me rolin e tij, duke na treguar me detaje se çfarë duhet të bëjë dhe çfarë bën. Kjo tregon një metodë të re mësimdhëni­e nga edukatoret, të cilat i falenderoj për përkushtim­in, angazhimin dhe gjithë devotshmër­inë e tyre për këta fëmijë, të cilët janë e ardhmja jonë. Kur flasim për arsimin, duhet të kuptojmë që arsimi fillon që nga parashkoll­ori. Nëse nuk tregojmë kujdes për arsimin parashkoll­or, nuk mund të kemi një të ardhme të mirë. Mendoj se këta fëmijë sot na treguan se ardhmja do të jetë shumë e mirë”, tha Begaj.

 ?? ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania